Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani priti sot në takim shefen e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, zonjën Laila Omar me bashkëpunëtorë.
Ministri Agani ka uruar shefen e UNICEF-it për detyrën e re dhe e ka informuar atë lidhur me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës dhe procesin e reformave në këtë sektor.
Në këtë takim është vlerësuar lart bashkëpunimi i mirë midis Ministrisë së Shëndetësisë në fushën e imunizimit të fëmijëve në Kosovë, në fushën e pasurimit të miellit me acid folik dhe përdorimin e kripës së jodizuar, fushën e kontrollit të duhanit si dhe është biseduar edhe për projektet e përbashkëta në fushën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve në Kosovë.
Ministri Agani dhe zonja Omar janë pajtuar se partneriteti midis MSh-së dhe UNICEF-it është në interes të avancimit të disa fushave të shëndetësisë kosovare, prandaj edhe u shpreh zotimi që ky partneritet të vazhdohet.kohaislame