-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Muaji i Ramazanit është rrugë e kthimit tek Krijuesi

Më të lexuarat

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë.

Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Gjëja që më së shumti i bënë dobi besimtarit në këtë muaj është teubeja dhe kthimit te Krijuesi i vet, llogari a vetvetes dhe kontrolli i së kaluarës së tij. Dera e teubes është e hapur, dhuratat e Zotit tënd pa ndalë të vijnë, mirëpo ku është penduese dhe ia që falje kërkon?!

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

Ky muaj është sezonë e teubes dhe faljes, koha ma e shtrenjtë se çdo gjë që është e shtrenjtë, ma e çmuar se çdo gjë që është e çmuar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu e shtrinë dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kjo vazhdon derisa të del dielli nga perendimi”. (Muslimi).

Na kemi shumë gabime, mirëpo Falja e Tij është edhe ma e madhe, kemi shumë mëkate, mirëpo Mëshira e Tij është edhe ma e madhe. Ai vazhdmisht na jep, kurse ne vazhdmisht bëjmë mëkate. Edhe pse mëkatet dota skanë të ndalur, dhuratat e All-llahut poashtu skanë të ndalur.

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran: 135).

Nuk vazhdojnë edhe më tej në mëkate, në gabime dhe vepra të këqija. Nëse gabojnë pendohen, nëse rëshqasin kërkojnë falje, kurse All-llahu ua falë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Vaj për atë njeri që e takon muajin Ramazan dhe nuk i falen mëkatet”. (hadithi është sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Pra, është shansë që nuk përsëritet, rrallë herë kthehet, për këtë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë vepra të mira. Ky muaj ti shlyen mëkatet e tërë vitit që i ke bërë, nëse jemi të sinqertë me All-llahun në këtë muaj dhe nëse i largohemi mëkateve të mëdha. Të gjitha mangësitë që i kemi pasur gjatë tërë vitit, të gjitha dobësitë përmirësohen në këtë muaj. Na tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadith Kudsi se All-llahu ka thënë:

“Robët e Mi. ju bëni mëkate gjatë ditës dhe natës, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, kërkoni falje prej Meje që tua fali”. (Muslimi).

Nga natyra jonë, ne jemi mëkatar, mirëpo disa prej neve pendohen dhe kërkojnë falje nga All-llahu, kurse disa të tjerë insistojnë në mëkate dhe tregohen kryelartë. Ky njeri është duke u larguar nga rruga e udhëzimit .

O i Mëshirshëm, pendohem te Ti nga gabimet që i ka bërë shpirti im, mëkatet e mija janë shtuar shumë, ankohem te Ti nga mëkatet dhe turpin që jam duke i bërë.

Tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

“Biri i Ademit, çdo herë që më lutesh dhe më shpreson, Unë ti fali të gjitha mëkatet që i bënë”. (hadithi sahih, Tirmidhiu).

O agjërues, ky muaj është shansë e jona për pendim, këto ditë janë prehu ynë, andaj duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Nxito të pendohesh para se të vjen shpirti për të dalur, asnjë mëkat mos e nënçmo, sepse veprat vlerësohen sipas fundit. Vitin e kaluar kanë agjëruar shuëm njerëz me ne, mirëpo pastaj kanë shkuar te Zoti i tyre i Vërtetë, të cilit i takon gjykimi dhe Ai është llogaritësi më i shpejtë. Ata kanë shkuar me veprat e tyre dhe i kanë lënë pas vehtes gjurmët e tyre.

Vj për ne. Çka do të përgjigjemi dhe çka do të themi në atë ditë të vështirë. All-llahut i ankohemi për ngurtësinë e zemrave tona. Për çdo ditë këshilluesi i vdekjes na troket në derë.

Prej shenjave të pranimit të agjëruesve është vërtetësia në teube, vendosshmëria për moskthim dhe keqardhja për mëkatin që ke bërë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni”. (Esh-Shura: 25).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është jeta ime, nëse nuk bëni mëkat, All-llahu do të sjell njerëz që bëjnë mëkat dhe kërkojnë falje prej All-llahut për këto mëkate, e All-llahu ua fal”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kur ka mundësi të pendohet ai që nuk pendohet në këtë muaj?!

Kur kthehet te All-llahu ai njeri që nuk i kthehet All-llahut në këtë muaj?!

Disa agjërues sjellen mirë dhe veprojnë vepra të mira në këtë muaj, mirëpo kur kalon ky muaj dhe përfundon agjërimi, ata përsëri i kthehen gjendjes së mëparshme duke e prishur atë që e ka rregulluar në këtë muaj dhe duke e pakësuar atë që e ka fituar në këtë muaj. Jeta e këtij njeriu kalon në ndërtim dhe rrënim. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Mos u bëni si ajo që e prish tjerrin e saj pasi të ketë dredhur fort…”. (En-Nahl: 92).

Shumica e selefit kur kalonte muaji i Ramazanit qanin nga ky shkak, u vinte keq nga ndarje nga ky muaj, nga shkaku i mirësisë së tyre të madhe, pastërtisë dhe ndriçimit së zemrave të tyre.

All-llahu ynë na jep sukses në ate që u ke dhënë sukses robërve Tu të mirë dhe na udhëzo në rrugë të drejtë.

Marur nga: “Durusus-Sijami fi Ramdani”. Aid Karni.

Shqip: Bekir Halimi/albislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit