3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Muhamedi tregohej aq i lumtur dhe i kënaqur, sa që ai disponim përcillej edhe tek të tjerët.

Më të lexuarat

Stanley Lane Pole, historian i njohur, në veprën “Fjalimi dhe
kuvendimi i Muhammedit”, shkruan:

Muhammedi ishte entuziast, në kuptimin më fisnik. Tregohej aq i lumtur dhe i kënaqur, sa që ai disponim përcillej edhe tek të  tjerët. Rolin e tij si Profet i Zotit, e ka kryer në mënyrë dinjitoze, me urtësi dhe me tolerancë të madhe.

Dita e triumfit më të madh të Muhammedit ndaj armiqve të vet, ishte, në të njëjtën kohë, edhe dita e fitores më të madhe të tij ndaj vetvetes. Ai, me zemërgjerësi, ia fali kurejshitëve vitet e urrejtjes dhe mërive, dhe shpalli amnisti për të gjithë banorët e Mekkës. Ushtria e zbatoi urdhërin, dhe hyri në Mekkë, në mënyrë paqësore. Nuk u plaçkit asnjë shtëpi dhe nuk u shqetësua asnjë njeri. Vetëm një gjë, iu nënshtrua zhdukjes. Duke hyrë në Qabe,
Muhammedi qëndroi para 360 idhujve dhe duke treguar, me shkopin e vet, tha ajetin kur’anor :

‘Erdhi e Vërteta dhe u zhduk e pavërteta.’

Me këto fjalë, shokët e tij i përmbysën idhujt dhe shkatërruan njëherë e përgjithmonë zotat
e Mekkës dhe të rrethinës së saj. Kështu, u kthye Muhammedi  në vendlindjen e tij.
Në të gjitha analet botërore, nuk ekziston ndonjë hyrje triumfale, që mund të krahasohet me këtë. Ai ka qëndruar guximshëm, edhe pse me vite, ishte i vetmuar dhe i urrejtur nga bashkëfistarët e tij idhujtarë. Ai, asnjëherë, nuk e ka tërhequr i pari dorën gjatë përqafimit. Ishte i dashur me fëmijët dhe kurrë nuk kalonte, madje, as pranë grupit më të vogël pa
buzëqeshjen e syve të tij të mrekullueshme dhe pa fjalët e dashura për ta… Ka qenë nga ata pak njerëz të fatshëm, për të cilët, kënaqësia më e madhe ishte që njerëzit t’i bashkohen të Vërtetës së Madhe. Ai ka qenë Profet i Zotit dhe, kurrë që nga fillimi, e deri në fund të jetës së tij, nuk ka harruar se kush ishte dhe as porosinë, e cila ishte thelbi i misionit të tij. Ai porosinë, ia përcolli njerëzve me dinjitet të lartë, gjë që rezultonte nga vetëdija mbi misionin e tij të madh…”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit