0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Muhammed Salih el Uthejmin

Më të lexuarat

Dijetarët dhe mendimtarët

Muhammed Salih el Uthejmin

Muhammed ibën Salih ibën Muhammed el Uthejmin ka qenë antar i „Këshillit të Ulemave të Mëdhenj“ (K.U.M.) në Mbretërinë e Arabisë Saudite, profesor në filialën e Universitetit islamik „el Imam Muhammed ibën Saud“në Kassim dhe imam dhe hatib në xhaminë e madhe në Unejze.

Lindja e tij: Lindi më 27 Ramadan të vitit 1347 h.në qytetin Unejze.

Zhvillimi i tij: Në fëmijërinë e tij e mësoi Kur’anin përmendësh dhe shkoi në kërkim të diturisë tek eminenca e tij, eruditi, Abdurrahman ibën Nasir es Sa’dij-Allahu e mëshiroftë, i cili konsiderohet shejhi i tij i parë, të cilin e shoqëroi dhe nga ai mësoi Teuhidin, Tefsirin, Sire-n (biografinë e Muhammedit a.s.), Hadithin, Fikhun, Usuli Fikhun, Feraidin(e drejta e trashëgimisë), Terminologjinë e Hadithit, Nahv-in (sintaksa arabe), Sarf –in (morfologia arabe), dhe nga ky shejh shumë përfitoi me që ai ishte shumë i pajisur me dituri, vepër, zuhd, devotshmëri, modesti dhe zemërgjërësi. Pati poashtu ndikim nga menhexhi i tij i shëndoshë dhe metodologjia e tij e veçantë në mësimdhënie dhe paraqitjen dhe afrimin e dijes tek studentët.

Kurse shejhi i tij i dytë ka qenë eminenza e tij shejh Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz-rahimehullah-mufti i përgjithshëm i Arabisë Saudite dhe kryetari i K.U.M.dhe i drejtorisë së Kërkimeve Shkencore dhe Fetvasë, tek i cili ka mësuar Sahihul Buhari-un dhe disa veprat e Shejhul Islam-it Ibën Tejmije-s dhe libra nga Fikhu.

Veprat dhe aktiviteti i tij shkencor: Që nga vdekja e shejh Sa’di-ut-rahimehullah-shejh Uthejmini u bë imam i xhamisë së madhe në Unejze dhe jepte mësim në të siç jepte mësim në Fakultetin e Sheriatit dhe atë të Usuli Dinit në filialën e Universitetit Islamik „el Imam Muhammed ibën Saud“ në Kassim.

Shejhi pati aktivitet të bujshëm dhe mund të pakursyer në fushën e da’ves, mësimdhënie, shkrimin e librave, dhënien e fetvave, shkrimin e mesazheve dhe mbajtjen e ligjëratave të përgjithshme të dobishme në Mesxhidul Haram (Qabe) dhe Mesxhidi Nebevij (xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe në qytete të ndryshme në Mbretërinë e Arabisë Saudite me një metodë të dalluar me urtësi dhe këshillë të mirë dhe paraqitjen e një menhexhi të gjallë të Selefi Salihit.

Prej veprave të tij-rahimehullah: Si mësimdhënës filloi qysh në v.1370 h.në xhaminë e madhe në Unejze në një përmasë të ngushtë në kohën e Sa’di-ut, kurse pasi e mbaroi Institutin Shkencor në Rijad, u emërua mësimdhënës në Institutin Shkencor në Unejze në vitin 1374 h.Në vitin 1376 vdiq shejhi i tij es Sa’di-u dhe pas tij u bë imam dhe hatib i xhamisë së madhe në Unejze dhe mësimdhënës në bibliotekën kombëtare e cila ishte në kuadër të xhamisë e të cilën e kishte themeluar shejhi i tij në vitin 1359 h. Pasi u shtuan shumë talebet (studentët) dhe biblioteka u bë e pamjaftueshme për ta, filloi të japë mësim në të njejtën xhami dhe atij iu tubuan shumë studentë prej brenda dhe jashtë Mbretërisë Saudite saqë numri i tyre arriti në qindra sosh. Këta nuk prezentonin vetëm për t’i dëgjuar mësimet por edhe i mësonin ato.Ai vazhdoi punën e tij si mësimdhënës, imam dhe hatib në xhaminë e tij derisa vdiq-rahimehullah.

-Vazhdoi si mësimdhënës në Institutin Shkencor në Unejze deri në vitin 1398 h.dhe kah fundi i kësaj periudhe mori pjesë në antarësinë e Komisionit Planpërpilues Programor dhe planprogramin e Instituteve Shkencore në Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud”saqë ishte autor i disa planprogrameve mësimore.Pastaj vazhdoi si mësimdhënës në filialën e Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud”në Kassim, në Fakultetin e Sheriatit dhe atë të Usuli Dinit që nga viti shkollor 1398/1399 h. e deri kur vdiq-rahimehullah-.

-Ka dhënë mësim në Mesxhidul Haram(Qabe) dhe në Mesxhidu Nebevij (xhaminë e Pejgamberit a.s.në Medine) gjatë sezonave të Haxhit , muajit të Ramazanit dhe pushimeve verore.

-Ka marë pjesë në Komisione Shkencore Ekspertësh të shumënumërta brenda Mbretërisë Saudite.

-Ka mbajtur ligjërata brenda dhe jashtë Mbretërisë Saudite përmes telefonit.

-Udhëhoqi kryesinë e “Shoqatës Humanitare për Mësimin e Kur’anit famëlartë Përmendësh” në Unejze që nga themelimi i saj në vitin 1407 h.e deri në vdekjen e tij.

-Ka qenë antar i Mexhlisit (Këshillit) Shkencor pranë Universitetit Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud” për dy vitet akademike 1398/1399 h. dhe 1399/1400 h.

-Ka qenë antar në Mexhlisin e fakultetit të Sheriatit dhe të Usuli Dinit dhe Kryetar i Katedrës së Akides në to.

-Ka qenë antar i „Këshillit të Ulemave të Mëdhej“ (K.U.M.)në Mbretërinë e Arabisë Saudite që nga viti 1407 h. e deri në vdekje.

-Krahas veprave të çmuara dhe përgjegjësive të mëdhaja, ai kishte kujdes të veçantë për doibënë e njerëzve me fetva dhe kryerjen e nevojave të tyre gjatë natës dhe ditës, në prezencë dhe gjatë udhëtimit dhe gjatë ditëve kur ishte i shëndoshë dhe i sëmurë.

-Siç e obligonte veten me takimet e dobishme shkencore dhe shoqërore të sistemuara dhe të programuara, ai i mbante takimet e sistemuara favore me gjykatësit e Regjionit të Kusejmit, me antarët e”Këshillit për Urdhër në të Mirë dhe Ndalim nga e Keqja”në Unejze, me hatibët e qytetit të Unejzes, me studentët e mëdhej të tij, me studentët në konvikt, me antarët Këshillit Drejtues të “Shoqatës Humanitare për Mësimin e Kur’anit famëlartë Përmendësh”dhe me antarët e Pjestarëve të Katedrës së Akides pranë filialës së Universitetit Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud” në Kusejm.

-I mbante takimet e përgjithëshme, prej tyre takimin javor e mbante në shtëpinë e tij, kurse takimin mujor në xhaminë e tijdhe takimet sezonale vjetore të cilat i programonte i mbante jashtë qytetit të tij.Jeta e tij pra, ishte e bujshme me dhënie, aktivitet dhe vepër të çmuar kështu që i bekuar ishte kudo që shkonte sikur shiu prej qielli, ku bie bën dobi.

-U shpall lajmi për fitimin e tij “Çmimin Ndërkombëtar të Mbretit Fajsal” për shërbim Islamit për vitin 1414 h.dhe Komisioni Selektues në justifikimin e tyre për fitimin e shejhut “Çmimin“në fjalë, theksuan këtë që vijon: Së pariajisja e tij me virtyte të larta të Ulemave nga të cilat më të dalluara janë devotshmëria, zemërgjërësia, thënia e të vërtetës, të vepruarit në interes të muslimanëve dhe këshillimi i njerëzve në mënyrë të veçantë dhe të përgjithëshme.

Së dyti: dobia e shumtë e njerëzve nga disuria e tij përmes dhënies së tij mësim, fetva dhe shkrimit të librave.

Së treti: mbajtja e tij ligjërata të përgjithëshme të dobishme në në vende të ndryshme brenda Mbretërisë Saudite.

Së katërti

pjesmarja e tij konstruktive në Kongrese të mëdhaja Islamike.

Së pesti:ndjekja e tij një metodë të dalluar në Da’ve në Allah dhe Va’z të mirë brenda Mbretërisë Saudite dhe paraqitja e tij një shembull të gjallë të Menhexhit të Selefi Salihit në të mënduar dhe sjellje.

-Ka pasur -Allahu e mëshiroftë-një erudicion të madh për Sheriatin e Allahut s.v.t. dhe tërë jetën e kaloi në rrugën e diturisë dhe nxënies së tij, pastaj ua mësonte dhe e përhapte atë në mesin e njerëzve çdoherë i pajisur me argumentim të shëndoshë, analizim të drejtë, siç ka qenë jashtzakonisht i kujdesshëm t’i përmbahet akides së Selefi Salihit në dituri, vepër, da’ve dhe sjellje kështuqë veprat e tija shkencore dhe Menhexhi i tij në Da’ve ishte po në atë Menhexh të shëndoshë. Allahu fuqiplotë i kishte dhënë aftësi të madhe në prezentimin e ajeteve dhe haditheve për përforcimin e argumentit dhe deduktimin e hukmeve (dispo0zitave) dhe dobive dhe ai në këtë fushë ka qenë dijetar në diturinë dhe precizitetin e deduktimit të hukmeve dhe dobive dhe në gjërësinë e fikhut dhe njohurisë së tij në fshehtësitë e gjuhës arabe dhe retorikës së saj, nuk ka patur mundësi t’i hudhet pluhur përmbi.

-Kohën e tij e ka kaluar në dhënie mësim, arsim, ifta (dhënie fetva), kërkim, verifikim dhe ka patur ixhtihad.Ai ka patur zhjedhje dhe ixhtihade të mirëpritura.Vetes nuk i lente kohë për pushim saqë edhe kur ecte në këmbë prej shtëpisë së tij e deri në xhami dhe në kthim për në shtëpi, njerëzit e pritnin dhe ecnin bashkë me të duke e pyetur, e pastaj ky u përgjigjeshe dhe ata i shënonin përgjigjet dhe fetvatë e tij.

-Ai-rahimehullah-ka pasur një metodë të shkëlqyer arsimore dhe të veçantë.Ai pyette dhe diskutonte që kështu ta mbjellë vetëbesimin në shpirtat e nxënësve.I mbante mësimet dhe ligjëratat me plot vullnet, aktivitet dhe interes të madh dhe kalonte orë të tëra pa u mërzitur fare, bile në të e gjente kënaqësinë dhe dëshirën e tij vetëm për shkak të përhapjes së diturisë dhe afrimit të saj tek njerëzit.

Nga aktivitetet dhe përpjekjet e tij shkencore:

1- Në arsim ka punuar që nga viti 1370 h. e deri në natën e fundit të muajit Ramadan të vitit 1421 h.(më shumë se gjysëm shekulli)-Allahu e mëshiroftë me mëshirë të gjërë-.Mësimdhënien e kishte të përditshëm, kurse në disa pjesë të vitit brenda një dite mbante edhe më tepër se një hallkë shkencore.

-Jepte mësim në Mesxhidul Haram dhe Mesxhidi Nebevij gjatë sezonave të Haxhit, Ramazanit dhe pushimeve verore.

-Ka dhënë mësim në Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibën Saud”.

-Ka dhënë mësim përmes telefonit brenda dhe jashtë Mbretërisë Saudite nëpër qendrat islamike.

2-Mbante ligjërata të përgjithëshme, të drejtpërdrejta dhe mësime nëpër xhamitë brenda Mbretërisë Saudite, sa herë që shkonte në vizitë të ndonjë regjionit.

3-Aspekti i Va’zit, i cili ka qenë një ndër preokupimet kryesore të tij, i kushtoi një pozitë të veçantë dhe bukur shumë në mbajtjen e derseve të tij.

4-Kujdesi i tij për orientimin dhe udhëzimin e talebeve dhe durimi i tij në mësimin e tyre dhe durimi i tij në pyetjet e shumta të tyre dhe kujdesja e tij për çeshtjet e tyre.

5-Mbajtja e hutbes nga xhamia e tij nga xhamia e tij në Unejze në të cilën u dalluan hutbet e tij me sqarimin e hukmeve të ibadeteve dhe marëdhëniet ndërnjerëzore dhe rastet e tyre sipas ndodhive, sezonave kështuqë të gjithat kanë qenë frytdhënëse dhe realizuese të qëllimit fetar.

6-Takimet shkencore të sistemuara dhe të programuara javore, mujore dhe vjetore.

7-Fetvatë për të cilat Allahu i mundësoi pranim të lehtë në mesin e njerëzve kështu që ishin të kënaqur në fetvatë dhe zgjedhjet e tij.

8-Distribuimi përmes mjeteve të informimit si radio, gazetë dhe përmes kasetaveqë sa më lehtë të përdoren dhe dëgjohen.

9-Së fundi u kurorëzuan përpjekjet e tij shkencore dhe shërbimi i madh që ua ofroi njjerëzve në veprat e shumënumërta me vlerë të çmuar shkencore.

Veprat e tij në libra, mesazhe dhe sqarime shkencorearrijtën horizontet me famë, të cilave talebet u u afruan nga anët e botës.Veprat e tij numrohen në më shumë se 90 libra dhe mesazhe dhe assesi nuk i harojmë ato thesaret e çmuara shkencore që ruhen në kasetat e derseve dhe të ligjëratavetë cilat vlerësohen se janë me orë të tëra.Allahu i madhëruar e nderoi këtë dijetar të nderuar në kohën dhe jetën e tij, andaj pra i lutej Allahut s.v.t. që çdo hap të tij që e ka ndërmarë në përpjëkjet e tij të hajrit dhe të dobishme, ta vënë në mizanin e punëve të mira të tij Ditën e Kijametit, që do ta pregaditin për në pozitën e shehidëve dhe salihinëve në afërsi të Zotit të botrave.

Disa ndriçime nga cilësitë e tij personale: -Shejhi-Allahu e mëshiroftë-ka qenë një shembëlltyrë e mirë dhe e gjallë dhe disuria e tij nuk ka qenë vetëm mësime dhe ligjërata që jepen para auditoriumit të studentëve por kanë qenë shembëlltyrë në diturinë e tij, modestinë, butësinë, devotshmërinë dhe vyrtytet e tij të larta morale.U veçua me butësinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe seriozitetin në kërkimin e diturisë, mësimin e saj tjerëve, sistemimin e kohës së tij dhe përkujdesjen ndaj çdo çasti të jetës së tij.Ai ishte larg ngarkesave.Ka qenë kulmi i modestisë, vyrtyteve morale, i cilësive të mira dhe shembëlltyrë në veprim, adhurim, zuhd dhe devotshmëri.Me fytyrën e tij shkëlqyese ishte shoqëror, përziheshe me njerëzit dhe kishte ndikim tek ata, në zemrat e tyre fuste gëzim.I lexoje njerëzit duke shqiptuar shehadetin nga gjallëria e tij, ndërsa gëzimi shëndriste në ballin e tij derisa i mbante derset dhe ligjëratat.

Ishte-Allahu e mëshiroftë-sentimental me të rinjtë, i dëgjonte, debatonte me ta dhe u jepte va’z edhe mësime me plot butësi edukatë. Ka qenë jashtzakonisht i kujdesshëm në praktikimin e sunetit në të gjitha punët e tij.

Nga devotshmëria e tij ishte se kishte shumë stabilitet në çështjet për të cilat jepte fetva.Nuk nxitonte në fetvanë para se t’ia shtrojë argumentin dhe kur ndonjë fetva i bëhej e përzier dhe joeqartë, thoshte:”prit të kujtohem mirë në këtë mesele” e fjalë të tjera, të ngjajshme me to nga të cilat nënkuptohet devotshmëria e tij dhe kujdesi i tij për analizim preciz në meselet e fikhut.

Vullneti i tij në rrugën e përhapjes së diturisë nuk pushoi, saqë edhe në udhëtimin e tij për mjekim në SH.B.A.gjashtë muaj para se të vdesë, organizoi një numër ligjëratash nëpër qendrat islame dhe u takua me një numër tëmadh amerikanë dhe të tjerë dhe u dha va’ze e udhëzimedhe poashtu u prijti si imam në namazin e xhumasë.Brengat e Ummetit islam i barti anekënd botës.

Ai -Allahu e mëshiroftë-e vazhdoi udhëtomin e tij mësimdhënës dhe të da’ves edhe pas kthimit të tij nga udhëtimi që e pati për mjekim dhe sëmundja e madhe nuk mundi ta ndalojë nga derset dhe udhëzimet në Haremin Mekkas (Qabe) deri pak ditë para vdekjes së tij.

E goditi sëmundja dhe e pranzi caktimin e Allahut kështuqë u veçua me një shpirt durues, të pajtuar dhe shpërblimfitues dhe dhe paratiti një shembëlltyrë të gjallë dhe të mirë për të marë shembull nga ai se si të veprojë besimtari me sëmundjen e brendëshme.E lutim Allahun e lartmadhëruar që në këto të ketë ngritje të pozitës së tij tek Zoti i botërave.

Ai -Allahu e mëshiroftë-i dëgjonte ankesat e njerëzve dhe i traente nevojat e tyre sipas mundësisë që kishte dhe për këtë punë të hajrit kishte ndarë një kohë të caktuar çdo ditë për pranimin e këtyre çështjeve.Ai i përkrahte shoqatat bamirëse dhe ato për mësimin e Kur’anit famëlartë përmendësh (hifz).Allahu e kishte dhuruar për të gjitha dyert e mirësisë dhe hajrit dhe dobisë së njerëzve dhe me hak ka qenë institucion mirësie dhe shoqërie edhe atë me mirësitë e Allahut që ia jep kujt don Ai.

Vdekja e tij: Vdiq -Allahu e mëshiroftë-më 15/Shevval v.1421 h. (dita e Mërkurë), duke lënë përmbrapa pesë djem:Abdullah, Abdurrahman, Ibrahim, Abdulaziz dhe Abdurrahim, Allahu mbjellt në ta hajr dhe bereket dhe i bëftë prej pasardhësve të mirë.

Pas namazit të ikindisë, ditën e Ejte më 16 Shevval v.1421 h. në Mesxhidul Haram (Qabe) ia falën xhenazen mijëra muslimanë të cilët e përcollën deri tek varrinë një numër thuajse i pamundur të numrohet.Pastaj të nesërmen, pas namazit të xhumasë në të gjitha qytetet e Mbretërisë Saudite dhe jashtë saj ia kanë falur xhenazen në mungesë (salatul gaib) poashtu një numër jashtzakonisht i madh.U varros në Mekke mukerreme -Allahu e mëshiroftë-, pas një jete që e mbushi me dituri, mësim dhe udhëzim dhe me vdekjen e tij muslimanët janë goditur me musibet të madh.

Kohëve të fundit është parë në ëndërr duke bërë lutje të përzemërt për atë që mësimet e tij i zbret në internet-faqe.

Allahu e mëshiroftë shejhun me mëshirën e tij të gjërë dhe e gradoftë me xhenetet e Tij të pakufijshme.Allahu e shpërbleft nga Islami dhe Muslimanët meshpërblimet më të mira për atë që ka bërë……..Allahumme Amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit