2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mrekullitë e domates

Më të lexuarat

Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë. Lëngu i freskët i domates mund të përdoret dhe kundër sëmundjve inflamatore të lukthit. Domatja e freskët ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe jo rrallë herë përdoret nga femrat, si një produkt kozmetike.

Domatja është një perim “modern” sepse është i varfër me kalori, ka një përqindje të lartë mineralesh dhe oligomineralesh. Është e pasur me ujë dhe e kompletuar me të gjitha vitaminat e tretshme në ujë. Të gjitha këto veti e bëjnë domaten një ekuilibrues ushqimor.

Një konsum konstant i domates lehtëson tretjen e ushqimeve të pasura me amidon (patatja, orizi dhe brumërat) dhe ndihmon edhe në eleminimin e proteinave të tepërta, të shkaktuar nga konsumimi i tepërt i mishit.

Pra, domatja është stimuluese e punimit të stomakut. Prania e acidit malik, acid arabik dhe acid laktik ndihmon stomakun kur ka mungesë aciditeti; stimulojnë gjendërrat e pështymës dhe hapin oreksin. Domatja ka edhe veti dizintoksikuese në saj të pranisë së squfurit brenda saj.

 

Domatja ka një burim të rëndësishëm vitaminash. Mjafton një domate për të mbuluar 40% të nevojës ditore për vitaminë C (25mg/100g) e cila lehtëson thithjen e hekurit dhe ndihmon në prodhimin e hemoglobinës dhe të rruazave të kuqe në palcën e kockave. Vitamina A ndodhet nën formën e BETAKAROTENIT(610mcg/100g) që i jep ngjyrën domates.

Një domate prej 100 gram mbulon 15% të nevojës ditore për vitaminë A. Vitaminat e grupit B janë në vlera të ndryshme, të pranishme në domate dhe në gjendje të favorizojnë oksigjenizimin e qelizave.

Domatja si parandaluese sëmundjesh

Batakaroteni i domates që transformohet në vitaminën A në trupin e njeriut ndihmon në mënyrë të jashtëzakonshme për një jetë të shëndetshme. Vitamina A ka efekte të shumëfishta: ndihmon në riparimin e shumë problemeve vizive, stimulon rritjen e kockave, zhvillimin dental, ndihmon për të mbajtur lëkurën e shëndetshme.

Vitamina A është parandaluese e infeksioneve polmonare, e rëndësishme për njerëzit duhanpirës, dhe njerëzit që jetojnë në qytete me shumë smog.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit