-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Muftinia e Gostivarit ndanë pako ushqimore për familjet në nevojë

Më të lexuarat

Në vigjijte të festës së madhe të Kurban Bajramit, Muftinia e Gostivarit në bashkëpunim me Qendrën Tregtare “ETC”, bënë shpërndarjen e rreth 100 pakove për familjet në nevojë, transmeton Radio Vala.

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes, muftiu i Gostivarit, hfz. Shaqir ef.Fetahu, theksoi se donacioni nga Qendra Tregtare “Elkos – ETC”, në Gostivar, do të mundëson që familjet në nevojë të mos ndjejnë mungesën e produkteve elementare ushqimore në një ditë të bekuar sic është Kurban Bajrami, duke shprehur me këtë rast mirënjohje për drejtuesit e Kompanisë për këtë akt human.

“Në ditën që ne i themi “Arife Bajrami”, në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, jemi duke ndarë ndihma për të gjithë ata familje që kanë nevojë dhe sadopak të gëzojmë anëtarët e tyre. Për këto ndihma falenderojmë menaxherin e kompanisë “Elkos-ETC”, Besnik Reka, i cili pati dëshirë që këtë ndihma t’i ndajë përmes Muftinisë së Gostivarit”, tha mes tjerash muftiu Fetahu.

Besnik Reka, menaxher në Qendrën Tregtare “Elkos – ETC”, falënderoi muftiun Shaqiri për përkrahjen në realizimin e këtij aksioni humanitar, duke shtuar se kjo kompani edhe më herët kishte dhënë mbështetje për njerëzit në nevojë sic ishte rasti me vërshimet në regjionin e Tetovës.
“Kësaj radhe ne shprehëm dëshirën që të japim kontributin tonë për të ndihmuar të varfërit në regjionin e Gostivarit me shpërndarjen e rreth 100 pakove me produkte ushqimore”, tha mes tjerash Reka.

Ndihmat e siguruara nga “ETC”, Muftinia e Gostivarit do t’i ndajë sonte përmes Këshillave të Xamive në gjithë territorin e vjetër të Komunës së Gostivarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit