0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Muhamedi, kosovari që po njihet si hero i Venedikut

Më të lexuarat

Muhamed është emri i kosovarit 27 vjeçar që mediat lokale të Venedikut e kanë shpallur hero pas përpjekjes për të shpëtuar një të moshuar që po mbytej në lum në këtë qytet.
“Isha duke e kaluar urën, kur e pashë që një person kishte rënë nga ajo dhe ishte hedhur në lum. Më shikoi drejt në sy i dëshpëruar. Nuk mendova dy herë dhe u zhyta menjëherë për ta shpëtuar”, ka thënë imigranti kosovar.

Ai tregoi se e kishte nxjerrë në breg të gjallë, por personi kishte vdekur pak kohë më vonë në spital.

Muhamedi ka 5 vjet në Itali dhe punon në ndërtimtari kohë pas kohe.

Ai refuzoi shpërblimin dhe kaloi një natë në spital për shkak se u sëmurë, por gjithçka që dëshiron është një punë e rregullt në Itali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit