8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Muhamed, emri mysliman më i preferuar në Londër

Më të lexuarat

Emri Muhammed ndodhet në mesin e dhjetë emrave më të popullarizuar në Londër, prindërit u kanë vendosur vitin e kaluar këtë emër 3.908 foshnjave të sapolindura.

Një hulumtim i kryer në Britani të Madhe zbulon se emri mysliman Muhamed është njëri nga emrat më të shpeshtë, të cilin prindërit ua vendosin fëmijëve të tyre në kryeqytetin britanik Londër dhe në lagjen Midlands.

Raporti i publikuar nga Instituti Kombëtar për Statistika (ONS) që mban titullin “Emrat e foshnjave në Angli dhe Uells”, flet se emrat më të popullarizuar vitin e kaluar kanë qenë “Oliver” për gjininë mashkullore dhe “Olivia” për gjininë femërore.

Të paktën 5.017 foshnjave të gjinisë femërore të lindura vitin e kaluar, u është vendosur emri Olivia, i ndjekur ky emër nga emrat Amelia, Emily, Isla dhe Ava.

Sa i përket foshnjave të gjinisë mashkullore, 6.623 kanë marrë emrin Oliver, ndërsa emrat tjerë më të popullarizuar janë edhe Harry, George, Jack dhe Jacob.

Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se emri Muhammed ndodhet në mesin e dhjetë emrave më të popullarizuar, saktësisht 3.908 foshnja kanë marrë emrin Muhammed.

ONS thotë se emri Muhamed ishte një nga emrat më të shpeshtë te foshnjat meshkuj në kryeqytetin Londër dhe në rajonin e Midlands.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londra, ka 8,6 milionë banorë, nga të cilët 12 për qind janë myslimanë. Në Britani gjithsej ka tre milionë myslimanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit