0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Muja, pjesë e grupit të Arkanit

Më të lexuarat

Kryetari i komunës Rrethinë të Shkodrës, Kleves Muja i arrestuar pas fletëarrestit për trafik droge, ishte pjesë e një grupi të drejtuar nga anëtarë serb dhe malazez të rrjetit mafioz të përbërë nga ish-paramilitarët dhe grupi i kriminelit serb Arkan.

Kështu shkruan sot gazeta “Shqiptarja” në Tiranë, duke shtur se Muja, u arrestua disa ditë më parë vetëm pas një periudhe që kishte fituar si kryetar komune me siglën e Partisë Socialiste.

Kleves Muja ishte është shpallur person në kërkim nga autoritetet italiane në fillim të vitit 2010, në kuadër të operacionit “Shah Mat” i iniciuar nga prokuroria e Barit në Itali dhe i shtrirë në pesë shtete, Itali, Serbi, Malin e Zi, Zvicër dhe Shqipëri.

Tri ditë pas arrestimit të bujshëm, kryetari i komunës Rrethine u plagos rëndë, duke u qëlluar me kaçavidë në ambientet e paraburgimit të burgut të Lezhës, nga një tjetër i burgosur, Xheladin Kruja. Avokati i Mujës Ardian Visha, në një prononcim për Shqiptarja.com e konsideron aktin një atentat mafioz të porositur.

Pas plagosjes Muja është transportuar në spital Ushtarak në gjëndje të pavetëdishme dhe në rrezik për jetën dhe i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në kokë dhe është në gjendje kome. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit