1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

MUHAMEDI, NJE PERPJEKJE PERENDIMORE PER TE KUPTUAR ISLAMIN

Më të lexuarat

MUHAMEDI, NJE PERPJEKJE PERENDIMORE PER TE KUPTUAR ISLAMIN

Nga: Karen Armstrong
Londer, 1992

Olci Jazexhi

Per njerezit ne Perendim ka qene e veshtire qe te kuptohet reagimi violent i Muslimaneve kunder portretit fiksional te Muhamedit nga Salman Ruzhdie ne Versetet Satanike. Dukej e pabesueshme qe nje novele e tille te conte nje urrejtje te tille, nje reagim qe u pa si prove e intolerances se pakurueshme te Islamit. Per njerezit ne Britanine e Madhe u be edhe me shqetesues fakti kur ata mesuan se comunitetet Muslimane qe jetonin ne qytetet e tyre jetonin me norma te huaja nga te tyret, per te cilat ata ishin te gatshem ti mbronin deri ne vdekje. Por keto ishin gjithashtu perkujtime te dhimbshme te te kaluares Perendimore me kete sjellje tragjike. Kur Britaniket i pane Muslimanet e Bradfordit duke djegur novelen, a e nderlidhen ata kete sjellje me djegjet e bekuara te librave qe e paten perfshire Evropen nder shekuj?

Ne 1942 psh Mbreti Luis IX i Frances, qe eshte shenjt i kanonizuar i Kishes Katolike Romane, denoi Talmudin Cifut si nje sulm te ndyre ndaj figures se Krishtit. Libri u ndalua dhe kopje te librit u dogjen ne prani te Mbretit. Luisi nuk kishte interes per te diskutuar diferencat e tija me komunitetet Cifute ne France ne nje menyre paqtore dhe rracionale. Biles ai njehere deklaroi se menyre me e mire per te debatuar me nje cifut ishte ta vrisje ate “me pasionin me te madh qe shpata mund te zhytej ne trup”[1]. Ishte Luisi i pari qe therriti inkuizicionin e per te sjelle heretiket Kristjane ne drejtesi dhe ai nuk dogji vetem librat e tyre por me qindra burra e gra. Ai ishte gjithashtu nje urrejtes i Muslimaneve dhe udhehoqi dy kryqezata kunder botes Islamike. Ne ditet e Luisit nuk ishte Islami por Perendimi Kristjan qe e gjente te pamundur ekzistencen me me te tjeret. Ne te vertet historia brutale e marredhenieve Perendim – Islam mund te shihet qe te kete filluar me nje sulm kunder Muhamedit ne Spanjen Muslimane.

Ne 850 nje prift qe quhej Perfektus shkoi per te bere pazar ne nje dyqan ne Kordove, kryeqytetin e shtetit Musliman te Andaluzise. Aty ai u takua me nje grup Arabesh te cilet e pyeten ate nese Krishti apo Muhamedi ishte profet me i madh. Perfektusi e kuptoi menjehere qe ishte nje pyetje trike sepse ishte nje faj i rende ne Perandorine Islame qe te ofendoje Muhamedin, dhe ne fillim ai u pergjegje me kujdes. Por papritmas ai shpertheu dhe u leshua ne nje vale abusive kunder Profetit te Islamit, duke e therritur ate sharlatan, pervert seksual dhe anti-Krishti vete.

Ky incident ishte i padegjuar ne Kordove, ku marredheniet Kristjano-Muslimane ishin relativisht te mira. Si Cifutet, Kristjanet kishin liri te plote ne perandorine Islame dhe shumica e Spanjolleve ishin krenar qe ti perkisnin nje kulture te tille te avancuar, qe ishte shume vite me e perparuar sesa ajo Evropiane. Ata zakonisht u njihnin si ‘Mozarab’ apo ‘te Arabizuar’.

Kristjaneve duan qe te lexojne poemat dhe romancat Arabe; ata studiojne filozofet dhe teologet Arab, jo qe ti rrefuzojne ata, por qe te formojne nje arabishte korrekte dhe elegante. Ku jane kristjanet sot qe lexojne comentet Latine te Shkrimit te Shenjte, apo qe studiojne Biblen, Profetet apo Apostujt? Alas! Te gjithe kristjanet e talentuar lexojne dhe studiojne me entuziazem librat Arab.[2]

Paul Alvaroja Spanjolli kristjan qe e shkroi kete sulm kunder Mozarabeve ne kohen ne fjale, e pa priftin Perfectus si hero kulturor dhe fetar. Abuza e tij kunder Muhamedit kishte inspiruar nje levizje te cidutshme minoritare ne Kordove, ku njerezit shkonin perpara Kadiut, gjykatesit Islamik, dhe provonin besnikerine e tyre Kristjane duke leshuar sulme shpifese dhe vulgare kunder Profetit.

Kur Perfectusi perfundoi ne burg ai ishte teper i frikesuar, dhe Kadiu vendosi qe mos ta denonte ate me vdekje pasiqe ai gjykoi se Perfectusi ishte provokuar padrejtesisht nga Muslimanet. Por pas pak ditesh Perfektusi e rrebelua per here te dyte dhe shahu Muhamedin ne terma aq te ndyre saqe Kadiu nuk kishte mundesi tjeter por vetemse te zbatonte ligjin. Prifti u ekzekutua dhe menjehere nje grup Kristjanesh qe duket te kishin jetuar jashte shoqerise, e copetuan trupin e tij dhe filluan qe ti faleshin relikeve te ‘martirit’ te tyre. Disa dite me vonee, nje prift i quajtur Is’hak shkoi perpara Kadiut dhe filloi ta sulmoje Muhamedin dhe fene e tij me nje passion te tille saqe Kadiu qe e morri per te pire apo idiot, e qelloi me shpulle ne fytyre qe ta sillte ne vete. Por Is’haku vazhdonte me sharjet e tija dhe Kadiu nuk mundte te toleronte kete shkelje te ligjit ne kete menyre.

Kordova e shekullit te IX-te nuk ishte si Bradfordi i 1988-es. Muslimanet ne kete kohe ishin te fuqishem dhe konfident. Ata ishin teper te pakenaqur qe ti vinin keta fanatike Kristjane ne vdekje, pjeserisht ngaqe ata nuk u duknin normal nga trute, por gjithashtu ngaqe ata e kuptuan se gjeja e fundit qe ata kerkonin ishte kulti i martirit. Muslimanet nuk ishin kunder mesimit rreth feve te tjera. Islami kishte lindur ne pluralizmin religjioz te Lindjes se Mesme, ku fe te ndryshme bashkeekzistonin prej shekujsh. Perandori Lindore Kristjane e Bizantit ne te njejten menyre lejonte grupet minoritare fetare qe te praktikonin fete dhe punet e tyre fetare. Nuk ekzistonte ndonje ligj ne fuqi qe ndalonte propaganden Kristjane ne Perandorine Islamike, per sa kohe qe te paret nuk sulmonin figuren e dashur te Profetit Muhamed. Ne disa pjese te perandorise ekzistonte edhe nje tradite skeptike dhe mendim i lire i cili ishte i toleruar per sa kohe qe i permbahej normave morale dhe nuk kthehej ne abuziv. Ne Kordove, Kadiu dhe Emiri, princi, ishin qe te dy kunder venjes se Perfektusit dhe Is’hakut ne vdekje por ata nuk mund te toleronin kete thyerje ligji. Por disa dite pas ekzekutimit te Is’hakut, gjashte prifterinje te tjere nga manastiri i tij erdhen dhe leshuan sharjet e tyre kunder Muhamedit. Ne ate vere rreth pesedhjete ‘martire’ vdiqen ne kete menyre. Ata u denoncuan nga peshkopi i Kordoves dhe nga Mozarabet qe qe te gjithe ishin teper te alarmuar nga ky kult agresiv martirizimi. Por martiret gjeten dy kampione: nje prift qe quhej Eulogio dhe Paul Alvaro qe te dy argumentonin se martiret ishin ‘ushtare te Zotit’ qe po luftonin me trimeri per fene e tyre. Ata kishin krijuar nje sulm te tille kompleks dhe moral kunder Islamit qe ishte e veshtire per autoritetet Muslimane qe te trajtohej, sepse dukej sikur i bente ata fajtore.

Martiret erdhen nga te gjitha nivelet e shoqerise; ata ishin burra e gra, prifterinje, murgjer, njerez te thjeshte dhe shkollare te sofistikuar. Por shumica duket qe te kene qene ne kerkim te nje identiteti te paster Perendimor. Disa duket qe te kene ardhur nga familje te miksura, me nje prind Musliman e Kristjan; te tjereve iu eshte kerkuar qe te asimilohen shume afer me kulturen Muslimane – atyre iu jane dhene emra Arab[3] apo jane shtyre ne karriere ne sherbimin civil – dhe jane ndiere te disorientuar dhe te konfuzuar. Humbja e identitetit kulturor eshte nje eksperience shqetesuese qofte edhe ne ditet tona, dhe ajo mund te krijoje nje religjiozitet agresiv, defiant si menyre per te theksuar veten e rrethuar te personit. Ndoshta ne duhet qe ti kujtojme martiret e Kordoves kur ne ndihemi te shtangur nga armiqesia dhe urrejtja qe mund te gjehet ne komunitetet Muslimane ne Perendim dhe ne pjese te tjera te botes ku kultura Perendimore kercenon vlerat tradicionale. Levizja martire udhehequr nga Alvaro dhe Eulogio ishte aq shume agresive kunder Mozarabeve Kristjan sa edhe kunder Muslimaneve, dhe ajo levizje i akuzonte ata si defektore kultural. Eulogio kreu nje vizite ne Pampona qe ishte ne kufirin Kristjan dhe erdhi me pas me libra Perendimore: tekste te Eterve Latine te Kishes dhe punime klasike Romane te Virgjilit dhe Xhuvenalit. Ai donte qe te rezistonte Arabizimin e Spanjolleve te tij dhe te krijonte nje rilindje Latine qe shikonte pas me nostalgji ne te kaluaren Romane te vendit te tij, ne menyre qe te neutralizonte influences e kultures dominante Muslimane. Levizja do te vinte ne nje fund kur Eulogio vete do te vihej ne vdekje nga Kadiu, i cili e luti ate qe tia falte jeten atij duke u konvertuar ne Islam – dhe asnjenjeri nuk do ta kontrollonte sjelljen e tij me pas – dhe te leshonte kete ‘veteshkatrrim fatal’ si ‘idiotet dhe budallenjte e tjere[4]’. Por Eulogio i tha atij qe ta mprihte shpaten me shume.

Ky incident kurioz ishte i paprecedent ne Spanjen Islame. Per 600 vitet e ardhshem anetaret e tre feve historike monoteiste do te ishin ne gjendje qe te rronin ne paqe dhe harmoni: Cifutet, qe u gjuanin si kafshe neper Evrope, paten mundesi qe te jetojne nje jete te pasur dhe te perjetojne nje rilindje kulturore te tyren ne Spanjen Islamike. Por historia e martireve te Kordoves do te zbulonte nje sjellje qe do tu bente normale ne Perendim. Ne ate kohe Islami ishte nje fuqi e madhe boterore kur Evropa, e pushtuar nga fise te egra barbare, ishte kthyer ne nje qender stagnimi kulturor. Me vone e gjithe bota do te dukej te ishte Islamike, dhe jo sic ajo duket sot totalisht Perendimore, dhe Islami ishte nje kercenim i vazhdueshem per Perendimin deri ne shekullin e tetembedhjete. Ne ditet tona duket se lufta e ftohte kunder Bashkimit Sovjetik eshte gati qe te zevendesohet me nje lufte te ftohte kunder Islamit.

Eulogio dhe Alvaroja qe te dy besuan se ardhja e Islamit ishte nje pergatitje per ardhjen e anti-Krishtit, pretenduesit te madh qe pershkruhej ne Testamentin e Ri, qe mbreterimi i tij do te zgjaste deri ne diten e Kijametit. Autoret e Letres se Dyte cuar Selanikasve kishte shpjeguar se Krishti nuk do te kthehej perderisa “Prozelitizmi i Madh” te ndodhte: nje rrebel do te vendoste pushtetin e tij ne Tempullin e Jeruzalemit dhe do te terhiqte mjaft Kristjane per ne fene e tij duke perdorur doktrina jo te verteta[5]. Libri i Revelates gjithashtu fliste per nje Kafshe te madhe, qe do te kishte nje damke 666, qe do te dilte nga nje katastrofe e madhe, do te merrte pushtet ne Tempullin e Malit dhe do te udhehiqte boten[6]. Islami dukej tamam per ti permbushur keto profeci te lashta. Muslimanet kishin pushtuar Jeruzalemin ne 638, kishin ndertuar dy xhami te mrekullueshme ne malin e Tempullit dhe dukej me te vertete qe po sundonin boten. Edhe pse Muhamedi kishte jetuar pas Krishtit, kur (sipas tyre) nuk kishte me nevoje per revelate hyjnore, ai e kishte shpallur veten e tij si profet and shume Kristjane kishin prozelitizuar dhe i qene bashkuar atij dhe fese se tij te re. Eulogio dhe Alvaro kishin ne posedimin e tyre nje jeteshkrim te shkurter rreth Muhamedit, qe iu tregonte atyre se ai kishte vdekur ne vitin 666 te eres Spanjolle, qe ishte 38 vjet me heret ndaj vdekjes normale te Muhamedit. Kjo biografi e fundit te shekullit te tete rreth Muhamedit ishte prodhuar ne manastirin e Leyrese prane Pampones ne hinterlandin e botes Kristjane, qe ishte e trembur perpara madheshtise se gjigandit Islamik. Pervec kercenimit politik, suksesi i Islamit kishte cuar nje pyetje te veshtire teologjike: Si ishte e mundur qe Zoti lejoi kete ‘fe te rreme’ qe tu begatonte? A mos do te thoshte kjo se Zoti i kishte braktisur njerezit e tij?

Sulmet qe martiret e Kordoves leshuan mbi Muhamedin ishin bazuar ne kete profeci apokaliptike. Ne kete fantazi te ngare nga frika, Muhamedi ishte nje mashtrues dhe sharlatan, qe e kishte shpallur veten e tij si profet ne menyre qe te masshtronte boten: ai ishte nje njeri i korruptuar qe kishte rene ne nje mashtrim te keq dhe kishte inspiruar ndjekesit e tij qe te benin te njejten gje; ai kishte detyruar njerezit e tij me dhune qe te konvertoheshin ne fene e tij perpara shpates. Islami nuk ishte nje revelate e pavarur, por ishte nje herezi, nje forme e keqe e Kristjanizmit; ishte nje fe e dhunshme e shpates qe glorifikonte luften dhe vrasjen. Pas vdekjes se levizjes se martireve ne Kordove, disa njerez ne Evrope e degjuan historine, por pati pak reagim. Por rreth 250 vite me vone, kur Evropa do te ri-hynte ne skenen nderkombetare, legjendat Kristjane reprodhuan serisht kete portret fantastik te Muhamedit me nje besnikeri te papare. Disa shkollare serioze do tu mundonin qe te prodhonin nje imazh me objektiv te Profetit dhe dhe fese se tij, por portreti fiksional i ‘Mahoundit’ ishte ai qe jetoi ne nivelin popullor. Ai u kthye ne armikun numer 1 te identitetit te ri qe po lindte ne Perendim, qe qendronte kunder cdo gjeje qe ata nuk duhet te ishin. Shenja te fantazise se vjeter jetojne deri ne ditet tona. Eshte akoma normale per njerezit ne Perendim qe te thone se Muhamedi thjesht ‘e perdori’ fene e tij ne menyre qe te arrinte pushtimin e botes, apo qe te tregonte se Islami eshte fe e eger e shpates, edhe pse ka shume punime serioze shkollareve rreth Islamit dhe Profetit te tij, qe rrefuzojne portretin e ‘Mahoundit’.

Nga fundi i shekullit te 11te, Evropa po rilindte serisht nen Papen dhe po shtynte pas kufijte e Islamit. Ne 1061 Normanet kishin filluar sulmet kunder Muslimaneve ne Itali dhe Sicili, duke pushtuar toka qe ne 1091; Kristjanet e Spanjes kishin filluar luftrat e tyre Rikonkuesta kunder Muslimaneve te Andaluzise dhe pushtuan Toledon ne 1085; ne 1095 Pape Urbani II i mblodhi kryqtaret e Evropes dhe iu kerkoi atyre qe te clirojne varrin e Krishtit ne Jeruzalem, ne ekspediten qe do te njihej si Kryqezata e Pare. Ne 1099, pas vitesh vuajtjesh te pafund, Kryqtaret munden qe te pushtojne Jeruzalemin dhe te krijonin kolonite e para Perendimore ne Lindjen e Mesme. Ky sukses i ri Perendimor morri formen e nje lufte totale kunder Islamit, por ne fillim askush ne Evrope nuk kishte ndonje urrejtje kunder Islamit apo Profetit te tij. Ata ishin me shume te interesuar me enderrat e tyre dhe zgjerimin e pushtetit Papal neper Evrope. Kenga e Rolandit, qe u kompozua gjate kohes se Kryqezates se Pare, ne tregon injorance e thelle qe ekzistonte mes Kryqtareve kunder natyres esenciale te Islamit. Armiqte Musliman te Sharlemanit dhe Rolandit tregohen si idhujtare, qe i perulen nje zoti trinitar qe eshte i perbere nga ‘zoterit’ Apollo, Tervagant dhe Mahomet, por ata tregohen si ushtare te zote me te cilet ishte kenaqesi te luftoje. Kur ushtrite e Kryqezates se Pare luftuan Turqit per here te pare ne Azine e Vogel, ata krijuan shume rrespekt dhe admirim per keta njerez:

Cili njeri, sado me eksperience dhe i mesuar, do te guxonte te shkruante per kurajon dhe fuqine e Turkut, te cilet menduan se do te krijonin terror ne zemrat e Frankeve sic they paten bere me Arabet dhe Saracenet, Armenet, Sirianet dhe Greket, me frikshmerine e shigjetave te tyre? Por serisht, falenderim Zotit, njerezit e tyre kurre nuk do te jene aq mire sa tanet. Ata kane nje thenie qe tregon se ata jane nga i njejti stok me Franket dhe jane te lindur per te qene Kryqtare. Kjo eshte e vertete dhe askush nuk e mohon dot, se nese ata do te kishin qene Kristjane dhe te pranonin Nje Zot ne Tre Persona… ju nuk do te mund qe te gjenit ushtar me trim, te forte dhe te afte sesa ata, por serisht fale Zotit ata u munden nga njerezit tane.[7]

Franket kishin ndjere lidhje me ushtaret Musliman ne betejen e Doryealumit ne 1097, por dy vite me vone kur Kryqtaret pushtuan Jeruzalemin, ata nuk munden qe ti shohin Muslimanet si qenie njerezore si vetet e tyre. Ata i therren totalisht banoret e Jeruzalemit ne gjak te ftohte, ne nje masaker qe tronditi edhe bashkekohesit e tyre. Pas kesaj Muslimanet u shihnin si vemje qe duheshin ‘pastruar’ nga vendet e shenjta: gjuha zyrtare per ata ne zhargonin Kryqtar ishte ‘filth’ (te piset, budallenj etj).

Perpara 1100 ne Evrope nuk ekzistonte ndonje interes praktik ne Muhamedin, por rreth 1120 gjithekush e dinte se kush ai ishte. Ne te njejten kohe kur ne Perendim mitet e Sharlemanit, Mbretit Artur dhe Robin Hudit po formoheshin, miti i ‘Mahoundit’, ‘armikut’ dhe hijes se Kristianizmit, ishte themeluar rrenjesisht ne imagjinaten Perendimore. Sic R.W. Southern tregon ne monografin e tij Shikimet Perendimore ndaj Islamit ne Mesjete:

Ekziston pak dyshim se ne momentin e formimit te ketyre legjendave dhe fantazive ato u ndertuan me qellim qe te tregonin pak a shume realitetet e kohes. Por sapo ato u formonin ato merrnin realitetet letrare te vecante. Ne nivelet e poezise popullore, piktura e Mahometit dhe Saraceneve te tij ndryshoi shume pak nga gjenerata ne gjenerate. Tamam si karakteret e dashur te fiksioneve qe duhet te kene disa karakteristika te caktuara, edhe autoret e tyre i riprodhuan ata besnikerisht te tille per qindra vjet[8].

Statusi fiksional i ‘Mahoundit’ e ka bere ate ne Perendim ndoshta shume here me te veshtire per tu kuptuar si nje figure historike qe i takon te preferohet ne te njejten menyre si Napoleoni apo Aleksandri i Madh. Portreti fiksional i ‘Mahoundit’ ne versetet satanike perkon shume me keto fantazi te krijuara Perendimore.

Qe te shpjegonin triumfin e Muhamedit, legjendat pretendonin se ai ishte magjistar qe kishte bere ‘mrekulli’ fallco ne menyre qe ti merrte pas vetes Arabet naïve ne menyre qe te shkaterronte Kishen ne Afrike dhe ne Lindjen e Mesme. Nje perralle tjeter fliste per nje buall te bardhe qe kishte terrorizuar popullin dhe me ne fund doli me Kuranin qe fluturonte mes brireve te kafshes ne menyre te mrekullueshme, Kuranin te cilin Muhamedi iua solli Arabeve. Per Muhamedin gjithashtu tregohej se ai kishte stervitur nje pellumb qe te nxirrte luleshtrydhe nga veshet e tij, keshtu qe te dukej sikur Shpirti i Shenjte fliste nepermjet zogut. Eksperiencat e tija mistike u shpjegonin se ai ishte epileptik, qe ne ate kohe ne Evrope nenkuptonte te ishe i pushtuar nga demonet. Jeta e tij seksuale u trajtua ne menyren me te ndyre: ai pershkruhet me perversitetin me te madh qe mund te kete njeriu, dhe thuhej se ai i kishte terhequr njerezit ne fene e tij duke i inkurajuar ata qe te shprehin instike kafsherore. Asgje nuk ishte gjeniale rreth pretendimeve te Muhamedit: ai kishte qene nje mashtrues gjakftohte qe morri ne rrugen e tij pothuajse te gjithe njerezit e tij. Sipas tyre ndjekesit e tij qe i kishin kuptuar idete e tija absurde, kishin ndejtur urte per ambicje personale. E vetmja menyre qe Kristjanet Perendimore mund te shpjegonin suksesin e frikshem te Muhamedit dhe vizionin e tij religjioz ishte te denonin inspirimet e tija: Islami duhej te shihej si nje forme e keqe e Kristjanizmit, herezi e te gjitha herezive. Thuhej se njefare Serxhio, nje murg heretik, qe ishte debuar me te drejte nga Kristendomi (bota Kristjane) kishte takuar Muhamedin ne Arabi, dhe aty ai e sterviti Muhamedin ne versionin e tij heretik te Kristjanizmit. Pa shpaten, ‘Muhamedanizmi’ nuk do te kishte lulezuar kurre: Muslimanet ishin akoma te ndaluar qe te diskutonin per fene ne perandorine Islame. Por Muhamedi kishte ardhur ne nje fund te kenaqshem; kur ne nje nga shqetesimet e tija demonike ai u kishte vrare nga nje tufe derrash.

Disa nga keto detale te fantazive Kristjane reflektojne shqetesimet e tyre per identitetin e tyre te ri. Islami ishte stigmatizuar si ‘religjioni i shpates’ gjate Kryqezatave, ne nje periudhe kur Kristjanet vete duhet qe te kene patur nje shqetesim te brendshem rreth kesaj forme agresive te fese se tyre qe nuk kishte asnje lidhje me mesazhin pacifist te Krishtit. Ne nje kohe kur kisha po ndalonte klerin e saj te paedukate nga jeta seksuale, tregimet tronditese rreth jetes seksuale te Muhamedit tregojne me shume rreth shtypjes se Kristjaneve sesa faktet e jetes se Profetit. Ka nje note manie te fshehur ne kete tregim te ‘Islamit’ si nje fe te pakujdesshme. Dhe me ne fund ishte Perendimi dhe jo Islami, ai qe ndaloi bisedat e hapura fetare. Ne kohet e kryqezatave, Evropa dukej e semure nga mania per ti impozuar intelektualeve konformizem dhe i denonte deviantet me nje zell qe eshte unik ne historine e religjionit. Gjuetite e shtrigave qe inkuizitoret kryen dhe persekutimi i Protestanteve nga Katoliket dhe vice-versa jane inspiruar nga opinione obskure teologjike, opinione te cilat ne Islam dhe Judaizem jane pare si ceshtje private dhe obsionale. As Islami e as Judaizmi nuk ndajne idene Kristjane te herezise, qe i con idete e njerezve mbi shenjterine ne nje nivel te larte qe eshte i papranueshem dhe i ben ato pothuajse nje forme idhujtarie. Periudha e Kryqezatave kur Mahoundi fiksional u rrealizua, ishte ne te njejten kohe nje periudhe terrori dhe denimi ne Evrope. Kjo shpjegohet gjeografikisht ne fobine kunder Islamit.

Po behej gjithnje e me e qarte se Kristjanet nuk do te ishin ne gjendje qe te pranonin komunitete te ndryshme fetare dhe ideologji ne sistemet e tyre sic Muslimanet apo Bizantinet kishin bere me sukses. Feja tjeter qe ishte aliene ne token Evropjane ishte Judaizmi, dhe Kryqezata e Pare e filloi marshin e saj per ne Lindjen e Mesme duke masakruar komunitetet Cifute pergjate bregut te lumit Rhone, ne progromet e para massive qe Evropa do te shihte. Anti-semitizmi do te behej nje semundje e pakurueshme Evropjane gjate kohes se Kryqezatave, dhe ne te njejten kohe qe Kristjanet ndertuan mitet e tyre kunder Mahoundit dhe Saraceneve, ata ne te njejten kohe zhvilluan fantazi te tmerrshme rreth Cifuterise. Per Cifutet tregohej se ata vrisnin femije te vegjel dhe e perzienin gjakun e tyre me buken e Kalimit, ne menyre qe te c’shenjteronin Eukarishtin dhe tu perzienin ne nje konspiraci internacionale per te minuar Kristendomin. Nuk kishte asnje mit te tille rreth Cifuterise ne boten Islame; por keto shpjegojne nje semundje dhe shqetesim te keq ne psikozen Perendimore. Por pushtimi i Spanjes, Italise Jugore dhe Sicilise do te thoshte se tani ne kufijte e botes Kristjane kishte me mijera Muslimane. E vetmja menyre sesi rregjimi i kohes mundi te sillej me keta alien ishte te krijonte nje politike aparteidi, duke ndaluar Kristjanet qe te kene kontakt me komshijte e tyre Musliman apo Cifut. Ligje speciale Kishtare i lidhen te dy komunitetet si armiqe te perbashket ne Keshillat Lateran te 1179 dhe 1215. Kristjanet u ndaluan me rrezikun e c’kisherimit apo konfiskimit te pasurise se tyre ne rast se ata punonin ne shtepi te Muslimaneve apo Cifuteve, te kujdeseshin per femite e tyre, te benin tregti me Muslimanet dhe Cifutet apo edhe qe te hanin me ata. Ne 1227 Pape Gregori IX shtoi ligjin vijues: Muslimanet dhe Cifutet duhet qe te veshin rroba te caktuara, ata nuk duhet qe te dalin neper rruge gjate diteve festive Kristjane apo qe te punojne ne ndonje zyre publike ne vendet Kristjane; dhe muezinet ishin te ndaluar qe te ofendonin veshet Kristjan duke i therritur Muslimanet ne falje duke perdorur menyren tradicionale (Azanin).

Pape Klementi V (1305 – 14), deklaroi se prezenca Islame ne token Kristjane ishte nje ofendim ndaj Zotit. Krisjtanet kishin filluar duke e pastruar kete te ‘keqe’. Ne 1301 Karli i Anxhoit, Mbreti i Frances, i perfundoi Muslimanet e fundit te Sicilise dhe Italise Jugore ne rezervatet e Luceres, te cilen ai e pershkroi si ‘nje kotec me semundje… i ndotur… nje plage e infektuar e Pulias’[9]. Ne 1492 qendresa e fundit Islame e Evropes u shkaterrua kur Ferdinandi dhe Izabela pushtuan Granaden: ne te gjithe Evropen kembanat kishtare rane me gezim per fitoren Kristjane mbi infidelet. Pak vite me vone, Muslimaneve Spanjolle iu dha obsioni i debimit apo konvertimit. Shume preferuan qe te largohen nga Evropa, por disa u konvertuan ne Kristjanizem, dhe ata me pasardhesit e tyre u persekutuan per 300 vjet te tjera nga Inkuizicioni Spanjoll. Shpirti i martireve te Kordoves e kishte zevendesuar tolerancen e vjeter, dhe Kristjanet Spanjolle tashme druheshin nga frika e kripto-Muslimanizmit, qe mund te rronte mes tyre si nje armik i fshehur ne shoqerine e tyre.

Sjellja e semure e Perendimit kunder Islamit ne disa raste kishte shfaqje skizofrenike. Keshtu qe Perandori i Shenjte Roman Frederiku II ishte nje islamofile qe cuditerisht u ndiente me shume i lumtur ne boten Muslimane sesa ne Evropen Kristjane, por ne te njejten kohe ai vrau ne menyre sistematike dhe shprenguli Muslimanet nga Sicilia e tij. Ne kohen kur Kristjanet po therrnin Muslimanet ne Lindjen e Mesme, te tjere u ulnin ne kembet e shkollareve Musliman ne Spanje. Shkollare Kristjane, Cifute dhe Mozarabe bashkepunuan ne nje mega-projekt perkthimi, per te sjelle dijen e botes Islame ne Perendim dhe per te restoruar ne Evrope mencurine e lashte dhe klasike qe Evropa humbi ne Periudhat e Erresires. Filozofe Muslimane si Ibn Sina apo Ibn Rushd u rrespektuan si intelektuale te ndritshem, edhe pse per njerezit ishte teper e veshtire te pranonin faktin qe ata ishin Muslimane. Problemi u tregua gjeografikisht ne Komedine Hyjnore nga Dante. Ibn Sina dhe Ibn Rushdi (qe njihen ne Evrope si Avicena dhe Averroes) tregohen ne Limbo me paganet e vlefshem qe kishin themeluar kulturen intelektuale qe Perendimi kishte fituar: Euklidi, Ptolemeu, Sokratesi, Plato dhe Aristoteli. Megjithate Muhamedi vet ishte ne rrethin e tete te ferrit, me heretiket[10].

Dante nuk mundte ti lejonte Muhamedit nje vision te pavarur fetar. Per ate ai eshte thjesht nje heretik, qe ka shkuar larg fese se eterve. Imazhet e poshtra tregojne neverine qe Islami inspironte ne kraharorin Kristjan, por ne te njejten kohe ata tregojne ndarjen ne psikologjine Perendimore, qe e sheh Islamin si imazhin e gjithckaje qe nuk pranohet dot. Frika dhe urrejtja, qe eshte nje denim total i mesazhit te dashurise se Krishtit, gjithashtu tregon per plagen e rende qe ekziston ne integritetin e Perendimit Kristjan.

Por kishte te tjere qe u mundonin qe te kishin nje shikim me objektiv. Ne kohen kur Cifutet dhe Muslimanet u nderlidhnin me njeri tjetrin si armiq te perbashket te civilizimit, eshte interesante se nje nga imazhet e para positive rreth Muhamedit ne Perendim erdhen nga Peter Alfonsi, nje Cifut Spanjoll qe ishte konvertuar ne Kristjanizem ne 1106 dhe me pas rrojti ne Angli si doktor i Henrit te I. Ai tregohet armiqesor ndaj Islamit, por e prezanton ate si nje zgjidhje qe nje person i pavendosur ndaj fese se ‘vertete’ mund te beje padyshim. Rreth 1120, kur urrejta anti-Islamike ishte ne majat e saja, Williami i Malmesburit ishte i pari Evropian qe mundi te ndaje Islamin nga paganizmi: “Saracenet dhe Turqit sebashku i falin Zotit, krijues, dhe rrespektojne Muhamedin jo si Zot, por si Profet te tyre.”[11] Ishte nje e vertete qe shume Perendimor nuk kishin guxuar qe ta pranonin: disa njerez akoma sot e kesaj dite habiten kur mesojne se Muslimanet i fallen te njejtit Zot si Kristjanet dhe Cifutet: ata mendojne se “Allahu” eshte nje zot krejtesisht tjeter, si Jupiteri ne panteonin Roman. Te tjere kane tendenci te besojne se ‘Muhamedanet’ i japin te njejtin trajtim Profetit te tyre, sic Kristjanet bejne me Krishtin.

Veshtiresia per te ndare faktet nga fiksionet duket qarte ne Historine e Sharlemanit nga Pseudo-Turpini, qe u shkruajt dikur perpara 1150. Kjo romance tregon Saracenet ti fallen Mahometit sebashku me Apollon dhe Tervegantin, ne menyre te njejte me chanson de gestes. Por ne mes te te gjithe kesaj, nje debat rracional behet ndermjet Ronaldit dhe gjigandit Musliman Ferrakutus qe e pranon se Muslimanet i falen nje Zoti. Ne pothuajse te njejten kohe, kronikanti Otto i Freisingut e mohoi mitin e idoltarise Muslimane:

Eshte e ditur se te gjithe Saracenet i fallen nje Zoti dhe marrin ligjet e Testamentit te Vjeter dhe ritin e synetllekut. Ata nuk e sulmojne as Krishtin e as Apostujt. Ne kete mes vetem nje gje i mban ata larg shpetimit – mos pranimi i Jezu Krishtit si Zot apo Bir i Zotit, dhe ne rrespektimin ndaj Mahometit si Profet i Madh i Zotit Suprem.[12]

Nga mesi i shekullit te dymbedhjete nje shikim me i sakte rreth Islamit filloi te formohej, por ky objektivitet nuk ishte mjaft i forte qe te largonte mitet e armiqesise. Fakti dhe fantasia jetonte kaq lumturisht krah per krah dhe edhe kur njerezit mundoheshin qe te tregoheshin te drejte, urrejtja e vjeter dilte ne ndonje vend. Muhamedi ishte serisht nje mashtrues dhe heretik, edhe pse Otto-ja kishte nje shikim me rracional ne fene e tij.

Perpjekja me e rendesishme e shekullit te dymbedhjete qe u mundua qe te gjente nje shikim me objektiv ndaj Islamit u morr nga Pjetri i Rrespektueshem, Aboti human i Klunit. Ne 1141 ai kishte kryer nje vizite ne manastiret e Spanjes Kristjane dhe caktoi nje ekip shkollaresh Musliman dhe Kristjane, nen kryesine e Robertit te Ketonit qe te perkthenin disa tekste Islame, project qe u kompletua ne 1143. Ata prodhuan perkthimin e pare ne gjuhen Latine te Kuranit, nje permbledhje te legjendave Muslimane, nje histori Muslimane rreth botes, nje shpjegues rreth mesimeve Islame dhe nje pune polemike te therritur Apologjia e Kindit.Ishte nje hap me te vertete i mire: pse iu mundesoi njerezve ne Perendim rruget per per te bere nje studim te vertete te Islamit, per here te pare. Por arritja ishte e vogel. Ne kete kohe Kristjanet po vuanin humbje te medha ne shtetet Kryqtare te Lindjes se Mesme. Nje vale e re anti-Muslimanizmi po lindte, qe u orkestronte nga Bernardi, Aboti i Klauviraksit. Koha nuk ishte e mire per te filluar nje studim objektiv ndaj Kuranit. Peteri ne vepren e tij i adresonte Muslimanet dhe boten e tyre me fjale xhentile dhe afeksion: ‘ Une ju ofrohem ju, jo si te tjeret bejne shpesh, me arme por me fjale; jo me force por me arsye, jo me urrejtje por me dashuri… Une ju dua ju, pse ju dua ju po ju shkruaj, duke ju shkruar ju une ju ftoj ne shpetim.’[13] Por titulli i vepres se tij ishte Permbledhje e Krejt Herezise te Sektit Djallezor te Saraceneve. Shume pak Musliman, edhe nese ata mund ta lexonin tekstin Latin te Abotit te Clunit, mund ta gjenin nje trajtim te tille te pranueshem. Edhe pse Aboti i mire demonstroi opoziten e tij ndaj fanatikeve te kohes se tij, ne raste te tjera ai tregoi shenja te mentalitetit skizofrenik te Evropes vis-à-vis Islamit. Kur Mbreti Luis VII i Frances udhehoqi Kryqezaten e Dyte ne Lindjen e Mesme me 1147, Pjetri i shkroi atij duke i thene se ai shpresonte se ai do te vriste aq shume Musliman sa edhe Moisiu (sic) dhe Joshua vrau Amorite dhe Kananite.[14]

Ne fillim te shekullit te trembedhjete nje tjeter shenjtor Kristjan u perpoq qe te shkoj ne boten Islame ne kontekstin e Kryqezates militare. Gjate kohes se kaosit te Kryqezates se Peste (1218 – 19), Francisi i Asisit u shfaq ne kampin Kristjan ne delten e Nilit, i kaloi linjat armike dhe kerkoi qe te cohej tek Sulltan Kamili. Ai tregohet qe te kete kaluar tre dite me Sulltanin, duke i treguar atij mesazhin e Ungjillit dhe duke i kerkuar Kamilit qe te behet Kristjan. Ngaqe ai nuk e sulmoi kujtimin e Profetit Muhamed, Muslimanet u treguan te gatshem qe ta degjojne dhe duket qe te jene prekur nga ky njeri i shkaterruar dhe i piset. Kur ai u largua Sulltan Kamili i tha atij: ‘Lutu per mua, qe Zoti te me tregoje mua fene dhe ligjin qe Atij i pelqen me shume.’ Ai e dergoi Francisin mbrapsht ne kampin Kristjan me ‘cdo shenje rrespekti dhe ne siguri te plote.’[15]

Por perpara se Francisi te linte per ne Lindje, ai kishte derguar nje ushtri te prifterinjeve te tij qe te predikonin ne Spanjen Muslimane dhe Afrike, por ata iu afruan botes Islame ne nje shpirt tjeter. Pasi arriten ne Sevilie ata filluan me taktikat e martireve te Kordoves. Fillimisht ata u munduan qe te hyne ne nje xhami gjate faljes se xhumase, dhe kur ata u debuan ata filluan duke share dhe abuzuar mbi Profetin Muhamed jashte pallatit te Amirit. Ata nuk paten ndonje afrim dashurie ndaj Saraceneve ne kete aventure te pare misionare ndaj Islamit. Franciskanet nuk ishin te interesuar qe te konvertonin Muslimanet, por ata donin qe te merrnin kultin e martirit. Ata u kthyen ne kaq te eger saqe autoritetet qe ishin mjaft te shqetesuar nga incidentet, u detyruan qe ti burgosin ata, dhe qe te mos kishin publicitet ata i levizen ata sa nga nje burg ne tjetrin. Ata nuk kishin deshire qe te kalonin mbi ta denimin me vdekje, por Mozarabet Kristjane vendas u frikesuan se mos kete fanatike mund te rrezikonin poziten e tyre dhe ata iu luten autoriteteve qe ti hiqnin ata qafe. Me ne fund Franciskanet u deportuan per ne Kueta ne Marok, ku ata shkuan direkt ne nje xhami dhe serisht filluan te abuzojne mbi Muhamedin kur njerezit po i mblidhnin per faljen e xhumase. Me ne fund autoritetet u detyruan qe ti ekzekutojne ata. Kur Francisi e degjoi kete, ai besohet qe deklaruar me gezim: ‘Tani une e di se kam pese misionar me pak.’[16]

Kjo sjellje duket qe te kete qene normale per misionet e mevoneshme Franciskane. Ne 1227 nje grup tjeter u ekzekutua ne Kueta: ata i paten shkruar shtepive te tyre se misioni i tyre i vetem ishte ‘vdekja dhe mallkimi i infideleve’.[17] Te tjere shkuan ne Token e Shenjte. Xhejmsi i Vitrise, Peshkop i Akres, qe nuk ishte dakort me metodat e tyre shpjegonte:

Saracenet degjojne me vemendje misionaret kur ata flasin per fene e Krishtit dhe mesimet e Bibles. Por kur fjalet e tyre kontradiktojne Muhamedin, qe ne gojet e tyre del si mashtrues, ata i godasin ata pa rrespekt, dhe nese Zoti nuk i mbrojti ata mund ti kishin vrare dhe larguar ata nga qytetet e tyre.[18]

Keshtu qe gjate mesjetes edhe kur njerezit u mundonin qe tu tregonin te ndershem dhe objektiv apo tiu ofronin botes Muslimane me mesazhin Kristjan, armiqesia lindte, disa here ne forme te dhunshme. Ne fund te shekullit te trembedhjete kur shkollari Dominikan Rikoldo da Monte Kroce udhetoi ne vendet Muslimane dhe u habit nga niveli i devotshmerise qe ai gjeti ai tha: Muslimanet i vene Kristjanet ne turp. Por kur ai u kthye mbrapsht te shkruante Disputato contra Saracenos et Alchoranum, ai thjesht perseriti mitet e vjetra. Imazhi Perendimor ndaj Islamit po fillonte qe te fitonte nje autoritet pozitiv qe ishte me i forte se ndonje kontakt me Muslimanet. Gjate periudhave te Kryqezatave Perendimi gjeti shpirtin e tij. Shumica e pasioneve dhe karakteristikave tona i kane rrenjet ne ate periudhe. Si Umberto Eko tregonte ne esene e tij ‘Duke Enderruar Mesjeten’:

Ne fakt Amerikanet dhe Evropianet jane trashegues se legacies Perendimore, dhe te gjitha problemet e botes Perendimore i kane rrenjet ne Mesjete: gjuhet moderne, qytetet tregtare, ekonomia kapitaliste (me bankat, ceqet dhe fajdet) jane shpikje te shoqerise mesjetare. Ne mesjete ne shohim lindjen e ushtrive moderne, koncepteve moderne te shteteve kombetare, si edhe idete e federative superiore; lufterat ndermjet te pasurve dhe te varferve, konceptet e herezise dhe deviationisteve religjioz, qofte edhe koncepti jone i dashurise si nje lumturi shkaterruese jo-lumturie. Une mund te fus konfliktin ndermjet kishes dhe shtetit, unioneve tregtare, transformimin teknologjik te punes.[19]

Ai mund te kishte shtuar gjithashtu: problemin e Islamit. Pas mesjetes njerezit ne Perendim vazhduan te besonin akoma ne mitologjite mesjetare. Shume perpjekje jane bere qe te krijohet nje shikim me pozitiv dhe objektiv, por ne te njejten kohe konsensusi shkollar se ‘Islami’ dhe Profeti i tij nuk ishin fenomeni monstruoz qe njerezit imagjinonin, nuk mundi qe ta thyej prexhudizmin tradicional.

Shikimi apokaliptik ndaj Islamit qe u promovua nga martiret e Kordoves vazhdoi gjate epokes se kryqezatave edhe pse nuk ishte tema kryesore e tyre. Ne 1191, kur Ricard Zemerluani po udhetonte per ne Token e Shenjte, ai takoi rruges mistikun e njohur Italian Xhoakimin e Fiorit, ne Mesina te Sicilise. Xhoakimi i tha Ricardit se ai do ta mundtte me doemos Saladinin. Ai ishte gabim, por ai beri disa vrojtime te tjera interesante. Ai besonte se fundi i botes eshte afer dhe se Islami i ringjallur ishte nje nga instrumentet kryesore te anti-Krishtit, por ai shtoi se anti-Krishti vete ishte ne Rome dhe ishte destinuar qe te behej Pape. Me njerezit ne Evrope qe po u benin shume here me kritik me shoqerine e tyre, Islami filloi qe te shoqerohej me armikun. Reformatoret bene te njejten lidhje me papacine e pafe (armikun e tyre kryesor) dhe Islamin. Keshtu qe ne shkrimet e mevoneshme te reformatorit Anglez Xhon Wyklife, gabimet kryesore te Islamit ishin ekzaktesisht njesoj me ato te Kishes Perendimore ne ditet e tija: krenari, makuteri, dhune dhe deshire per para dhe pushtet. ‘Ne Mahomet Perendimor’, shkruante ai duke iu referuar Kishes ne pergjithesi, ‘edhe pse ne jemi pak ne te gjithe trupin e kishes, besojme se e gjithe bota do te rregullohet nga gjykimi jone, dhe do ti bindet komandes sone.’[20] Perderisa Kisha nuk kthehej ne shpirtin e Ungjillit dhe varferise Evangjeliste, ky shpirt ‘Islamik’ do te rritej ne Perendim ashtu si ne Lindje. Ky ishte nje shembull i transmutacionit te vjeter qe kerkonte qe te bente ‘Islamin’ dhe Profetin e tij opoziten e gjithckaje qe ‘ne’ shpresonim te ishim.

Wyklife duhej qe te mbeshtetej ne shume informacione te pabaza, por ai kishte lexuar nje perkthim Kurani dhe keshtuqe ai mendote te kishte gjetur pikat e perbashketa te krahasimit ndermjet Muhamedit dhe Kishes se Romes. Si Kisha, ai argumentonte, Muhamedi eshte treguar shume kavalier me Biblen, duke marre nga ajo cfare i interesonte atij dhe ta linte pjesen tjeter. Si neper urdherat religjioz, Muhamedi kishte bere inovime qe ishin veshtiresi per besimtaret. Mbi te gjitha, Muhamedi si Kisha, kishte ndaluar cdo diskutim te lire rreth fese. Wyklife kishte lexuar prejudizmin e vjeter mesjetar neper disa pasazhe te Kuranit, qe nuk ndalojne diskutimet religjioze per se, por qe theksojne se disa debate teologjike qene shkak percarjeje ne te dy fete e mehershme monoteiste dhe i kishin ndare ata ne sekte te pafund. Disa idera rreth Zotit mund te ishin vetem ide spekullative: askush, per shembull, nuk mund ta provonte idene e ringjalljes, qe sipas Muhamedit u shtua nga Kristjanet ndaj mesazhit te paster te Krishtit. Wyklife megjithate, e krahasonte kete te ashtequajtur tolerance Islamike me sjelljen e Kishes rreth problemeve doktrinale si Eukarishti, qe iu thuhej Kristjaneve te besonin verberisht gjerat qe ata nuk i kuptonin dot.

Luteri dhe reformatore te tjere Protestante e vazhduan kete sjellje. Ne fund te jetes se tij, duke u ballafaquar me afrimin e frikshem te Turqve Osmane ne Evrope, Luteri ndante tmerrin e martireve te Kordoves dhe besonte se Kristjanizmi mund te shkaterrohej krejtesisht nga Islami. Ne 1542 ai botoi perkthimin e tij te Disputatios te Rikoldo da Monte Kroces. Ne hyrje te tij ai tregonte se ai e pati lexuar ate vite me pare dhe se e pat gjetur te pamundur te pranonte qe njerezit te besonin nje manifest te tille genjeshtrash. Ai donte qe ta lexonte Kuranin por nuk kishte patur mundesi ta gjente nje perkthim Latin te tij – sic R.W. Southern ve ne dukje, ky eshte nje indikacion i dukshem i injorances ndaj studimeve Islame ne shekullin e gjashtembedhjete – por nje kopje e tij i kishte ardhur ne dore dhe ai kishte kuptuar se Rikoldo kishte thene te verteten. Ai pyeti nese Muslimanet dhe Muhamedi ishin anti-krishti dhe u pergjigje se ‘Islami’ ishte shume i lehte per ta permbushur kete destinacion te tmerrshem. Armiku i vertete ishte Papa dhe Kisha Katolike, dhe per sa kohe qe Evropa do ti permbahej ketij armiku te brendshem, Evropa e linte veten te hapur ndaj rrezikut te thyerjes ne duar te ‘Muhamedaneve’. Zvingli dhe reformatore te tjere shtruan perpara tyre ide te njejta, duke e pare Romen si ‘koken’ e Antikrishtit dhe ‘Muhamedanizmin’ si trupin e tij. Ky zhvillim Protestant tregon se Islami u pat brendersuar ne nga shume njerez ne Evrope dhe ishte kthyer per shume njerez simbol i te keqes absolute ne shikimin e tyre emocional. Sic Norman Danieli shpjegon ne studimin e tij Arabet dhe Evropa Mesjetare, Islami nuk ishte nje realitet i jashtem historik qe mund te shikohej ne menyre kritike si te tjeret. Reformatoret kishin sjelle idene se Islami ishte dicka e brendshme qe mund te sakatohej nga armiqte e doktrines se paster (shkrimtari mund ta definoje si te doje). Duke bere kete ata pranonin brendesine e Islamit si nje ‘armik’ (i pandashem) i cili pati jetuar me imagjinaten Evropjane per kaq gjate.[21] Danieli jep shembujt e Katolikeve dhe Protestanteve qe i krahasonin oponentet e tyre me ‘Islam’, por pa e patur idene se cfare ai krahasim do te thoshte. Misionari katolik i shekullit te shtatembedhjete M.Lefebvre i pa Muslimanet is ‘Protestant Muhamedan’ qe besonin ne justifikim nepermjet fese: ‘ata besojne per falje te te gjithe gjynaheve te tyre, nese ata besojne Mahometin’. Por shkruesi Protestant i shekullit te tetembedhjete L. Rauwolff i pa Muslimanet si ‘Katolike Muhamedan’: ‘ata shkojne pas devocionit te tyre te shpikur me pune te mire, lemoshe, luftje, agjerime, falje te te burgosurve etj., qe te bejne Zotin e lumtur.’[22] Gjate mesjetes Kristjanet munden qe ta shohin Islamin vetem si forme te keqe te Kristjanizmit, dhe krijuan mitet qe e tregonin Muhamedin te instruktohej nga nje prift heretik. Me vone si rrjedhoje e ndarjeve te reja ne Kristjanizem, Perendimoret vazhduan ta shohin Muhamedin dhe fene e tij esencialisht ne terma Kristjan; ata nuk duket qe ti vinin ndonje rendesi te vertetave historike, e as asaj qe Muslimanet kishin entuziazmin e tyre fetar qe nuk mund te krahasohej dot me praktiken Kristjane.

Por gjate Rilindjes Evropjane, Perendimore te tjere u munduan qe te marrin nje shikim me objektiv te botes Islame. Ata ishin mbartes se tradites dhe aspirimeve te Pjetrit te Rrespektueshem, qe u vazhdua ne shekujt e pesembedhjete nga shkollare si Xhoni i Segovise dhe Nikolla i Kuzes. Ne 1453, kur Turqit sapo kishin pushtuar perandorine Kristjane te Bizantit dhe sollen Islamin ne brigjet e Evropes, Xhoni i Segovise deklaroi se nje rruge e re per tu sjellur me Islamin duhej gjetur. Ai kurre nuk do te thyhej me lufte apo me aktivitet misonar. Ai filloi punen ne nje perkthim te ri te Kuranit, duke bashkepunuar me nje Musliman nga Salamanka. Ai gjithashtu hodhi idene e nje konference internacionale, ne te cilen nje shkembi ideshe mund te shkembehej mes Muslimaneve dhe Kristjaneve. Xhoni vdiq me 1458, perpara se ndonjeri nga projektet e tij te kishte ardhur ne drite, por shoku i tij Nikolla i Kuzes ishte entuziast rreth ketij trajtimi te ri. Ne 1460 ai pati shkruar Cibratio Alcuran (Ekzaminim i Kuranit), qe ishte nje liber qe nuk shkonte ne linjat tradicionale te polemikes por qe synonte nje trajtim literal, historik dhe filologjik ndaj tekstit te cilin Xhoni i Segovise e kishte konsideruar si esencial. Gjate periudhes se Rilindjes, studimet Arabike ishin themeluar ne Evrope, dhe ky afrim enciklopedik dhe kozmopolitan i coi mjaft shkollare qe te bejne nje shikim me realist te botes Muslimane dhe te braktisin sjelljet vulgare Kryqezatore. Por si ne Mesjete, rritja per rrespektim ndaj fakteve nuk ishte mjaft per te neutralizuar imazhet e vjetra te urrejtjes, qe kishin nje vend kaq te forte ne imagjinaten Kristjane.

Kjo eshte mjaft e qarte ne 1697 kur ne vete fillimin e Rilindjes, dy pune influenciale u publikuan. E para ishte Bibliotheque Orientale e Bartolemeo d’Herbelotit, qe qendroi si referenca me autoritative ne studimet Orientale dhe Islamike ne Angli dhe Evrope deri ne fillim te shekullit te nentembedhjete. Punimi eshte shpjeguar si Enciklopedia e Pare e Islamit. D’Herbelot pati perdorur referenca Arabe, Turke dhe Persiane dhe pati bere nje perpjekje te vertete per te thyer perpjekjen e keputur Kristjane: ai pati dhene per shembull versione alternative rreth krijimeve te miteve ne Lindje. Ky trajtim ishte pozitiv dhe ishte shenje e nje fryme me te shendoshe. Por nen titullin ‘Mahomet’ ne me keqardhje gjejme kete pershkrim familjar:

Ky eshte mashtruesi i famshem Mahomet, autori dhe themeluesi i herezise, qe ka marre emrin e fese, te cilen ne e therrasim Muhamedane. Shiko lidhjen ne Islam.

Interpretuesit e Alkoranit dhe Doktoret e Ligjit Musliman apo Muhamedan i kane dhene ketij Profeti te rreme te gjitha levdatat qe Arianet, Paulicianet, apo Paulianistet dhe Heretike te tjere i kane dhe Krishtit, kur ia hiqnin atij shenjterine …[23]

Edhe pse d’Herbeloti e dinte mjaft mire emrin e vertete te fese, ai vazhdonte ta quante ate ‘Muhamedane’ ngaqe ai ishte emri qe ‘ne’ perdorim; ne te njejten menyre bota Kristjane duhet ta shihte Profetin vetem ne menyren e saj te prishur, si nje version inferior ndaj ‘nesh’.

Ne te njejtin vit, Orientalisti Anglez Humfri Prideauks publikoi punimin e tij: Mahometi: Natyra e Vertete e Mashtrimit. Vete titulli tregon se ai kishte mbledhur urrejtjen mesjetare – dhe ne te vertete ai i referohet Rokoldo da Monte Kroces si burimi kryesor i tij – edhe pse ai pretendonte qe te kishte arritur nje shikim me rracional dhe te perparuar ndaj fese dhe se ai kishte mundur qe te anashkalonte supersticionet mesjetare. Si njeri i arsyes, Prideauksi argumentonte se jo vetem qe Islami ishte nje imitim i Kristjanizmit, por ne te njejten kohe ishte nje shembull i qarte i idiotesise qe cdo fe, sebashku me Kristjanizmin, mund te zhyteshin nese nuk bazoheshin ne shkembin e forte te arsyes. Supozohej se koha e arsyes do te kishte kuruar njerezit nga prexhudizmi fetar i epokes se kryqezatave, por Prideauksi ishte ai qe i perseriti obsesionet e te kaluares. Ai shkroi rreth Muhamedit:

Gjate pjese se pare te jetes se tij ai kaloi nje jete te c’rregullt, te dhene pas perdhunimeve, grabitjes dhe gjakderdhjes, sipas stilit Arab i cili ndiqte kete stil jetesor, duke qene gjithnje ne gjendje lufte, nje fis kunder tjetrit, duke grabitur dhe marre nga njeri tjetri cfare te mundnin…

Dy pasionet kryesore te tija ishin Ambicja dhe Deshirat seksuale. Kursi qe ai morri per te ndertuar perandorine, gjegjesisht tregon kete, dhe shumica e grave te cilat ai i pati tregon tjetren. Dhe jane keto dy deshira qe perbejne bazat e fese se tij, dhe eshte veshtire qe te gjesh ndonje kapitull ne Alkoranin e tij, qe nuk tregon per Ligjin e Luftes dhe gjakderdhjen per promovimin e dikujt; apo diku tjeter dhenien e Lirise per perdorimin e grave, apo premtimet per kenaqesi me ato ne boten tjeter.[24]

Por njerezit e shekullit te tetembedhjete po u mundonin qe te tregonin nje shikim me te qarte rreth Islamit. Keshtu qe ne 1807 Simon Oklei perpiloi volumin e pare te Historia e Saraceneve, qe i shtangu shume nga lexuesit e tij, pasiqe punimi nuk e tregonte Islamin si fe te shpates, por e tregonte xhihadin e shekullit te shtate nga pikepamja Muslimane. Ne 1734 Xhorxh Sale publikoi nje perkthim te lavderueshem te Kuranit ne Anglisht qe edhe sot e kesaj dite shihet si i sakte edhe pse ne ate gjendet disa budalleqe te vogla. Ne 1751, Francois Voltaire publikoi Les Moeurs et l’espirit des nations ne te cilin ai e mbronte Muhamedin si nje mendimtar gjenial politik dhe themelues i nje feje te llogjikshme; ai vinte ne dukje se politika Muslimane ka qene gjithnje me tolerante sesa ajo Kristjane. Orientalisti Hollandez Johan Jakob Reiske (vd. 1774) ishte nje shkollar i pakrahasueshem i Arabishtes qe mundi te shihte nje karakter shenjterie ne jeten e Muhamedit dhe ne krijimin e Islamit (por per kete ai u ndershkua nga disa kolege te tij). Gjate shekullit te tetembedhjete nje mit po zhvillohej ne Evrope qe e tregonte Muhamedin si nje njeri te zgjuar, ligjevenes racional dhe Iluminist. Henri Komte de Boulainvilliers publikoi vepren e tij Vie Mohamed (Paris, 1730; Londer, 1731), ne te cilen ai e pershkroi Profetin si pararendes te epokes se arsyes. Boulainvilliers ra dakort me mesjetaret se Muhamedi e kishte krijuar fene e tij per te dominuar boten, por qe e ktheu te gjithe traditen ne vetvete. Jo si Kristjanizmi, Islami ishte natyral, jo i reveluar, gje qe e bente ate kaq te admirueshem. Muhamedi ishte nje lider dhe hero i madh ushtarak, ashtu si Xhulius Cesari dhe Aleksandri i Madh. Kjo ishte nje fantazi tjeter pse Muhamedi sigurisht qe nuk ishte Deist, por te pakten ishte per tu pergezuar si nje perpjekje qe e shihte Profetin ne nje drite positive. Ne fund te shekullit, Eduard Giboni ne kapitullin e pesembedhjete te Renia dhe Shkaterrimi i Perandorise RomaneI lavderon monoteizmin imponues te Islamit dhe tregon se perpjekja Muslimane meritonte vend ne historine njerezore te civilizimit boteror.

Por urrejtja mesjetare ishte kaq thelle e ngulitur saqe shume nga keta shkrimtare nuk mund te rrinin dot pa i dhene Profetit here pas here nganje goditje, duke demonstruar se imazhi tradicional nuk ishte i vdekur akoma. Keshtu qe Simon Oklei e pershkroi Muhamedin si ‘nje njeri mjaft aktor dhe mistik, qe vinte ne aparence vetem tiparet e mira, por qe principet e shpirtit te tij ishin ambicja dhe deshirat seksuale.’[25] Xhorxh Sale pranonte ne hyrjen e perkthimit te tij se ‘Muhamedanizmi nuk ishte asgje pervecse nje shpikje njerezore, qe gezonte progresin vetem fale shpates.’[26] Ne fund te esese Les Moeurs, Voltaire e perfundoi shpjegimin e tij pozitiv ndaj Islamit me observimin se Muhamedi ‘u ka pare si njeri i madh edhe nga ata qe e dinin se ai ishte mashtrues dhe qe u admironte nga te tjeret’.[27] Ne 1741 ne dramen Mahometi apo Fanatizmi, Voltaire tregohet i gatshem qe te marri shans nga te gjitha keqinterpretimet e kohes dhe ta perdore Muhamedin si nje shembull i sharlataneve qe i kane skllaveruar njerezit e tyre nepermjet fese me trike dhe genjeshtra; duke gjetur i gjetur disa nga legjendat e vjetra te pabaza, ai pati krijuar te reja. Edhe Gibboni pati pak kohe per Muhamedin vete, dhe argumentonte se ai i pati terhequr Arabet qe ta ndjekin ate nepermjet manise se vjedhjes dhe seksit. Sa per besimin Musliman ne revelaten e shenjte te Kuranit, Giboni e deklaroi ate si dicka te pamundur per njeriun e civilizuar:

Ky argument me fuqishem dergohet ndaj Arabit te devotshem mendja e te cilit eshte e dhene pas perdhunimit dhe fese, veshet e te cilit jane te kenaqura nga tingujt e muzikes, dhe injoranca e te cilit nuk ka mundesi qe te krahasoj prodhimin e gjenializmit njerezor. Harmonia dhe stili origjinal nuk do ta arrij mbi ate si mbi infidelin Evropjan; por ai do te vazhdoje me padurim rapsodine jashtekohore…[28]

Ky eshte tregim i kofidences se re Perendimore. Evropjanet nuk jane me te frikesuar perpara kercenimit Islam; por ne te kundert ata e shohin fene Muslimane me nje humor te kondensuar, duke menduar se, nese ‘ne’ nuk e kuptojme Kuranin, do te thote se nuk ka asgje ne ate. Ne 1841, Thomas Karlyle do ta perjashtone Kuranin me inat ne leksionin e tij rreth Muhamedit, “Profeti si Hero’. Megjithate ky leksion ishte nje kerkese pasionante per Muhamedin dhe denonte fantazite mesjetare. Pothuajse per here te pare ne Evrope dikush po perpiqej qe ta shihte Muhamedin si nje njeri fetar ne gjenialitet. Por Kurani do te denohej si nje nga librat me te merzitshem ne bote: ‘i konfuzuar, perseritje pafund, i pa perpunuar, i gjate, pra nje budallallek i pambeshtetshem’.[29]

Ne fund te shekullit te tetembedhjete, nje incident tregoi qarte se ku po shkonte konfidenca Evropiane. Ne 1798 Napoleoni zbriti ne Egjypt, i shoqeruar nga nje mori orientalistesh nga insitituti i tij i Egjyptologjise. Ai synonte qe ta perdorte te gjithe kete dije dhe kuptim shkencor, per te shtypur boten Islame dhe per te kercenuar dominimin Britanik ne Indi. Sapo zbriten ne Egjipt, Napoleoni i dergoi shkollaret e tij ne nje mission fakt-gjetes, dhe i instruktoi oficeret e tij qe tiu bindeshin atyre. Ata mesiguri e paten bere detyren e tyre mire. Napoleoni me cinizem e pati adresuar nje turrme Egjiptiane ne Aleksandri me shpalljen: ‘Nous sommes les vrais musulmans.’ Me pas ai pati te sjelle ne bazen e tij, me rrespekte dhe nderime militare, gjashtedhjete sheik te medhenje te Azharit, Xhamise se madhe te Kairos. Ai me kujdes e lavderoi Profetin, diskutoi Mahometin e Voltaires me ata dhe dukej qe te kete patur nje mendim me ulemate e ditur. Asnjenjeri nuk e morri Napoleonin seriozisht si Musliman, por kuptimi i tij pozitiv ndaj Islamit arriti qe te ule armiqesine e njerezve ne nje fare menyre. Por ekspedita e Napoleonit provoi e deshtuar: ai u mund nga ushtrite Britanike dhe Turke dhe u kthye ne Evrope.

Shekulli i nentembedhjete u karakterizua nga shpirti kolonial, qe po iu jepte Evropjaneve besimin e semure se ata ishin superior mbi rracat e tjera: (kjo i coi ata te besonin se) ishte detyre e tyre qe te civilizonin barbarite Aziatike dhe Afrikane. Ky shikim e ndikoi ne menyre te forte shikimin Perendimor ndaj Islamit, ne te njejten kohe kur Britaniket dhe Francezet shihnin me hare drejt degradimit te Perandorise Osmane. Ne apologjistin Kristjan psh, Francois Rene de Chateaubriand, ne gjejme nje ringjallje te ideve Kryqezatore qe po adoptonin ne menyre qe tiu pergjigjeshin kushteve te reja. Ai u pat mrekulluar nga ekspedita e Napoleonit, duke e pare ate si nje pelegrin Kryqtar. Kryqezatat u paten munduar qe te cojne Krishterimin ne Lindje, argumentonte ai. Ndermjet te gjitha feve, Kristjanizmi ishte feja ‘me e favorshme ndaj lirise’, por ne aventuren Kryqtare ai u pat ndeshur me ‘Islamin’: ‘nje kult qe ishte armik i civilizimit, qe favorizonte sistematikisht injorancen, despotizmin dhe skllaverine’.[30] Ne ditet e nxehta pas Revolucionit Francez, ‘Islami’ serisht u pat pare si nje i kundert nga ‘ne’. Gjate koheve hierarkike te Mesjetes, disa kritike te Islamit e paten akuzuar Muhamedin qe iu pati dhene shume liri te shtypurve, si sklleverve dhe grave. Por ky stereotip tani duhej qe te ndryshohej, jo ngaqe njerezit e njihnin Islamin me mire, por sepse kjo iu shkonte per shtat nevojave ‘tona’ dhe si gjithnje ai duhej qe te ishte nje i armik kunder te cilit ne mund te masnim arritjet tona.

Ne bestsellerin e tij Udhetim nga Parisi per ne Jeruzalem dhe nga Jeruzalemi per ne Paris (1810 – 11), Chateaubriandi situaten ne Palestine e tregoi sipas fantazise se tij kryqtare. Arabet, shkroi ai, ‘kane shpirtin e ushtarit pa lider, qytetareve pa ligjedhenes, dhe familjes pa baba’. Ata ishin nje shembull i ‘njeriut te civilizuar qe kishte rene ne barbaritet.’[31] Prandaj ata po ulerinin per kontrollin e Perendimit, ngaqe ishte e pamundur qe ata tu kujdesnin per hallet e tyre. Ne Kuran nuk kishte ‘asnje princip per civilizim apo ndonje mandat qe mund te conte karakterin’. Ne kundershtim me Kristjanizmin, ‘Islami’ nuk predikonte ‘as urrejtje ndaj tiranise e sa dashuri per lirine’.[32]

Filizofi i njohur Francez, Ernest Renan u mundua qe te jepte nje sqarim shkencor per mitet e reja rraciste dhe imperiale. Ai argumentonte se Arabishtja dhe Hebraishtja ishin gjuhe te degraduara, qe rridhnin nga tradita Ariane, dhe qe ishin degraduar thellesisht. Keto gjuhe Semite, mund tu studionin vetem si nje shembull i nje zhvillimi te mbrapshte dhe qe ishin defective ndaj sistemit progresiv te sistemit ‘tone’ linguistik. Kjo ishte arsyeja pse Cifutet dhe Arabet ishin nje ‘une combinasion inferieure de la nature humaine’.

Dikush mund te shohi se ne te gjitha gjasat rraca Semite duken per te qene nje rrace e pakompletuar, nga virtyti i thjeshtesise. Rraca – nese une mund te perdor kete analogji – eshte per familjen Indo-Evropjane, cfare eshte lapsi per pikturen … tamam si ata individe qe posedojne pak fertilitet, pas nje femijerie te lumtur, ata arrijne vetem nje seksualitet medioker, kombet Semite e pane lulezimin e tyre ne eren e tyre te pare dhe pas kesaj nuk arriten dot kurre qe te piqen.[33]

Serisht, Cifutet dhe Arabet u paten nderlidhur ne nje imazh te vetem qe te tregonte nje pershkrim komplimentar ndaj virtyteve ‘tona’ superiore. Rracizmi i ri padyshim qe do te kishte efekte katastrofale per Juderine Evropjane. Hitleri i mbeshtetur ne paternat e vjeter te urrejtjes Kryqtare, hodhi idete e tija ne kryqezaten sekulariste kunder Cifuteve, pamundur qe te pranonte prezencen e nje rrace aliene ne token e paster Evropjane dhe Ariane.

Ne Evrope nuk pati ndonje Musliman te ngelur gjalle, por ne shekullin e nentembedhjte Britaniket dhe Francezet filluan qe te pushtojne tokat e tyre. Ne 1830 Francezet kolonizuan Algjerine, dhe ne 1839 Anglezet kolonizuan Adenin; ndermjet kesaj kohe ata morren Tunizine (1881), Egjiptin (1882), Sudanin (1898) dhe Libine e Marokun (1912). Ne 1920, edhe pse ata i premtuan vendeve Arabe se ata do te kishin pavaresine e tyre pas mundjes se Perandorse Turke, Britania dhe Franca e ndau Lindjen e Mesme ne mandate dhe protektorate.

Sot bota Muslimane e lidh Imperializmin Perendimor dhe misionarizmin Kristjan me Kryqezatat. Ata nuk jane gabim kur bejne keshtu. Kur gjeneral Allembi arriti ne Jeruzalem me 1917, ai deklaroi se tashme Kryqezatat ishin kompletuar, dhe kur Francezet arriten ne Damask, komandanti i tyre marshoi tek varri i Saladinit ne Xhamine e Madhe dhe uleriti: ‘Nous ravenons, Saladin!’ Perpjekjet misionare Kristjane i ndihmuan kolonialistet, duke u munduar qe te shkaterrojne kulturen tradicionale Muslimane ne vendet e pushtuara, dhe grupet lokale Kristjane, si Maronitet e Libanit, iu eshte dhene nje rrol teper i madh ne mbikqyrjen e protektorateve. Kolonialistet mund qe te argumentonin se ata po sillnin progress dhe iluminizem, por perpjekja ishte percuar me dhune dhe urrejtje. Pacifiki i Algjerise per shembull, morri shume vjet dhe rezistenca popullore u shtyp eger me masakra dhe reprezalje. Historiani bashkekohor Francez M. Baudrikourt na jep ne nje ide sesi ishte nje nga ndershkimet e Francezeve:

Ushtaret tane kur u kthenin nga ekspedita kishin turp nga vetvetja… rreth 18.000 peme ishin djegur, gra, femije dhe pleq u kishin vrare. Grate e mjera kishin tradite qe te mbanin unaza floriri ne veshe, kembe dhe krahe. Ne disa raste te pasiqe ato u lidhnin neper gjuhe, ato nuk mund tu hiqnin pasiqe vajzat u rritnin. Qe tiua merrnin ato, ushtaret tane e bene zakon qe tua prisnin atyre gjuhet dhe ti linin ato gjysem te gjalla.[34]

Kolonialistet e treguan urrejtjen e tyre themelore ndaj Islamit. Ne Egjipt, Lord Kromeri u tall me perpjekjen e intelektualit liberal Muhamed Abduh (vd. 1905) ndaj rishikimit te disa ideve tradicionale Islame. Islami, deklaroi ai, nuk reformohet dot, dhe Arabet ishin te pazote qe ta riperterinin shoqerine e tyre. Sic ai e shpjegonte ne punen e tij magjisteriale dy-voluminoze Egjipti Modern, Orientali ishte thellesisht femi dhe opozita diametrike e ‘jona’:

Sir Alfred Lyalli me tregoi njehere se: ‘Saktesia eshte e panjohur ne mendjen Orientale. Cdo Anglo-Indian duhet qe gjithnje ta kujtoje kete fjali.’ Karakteristike e mendjes Orientale eshte se ajo gjithnje do pasaktesine qe e degjeneron ate ne te kote.

Evropjani eshte nje arsyetues i zote; tregimi i fakteve nga ai eshte larg cdo paqartesie; ai eshte nje llogjikues natyral, edhe pse nuk mund te kete studiuar llogjike; ai eshte nga natyra skeptik dhe kerkon prove perpara se te pranoje ndonjee gje; inteligjenca e stervitur e tij punon si nje mekanizem. Por mendja e Orientalit, ne anen tjeter eshte si rruga e tij piktorale. Arsyeja e tij eshte me e kote qe mund te shpjegohet. Edhe pse Arabet e lashte arriten nje shkalle te larte ne shkencat dialektike, pasardhesit e tyre jane te manget nga ana llogjike. Ata jane shpesh te pazote per te nxjerre qofte edhe konkluzionin me te thjeshte nga cdo presime e thjeshte.[35]

Edhe pse shume shkollare Perendimor u munduan qe te kene nje afrim me objektiv ndaj botes Arabe dhe Muslimane, ky superioritet kolonial i bere shume njerez te mendojne se ‘Islami’ ishte poshte vemendjes serioze.

Sigurisht se kjo sjellje agresive Perendimore ka patur sukses per ta alienizuar boten Muslimane. Sot ndjenjat anti-Perendimore jane ne ngritje ne Islam, por ky eshte totalisht nje zhvillim i ri. Perendimi mund qe te kete patur fantazi te tija per Muhamedin si armikun e tij, por ne fakt shumica e Muslimaneve nuk kishin ndonje dijeni rreth Perendimit deri ne 200 vite me pare. Kryqtaret ishin te rendesishem ne historine Evropjane dhe paten nje influence shume te madhe ne identitetin Evropjan, sic kam argumentuar gjetke.[36] Por edhe pse ata ndikuan thellesisht jeten e Muslimaneve ne Lindjen e Afert, Kryqezatat kane patur shume pak efekt ne boten Islame, ku ato u pane thjesht si incidente kufitare. Zemra e Perandorise Islame ne Irak dhe Iran ishte totalisht e pa prekur nga ky agresion mesjetar Perendimor. Ata domethene, nuk kishin ndonje ide rreth Perendimit si armik i tyre. Kur Muslimanet menduan rreth botes Kristjane, ata nuk kishin ne mendje Perendimin, por Bizantin; ne ate kohe Evropa Perendimore u dukte barbare, paganisht e eger, qe ishte shume mbrapa botes se civilizuar.

Por Evropa e kapi vetveten, dhe bota Muslimane, qe ishte e zene me problemet e saja, nuk arriti te kuptonte se cfare po ndodhte. Ekspedita e Napoleonit ne Egjypt ishte nje hapes – sysh per mjaft njerez te mendjes ne Lindjen e Mesme, qe u impresionuan shume nga menyra e lehte dhe konfidenca e ushtareve Francez ne kete ushtri post-rrevolucionare. Muslimanet gjithnje iu paten pergjigjur ideve te kulturave te tjera, dhe shume u paten hedhur ne idete radikale te modernizimit Perendimor. Ne fund te ketij shekulli, pothuajse cdo intelektual me fame ne boten Islame ishte nje liberal dhe Perendimorizues. Keta liberal mund ta kene urrejtur imperializmin Perendimor, por ata besonin se liberalet e Evropes do te ishin ne anen e tyre dhe do te ishin kunder tipave si Lord Kromeri. Ata e admironin kualitetin e jetes Perendimore, qe dukeshin qe te kishin ndricuar mjaft ideale qe ishin qendrore ne traditen Islame. Por ne pesedhjete vitet e fundit ne e kemi humbur kete dashuri. Nje nga arsyet e alienizimit te botes Muslimane ka qene zbulimi i saj gradual i armiqesise dhe urrejtjes ndaj Profetit dhe fese se saj, qe eshte kaq thellesisht rrenjesuar ne kulturen Perendimore, gje te cilen ata e konsiderojne qe te influencoje politiken kunder vendeve Muslimane edhe ne epoken post-koloniale.

Sic shkrimtarja Siriane, Rana Kabani ve ne dukje ne Leter per ne Kristendom:

A eshte koncienca Perendimore jo-selektive? Perendimi ka simpati per Muxhahidinet Afgane, qe ngrihen nga spiunazhi Amerikan tamam si Kontrasit Nikaraguan, por nuk ndjen simpati per militantet Musliman qe nuk luftojne beteja per Luften e Ftohte te Perendimit, por shohin problemet e tyre politike. Ne kohen qe une po shkruaj, Palestinezet jane duke vdekur cdo dite ne Territoret e Pushtuara – rreth 600 te vdekur ne lajmin e fundit, rreth 30.000 te plagosur dhe 20.000 me burgim pa gjyq… por serisht Izraeli qendron nje demokraci ne syte e Perendimit, nje postbllok i civilizimit Perendimor. Cfare mund te jete dikush qe perdor keshtu standartesh dyfishe?[37]

Perendimi duhet qe te mbaje pergjegjesi per zhvillimin e nje Islami radikal, qe ne nje sens te fshehte i afrohet fantazive tona te lashta. Sot shume njerez ne boten Islame e rrefuzojne Perendimin si te pafe, te padrejte dhe dekadent. Disa shkollare Perendimor si Maksim Robinson, Roi Mottahedeh, Niki R. Kedie dhe Gilles Kepel po mundohen qe ta kuptojne kuptimin e kesaj trende te re sjellje Islame. Por si gjithnje perpjekjet per te gjetur nje kuptim objektiv dhe komprehensiv rreth krizave prezente ne boten Muslimane jane hall i pakices. Zera te tjere me agresive tregojne pak deshire qe te kuptojne, por ne te kundert reklamojne traditen e vjeter te urrejtjes.

Islami radikal nuk eshte thjesht i inspiruar nga urrejtja per Perendimin. Ai gjithashtu nuk qendron si nje levizje homogjene. Muslimanet radikal shqetesimin e tyre kryesor e kane qe te vene shtepine e tyrene rregull dhe te adresojne dislokimin kulturor qe shume kane pare ne kohet moderne. Eshte me te vertete e pamundur qe te gjeneralizosh rreth lindjes se kesaj forme ekstreme te religjionit. Ajo jo vetem se ndryshon nga vendi ne vend, por qofte edhe nga qyteti ne qytet dhe fshati ne fshat. Njerezit ndjehen te prere nga rrenjet e tyre: Kultura Perendimore ka pushtuar hapesirat e jetes se tyre. Qofte edhe furniture e shtepive te tyre ka pesuar ndryshime drastike dhe eshte kthyer ne nje shenje shqetesuese dominimi dhe humbjeje kulturale. Duke u kthyer drejt fese, shume prej tyre mundohen qe te kthene ne rrenjet e tyre dhe te rregullojne identitetin e tyre qe eshte nen rrezik. Por ne cdo vend, lloji i Islamit varion dhe eshte thellesisht i influencuar nga traditat dhe kushtet qe nuk jane specifikisht religjioze. Ne shikimin e librit Duke njohur Islamin, Religjionin dhe Shoqerine ne Lindjen e Mesme, Maikell Gilsenan argumenton se diferencat jane aq te medha nga nje lagje ne tjetren, saqe termi ‘Islam’ apo ‘fondamentalizem’ eshte thjeshte i paperdorshem per te definuar eksperiencat e njerezve ne Lindjen e Mesme te periudhes post-koloniale. Fenomeni eshte teper me kompleks sesa mediat mundohen qe te tregojne. Disa Muslimane ne nje zone mund te ndjejne ndoshta te njejtin sens qe martiret e Kordoves ndjene, kur kuptuan se kultura dhe tradita e tyre po zhdukej nga nje fuqi aliene.

Ne ne menyre konstante prodhojme stereotype te reja qe te shpjegojme urrejtjen tone te ingranuar kunder ‘Islamit’. Ne 1970-at ne u gjuanim nga imazhi i Sheikeve pafundesisht te pasur te naftes, ne 1980-at nga ajatollahet fanatike, dhe qe nga ceshtja e Selman Ruzhdies, ‘Islami’ eshte kthyer ne nje religjion qe terheq vdekje ndaj kreativitetit dhe lirise artistike. Por asnje nga keto imazhe nuk reflekton realitetin, qe eshte infinitivisht shume here me kompleks. Megjithate kjo nuk i ndalon njerezit qe te bejne gjykime jo te drejta. Rana Kabani citon dy thenie armiqesore nga Fai Weldon dhe Konor Kruise O’Brein. Ne Lopet e Shenjta, kontributi i saj ndaj debatit te Ruzhdies, Weldon shkruan:

Kurani eshte ushqim per jo-mendim. Nuk eshte nje poem ne te cilen nje shoqeri mund te bazohet sigurte. Ai i jep arme dhe fuqi mendimit policor – dhe mendimi policor jane te kollajt qe te marshojne dhe ata jane te frikshem. … Une e shoh ate si nje limit dhe tekts te limituar kur vjen ne komprehensimit e asaj qe une quaj Zot.[38]

Une mund te them se ky shpjegim nuk eshte ai qe une kam gjetur ne studimin dhe eksperiencen time me Kuranin dhe historine e Islamit. Por Konor Kruise O’Brein qe i kthehet tradites dhe e sheh cdo rrespekt per Islamin si tradheti, do te me quante mua hipokrite. Shoqeria Muslimane, shkruan ai:

duket thellesisht negative… ajo duket negative pse eshte negative… Perendimore qe pretendon ta admiroje shoqerine Muslimane, kur eshte akoma besimtar ne vlerat Perendimore, eshte ose hipokrit ose injorant apo dicka nga te dyja.

Ai konkludonte se: ‘Shoqeria Arabe eshte e semure, dhe ka qene e semure prej nje kohe te gjate. Ne shekullin e kaluar, mendimtari Arab (sic) Xhamaludin Afgani shkroi: ‘C’do Musliman eshte i semure, dhe ilaci i tij i vetem eshte Kurani.’ Fatkeqesisht semundja sa vjen e thellohet e ilaci nuk ben me dobi.’[39]

Por jo te gjithe kritiket marrin kete linje Kryqezatore. Mjaft shkollare ne shekullin tone jane munduar qe te zmadhojne kuptimin Perendimor rreth Islamit: Luis Masignon, H.A.R. Gibb, Henri Korbin, Annemarie Schimmel, Marshal G.S. Hodgson dhe Wilfred Cantwell Smith. Ata kane ndjekur hapat e njerezve si Pjetri i Rrespektueshem dhe Xhoni i Segovise dhe kane perdorur studimin shkencor qe te thyejne perzhudizmat e kohes. Feja ka qene ajo qe per shekuj me rradhe i ka ndihmuar anetaret e shoqerive njerezore qe kultivojne botekuptime serioze. Njerezit nuk kane qene gjithnje te suksesshem qe ti shprehin idete e tyre rreligjioze sic duhet, por ata kane ndihmuar nocionet e drejtesise, meshires, respektit dhe dashurise per te tjeret, qe te krijonin nje standard me te cilin ne mund te masim sjelljet tona. Nje studim serioz i Islamit tregon se per 1400 vjet, idealet e Kuranit kane kontribuar ne mase te madhe ne mireqenien e Muslimaneve. Disa shkollare, si shkollari i famshem Kanadez Wilfred Cantwell Smith, kane shkuar aq larg saqe te thone se “segmenti Musliman i shoqerise njerezore mund te lulezoje vetem nese Islami eshte i forte dhe jetesor, eshte i paster, kreativ dhe kumbues.’[40] Pjese e problemit Perendimor eshte se per shekuj, Muhamedi u ka pare ne ate si antiteza e shpirtit rreligjioz dhe si armik i civilizimit. Por ne vend te kesaj, ndoshta, ne duhet qe te mundohemi qe ta shohim ate si nje njeri te shpirtit, qe mundi te sjelle paqe dhe civilizim per njerezit e tij.

——————————————————————————–

[1] John of Joinville, The Life of St Louis, trans. Rene Hague and ed. Natalis de Wailly (London, 1955), p.36

[2] Paul Alvaro, Indiculus Luminosus, cituar ne R.W. Southern, Western Views of Islam in the Middle Ages (London, 1962), p. 21.

[3] Perfektus ndoshta ishte versioni Latin i emrit Arab Al-Kamil (i kompletuar): martiret e tjere u quanin Servus Dei, qe mund te ishte Abdullah (rob i Zotit).

[4] Paul Alvaro, Vita Eulogii, cituar nga Norman Daniel, The Arabs and Medieval Europe (London and Beirut, 1975), p.29.

[5] II Selanikasve 1:4-8. Autori nuk ishte Shen Pali: letra eshte shkruar pas vdekjes se Palit.

[6] Revelata 19: 19

[7] Gesta Francorum or the Deeds of the Franks and Other Piligrims to Jerusalem, trans.. Rosalind Hill, (London, 1962). p. 22.

[8] Southern, Western Views of Islam, p. 29

[9] Cituar nga Danieli ne, The Arabs and Medieval Europe, fq.35.

[10] The Comedy of Dante Alighieri, Kenga I: Ferri, perkth. Dorothy L. Sayers (London, 1949), Kenga XXVIII: 22-7, p. 246.

[11] Gesta Regum, cituar nga Southern, Western Views of Islam, fq. 35.

[12] Chronicon, ibid, fq. 36

[13] Cituar nga Benjamin Kedar, Crusade and Mission; European Approaches to the Muslims (Princeton, 1984), fq. 99.

[14] Ibid, fq. 101

[15] Cituar ne Regine Pernoud, The Crusaders, perkth. Enid Grant (Edinburgh dhe Londer, 1963), fq. 221

[16] Ibid

[17] Kedar, Crusade and Mission, fq. 125 – 6.

[18] Cituar nga Pernoud, The Crusaders, fq. 222-3.

[19] Umberto Ecco, ‘Dreaming of the Middle Ages’, ne Travels in Hyper-Rhyne, perkth. William Weaver (London, 1987), p. 64

[20] Southern, Western Views of Islam, pp. 79 – 80.

[21] Daniel, The Arabs and Medieval Europe, p. 302.

[22] Norman Daniel, Islam and the West: The making of an Image (Edinburgh, 1960), fq. 284 – 5.

[23] Cituar nga Edward W. Said, Orientalism: Western Conceptions of the Orient (New York dhe Londer, 1985 edn), fq. 66.

[24] Humphry Prideaux, The Nature of Imposture, Fully Displayed in the Life of Mahomet (ed. 7, Londer 1708), fq. 80.

[25] Daniel, Islam and the West, fq. 297.

[26] Ibid., fq. 300.

[27] Ibid., fq. 290.

[28] The Decline and Fall of the Roman Empire, ed. Dero E. Saunders, Londer, 1980. fq. 657-8.

[29] On Heroes and Hero – Worship (London, 1841), fq. 63

[30] Cituar nga Said, Orientalism, fq. 172.

[31] Ibid.

[32] Ibid., fq. 171.

[33] Ibid., fq. 149.

[34] M. Baudricourt, La Guerre et le gouvernement de l’Agerie (Paris, 1853), fq. 160.

[35] Cituar nga Said, Orientalism, fq. 38.

[36] Holy War: The Crusades and Their Impact on Today’s World (London, 1988).

[37] Rana Kabani, Letter to Christendom (London, 1989), fq. 54.

[38] Fay Weldon, Sacred Cows (London, 1989), fq. 6, 12.

[39] Conor Cruise O’Brien, The Times, 11 May 1989.

[40] Islam in Modern History (Princeton and London, 1957), fq. 304 – 5.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit