15.2 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Mundësi të shumta për agjëruesit

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Me gjithë gëzimin tonë për ardhjen e Ramazanit, këtij muaji të Kur’anit, ithtarët e ambicieve të larta dhe krenarisë nuk kanë ndalë vetëm tek agjërimi, por shpirtrat e tyre kanë shfaqë dëshirën dhe vullnetin për të trokitur në çdo derë mirësie.

Po, është ambicie dhe vullnet për të prekur majat, për të arritur në lartësitë më të mëdha, për të goditur në pikën kryesore: Xhenetet e përjetshme!

Këta njerëz kanë shënjuar çdo vepër të mirë, kanë trokitur në çdo derë dhe kanë zbritur në çdo luginë. Ata shpresojnë në mëshirën e Allahut të Madhëruar, ndërsa i frikësohen shumë edhe dënimit të tij.

Kësisoj, prej shembujve të këtyre burrave gjej të atillë që nuk e lëshojnë Kur’anin nga dora, por njëkohësisht i gjen edhe duke i ndihmuar të varfrit, duke falë namaz me frikë, përkushtim dhe lot, sikur që i gjen në kohë tjera me familje dhe të afërm duke ua mësuar fenë dhe rregullat e saj.

Ata kurrë nuk ndalen. Ata kanë një moto: Pushim vetëm nën hijen e Tuba-së (një peme në Xhenet)! Këta kur kujtojnë fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe nxitoni…”, shpirtrat e tyre fluturojnë, vullneti rritet maksimalisht, ndërsa vendosmëria dhe energjitë për të vjelë tipare të çmuara morali janë në kulminacion.

Këta janë shpirtra të lidhur me Allahun e Madhëruar dhe për këtë shkak kanë vendosur që Muaji Ramazan të jetë pikënisje drejt madhështisë dhe krenarisë.

Lum për ata që janë pjesëmarrës të kësaj gare. Gjithsesi, shumë prej tyre do të jenë fitues të çmimit: Xhenetet e Zotit të botëve!

Përshtati: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit