10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Muhamed, emri më i shpeshtë në Londër

Më të lexuarat

Një hulumtim i kryer në Britani të Madhe zbulon se emri musliman Muhamed, është njëri nga emrat më të shpeshtë të cilin prindërit ua lënë fëmijëve të tyre në kryeqytetin britanik Londër dhe në rajonin Midlands.

Raporti i publikuar nga Instituti Kombëtar për Statistika (ONS) që mban titullin “Emrat e foshnjave në Angli dhe Uells”, flet se emrat më të popullarizuar vitin e kaluar kanë qenë “Oliver” te gjinia mashkullore dhe “Olivia” te gjinia femërore.

Të paktën 5.017 foshnjave të gjinisë femërore të lindura vitin e kaluar, u është dhënë emri Olivia, ndërsa ndiqet nga emrat Amelia, Emily, Isla dhe Ava.

Sa i përket foshnjave të gjinisë mashkullore, 6.623 sosh kanë marrë emrin Oliver, ndërsa emrat tjerë të popullarizuar janë edhe Harry, George, Jack dhe Jacob.

Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se emri Muhammed ndodhet në mesin e dhjetë emrave më të popullarizuar, më konkretisht, 3.908 foshnja kanë marrë emrin Muhammed.

ONS thotë se emri Muhamed ishte një nga emrat më të shpeshtë te foshnjat meshkuj në kryeqytetin Londër dhe në rajonin e Midlands.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londra, ka 8.6 milionë banorë, nga të cilët 12 për qind janë muslimanë. Në Britani gjithsej ka tre milionë muslimanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit