8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mrekullia në përkujdesjen për të moshuarit

Më të lexuarat

Xhasim El-mutava

 

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë: (Rum, 54)
Në këtë ajet, Allahu përshkruan etapat në të cilat kalon njeriu gjatë jetës së tij. Fillimisht ai lind i dobët, i pafuqishëm dhe i varur nga prindërit dhe të tjerët. Më pas, ai fillon t’a marrë veten dhe pak nga pak shkëputet nga varësia, duke u mbështetur në forcat e tij. Në fund të jetës, kthehet sërish dobësia dhe ligështia dhe kjo i përket etapës së pleqërisë.
Duke qenë se Kurani fisnik e përmend pleqërinë që para 1.400 vitesh dhe nxit për përkujdesje për personat që i përkasin kësaj moshe, padyshim që këtu kemi të bëjmë me mrekulli sociale. Tek të moshuarit, hyjnë dhe prindërit, për të cilët Zoti thotë:” (Isra, 23)
Të moshuarit dhe pleqtë, kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë. Diçka e tillë konsiderohet si normale tek ne. Megjithatë, konsiderohet edhe si mrekulli sociale, pasi për të flitet që para 1.400 vitesh.
Duke folur rreth kësaj shtrese shoqërore dhe duke kontribuar në përkujdesjen ndaj tyre, padyshim që kjo është një mrekulli më vete dhe kontribut i madh shoqëror.
Profeti Zekerija a.s, kur iu lut Zotit për t’i dhuruar një djalë, iu përgjërua duke i përmendur dhe moshën e tij të shtyrë dhe thinjat që i kishin mbuluar kokën.
“O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!” (Merjem, 4)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filluan të kujdesen për të moshuarit vetëm në vitin 1945, kurse në Britani në vitin 1956. Pra, flasim vetëm për pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vite më parë. Ndërkohë që Kurani famëlartë dhe suneti i Profetit a.s, flasin dhe i kushtojnë rëndësi shtresës së moshuarve që para katërmbëdhjetë shekuj.

Dr. Zaglul Nexhar:”Nga madhështia e Islamit është se Zoti cakton dispozita dhe norma për disa çështje, pasi e din se njeriu mund të rrëshqasë në ato gjëra. Një ndër këto çështje është edhe vdekja.
Njeriu e fillon jetën me një gjendje dobësie dhe ligështie. Më pas, me ardhjen e viteve të rinisë, ai fiton forcë dhe energji që nuk i kishte më parë. Është për të ardhur keq që shumë të rinj e çojnë dëm këtë periudhë jete dhe këto energji, duke i përdorur në vendin dhe mënyrën e gabuar. Kështu, ata shkatërrojnë të ardhmen e tyre.
Njeriu, duke i ruajtur shqisat dhe gjymtyrët e tij në rini, do të përfitojë prej tyre edhe në pleqëri. Por nëse i shpërdoron në rini, do i mungojnë në pleqëri.
Për këtë, Zoti thotë në Kuranin famëlartë: (Rum, 54)
Me anë të këtij ajeti, Zoti i konfirmon njeriut që këtë trajektore e përshkon çdo qenie dhe gjallesë mbi tokë. Një njeri i mençur, duhet të përfitojë dhe t’a shfrytëzojë për mirë periudhën e rinisë. Ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm që rinia, ashtu si shëndeti dhe energjitë, nuk janë të përhershme. Ai duhet të pregatitet edhe për pleqërinë.
Kurani thekson se çdo njeri ka një jetë të caktuar, nga e cila do të ndahet një ditë. Afati përfundimtar nuk ka lidhje me rininë apo pleqërinë, as me sëmundjet dhe as me shëndetin, as me forcën dhe as me dobësinë.
Thotë profeti Muhamed a.s në një hadith:” Njeriu qëndron në barkun e nënës së tij dyzet ditë në formen e spermës. Më pas kthehet në gjak të ngjizur për dyzet ditë. Më pas merr formën e mishit të përtypur dhe qëndron në këtë formë dyzet ditë. Pastaj i vjen meleku që i jep shpirtin dhe i shkruan rizkun, afatin e vdekjes dhe nëse do të jetojë i lumtur apo i vuajtur.”
Shohim që afati kur do të ndahemi nga kjo botë është i paracaktuar që para se të lindim. Duke qenë se momenti kur do të ndahet nga kjo jetë është i caktuar, njeriu duhet të pregatitet për këtë moment që në rini.
Perëndimi përpiqet që të zbulojë ilaçe dhe hormone të cilat e zgjasin jetën. Diçka e tillë është e pamundur, pasi vitet e jetës na caktohen që para se të lindim. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”
“Ai i ka krijuar vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” (Mulk, 2)
Njeriu duhet të punojë punë të mira, me qëllim që të mos e befasojë vdekja një ditë dhe të dalë para Zotit kokëulur dhe i turpëruar.
Thotë Profeti a.s
Në këtë hadith, Profeti a.s thotë se njeriu sado të jetojë dhe sado pasuri të ketë, përsëri do ketë dëshirë që t’a shtojë si pasurinë ashtu dhe jetën.
Nëse do të hidhnim një vështrim mbi fetë, rrymat dhe filozofitë e ndryshme, do të gjenim se të gjithë janë të interesuar për zgjatjen e jetës së njeriut. Që para tre mijë vitesh, në civilizimin kinez u shfaq një rrymë e cila interesohej për zgjatjen e jetës së njeriut mbi tokë. Për këtë, ata i kushtuan rëndësi shkencës së mjekësisë dhe filluan të shpikin medikamente dhe metoda të ndryshme, që i shërbenin qëllimit të tyre. Kështu, ata filluan të përdorin masazhin e këmbëve, të kokës dhe të trupit, gjilpërat kineze etj…
Një ndër metodat e tyre për të pasur një shëndet të mirë, është se ujin e pijnë të nxehtë. Këtë e bëjnë më shumë se pesë herë në ditë. Ashtu siç e shohim me rëndësi aktivitetin fizik, sidomos ecjen. Nëse dikush prej nesh do të vizitojë Kinënë, do të shohë një numër të madh njerëzish që dalin në mëngjes për vrap dhe sport. E gjitha kjo, për të pasur një fizik të shëndetshëm dhe për të zgjatur jetën.
Islami u ka kushtuar një rëndësi dhe kujdes të veçantë të moshuarve dhe pleqve.”

Dr. Zaglul Nexhar:”Nëse njeriu nuk ka besim në Zotin dhe nuk ka besim të palëkundur në faktin se një ditë do të takohet me Krijuesin e tij, ndihet i braktisur dhe i pashpresë në vitet e pleqërisë. Duke qenë se në këtë moshë shqisat e tij janë dobësuar, mundësitë shoqërore dhe financiare janë kufizuar, shumica e shokëve kanë vdekur dhe ai vetë nuk angazhohet me diçka që e relakson dhe i fal qetësi, padyshim jeta e tij do të jetë shumë e dëshpëruar.
Për këtë, Profeti a.s porosit që të gjithë vuajtjet, sëmundjet, problemet dhe hallet e pleqërisë sidomos, t’i konsiderojë si mundësi për t’u pastruar nga gjynahet, ngritje të gradës në xhenet dhe afrim me Sunduesin e gjithësisë.
Thotë Profeti a.s
Në një hadith tjetër thotë
Edhe pse në pleqëri dobësohet fiziku dhe ulet rezistenca, kjo periudhë konsiderohet si periudha e pjekurisë mendore dhe urtësisë. Shumë vlera, njeriu nuk i kupton veçse në pleqëri. Prandaj, kontributi më i mirë që njeriu mund t’i japë një shoqërie, është në këtë moshë.
Nëse njeriu bindet me vërtetësinë e mesazhit të tij në këtë botë dhe bën pjesë tek njerëzit e ditur, ai do i ofrojë njerëzimit perla nga më të dobishmet. Dijetarët më të mëdhenj, kanë qenë më produktivë pikërisht në moshën e pleqërisë.
Por nëse nuk hyn tek njerëzit e ditur, atëherë ka në dorë të bëjë bamirësi, t’i këshillojë njerëzit dhe t’i orientojë drejt besimit në Zot, të kujdeset për jetimët dhe të pastrehët.
Në Palestinë janë ngritur shumë vakëve të cilat janë vënë në shërbim të shtresës së moshuarve. Në këto vakëfe, atyre u sigurohet ushqimi, qëndrimi dhe veshja.
Thotë Profeti a.s:”
Kështu, respekti ndaj të moshuarve dhe përkujdesja, është nga parimet dhe vlerat islame.
Sot, shkenca moderne pretendon se do të shpiken hormone me anë të cilave do të mundësohet zgjatja e jetës. Madje, disa prej tyre pretendojnë se do të munden të gjejnë ilaçin e vdekjes, duke i falur njeriut përjetësinë.
Diçka e tillë bie ndesh me ligjet e jetës mbi tokë. Ne shohim që gjithçka në univers vdes dhe shuhet. Yjet shuhen, kafshët ngordhin, bimët thahen dhe njeriu vdes. Prandaj, përjetësia është e pamundur për krijesat. Ajo i shkon për shtat vetëm Krijuesit të gjithësisë. Përjetësi pa vdekje, për krijesat nuk mund të ketë.
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:” (Al Imran, 185)
Zoti i drejtohet profetit Muhamed a.s me fjalët (Enbija, 34)
“Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj) (Rad, 38)
Ne muslimanë besojmë se vdekja nuk ka të bëjë me sëmundjen dhe shëndetin, as me pleqërinë dhe rininë, as me fuqinë dhe ligështinë. Vdekja është vendim i Zotit të plotpushtetshëm.
Muslimani duhet të ketë një pikëpamje të veçantë rreth kësaj çështjeje. Para disa javësh, në Ebu Dhabi u mbajt një konferencë ku disa muslimanë diskutuan mbi zgjatjen e jetës.
Unë ndërhyra dhe u thashë:”Është e pamundur që njeriut t’i zgjatet jeta. Ne mund të themi që përmirësohen kushtet e jetesës dhe ushqimi, sidomos për të moshuarit, gjë e cila u jep forcë. Ashtu siç ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësor edhe ilaçet e ndryshme. Kurse përsa i përket jetës, ajo i përket vetëm Zotit.”
Një herë më erdhi një person dhe më tha se shkencëtarët perëndimorë pretendojnë se kanë zbuluar disa hormone të cilat ndikojnë në zgjatjen e jetës. Unë i thashë se kjo është e pamundur. Ajo që mund të bëjë shkenca dhe mjekësia, është se mund t’a ndihmojnë njeriun të ketë një shëndet më të mirë, sidomos gjëtë pleqërisë.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Kush e mendonte më parë se pleqëria ka edhe anët e saj pozitive!
Tre biznesmenë vendosën të sensibilizojnë shoqërinë ku jetonin me disa vlera dhe morale, të cilat gjenden në fenë dhe trashëgiminë islame. Ata vendosën të kontribojnë në sensibilizimin e shoqërisë mbi respektin ndaj të moshuarve, sidomos prindërve. Kështu, ata u morën vesh me një stilist veshjesh në Francë dhe i kërkuan që sipër veshjeve të shkruajë disa shprehje. Prodhimin e këtyre veshjeve e bënë në Turqi dhe menjëherë filluan t’i shpërndajnë në tregjet publike.
Në disa këmisha ishte shkruar “Më merr malli për kafenë e nënës”, kurse nga pas ishte stampuar një filxhan kafeje.
Në modelin e dytë të veshjeve, ishte shkruar “Nëna simbolizon rrugën për xhenet”.
Në modelin e tretë të veshjeve shkruhej “Respekt, respekt, respekt” kurse nga pas shkruhej “për nënën”.
Të gjithë këto, ishin disa ide për të përkrahur dhe përhapur vlerat tona sociale. Projekte të ngjashme presim të bëjnë edhe biznesmenët e tjerë.
Vlerat nuk kemi përse t’i marrim nga perëndimi. Na mjaftojnë produktet ushqimore dhe industriale në këtë çështje.
Nëse edhe ne do të promovonim projekte nxitëse të vlerave dhe kulturës tonë, si ai i tre biznesmenëve të mësipërm – padyshim që do të mirëpriteshin nga publiku, pasi u drejtohen atyre me vlera dhe kulturën që e njohin dhe e duan. Është kjo ajo që presim nga biznesmenët muslimanë: Tregtinë t’a bëjnë me botën islame, prodhimin në botën islame dhe shitjet në botën islame, duke kontribuar edhe në përhapjen e vlerave dhe kulturës tonë.
Diçka e tillë ka vlerë edhe për popujt dhe gjuhët e ndryshme si ajo angleze, franceze, kineze etj… Kështu do të kontribonim direkt në përhapjen e vlerave islame në mbarë botën.

Dr. Zaglul Nexhar:”Një besimtar e kupton që pleqëria është një periudhë sprove prej Zotit, ku njeriu përjeton dobëzi fizike dhe mendore, të shoqëruar ndoshta edhe me probleme sociale dhe ekonomike. Por nëse ai e din që kjo periudhë është edhe për pastrimin e gjynaheve dhe pastrimin e shpirtit, ai do e pranojë dhe do e kalojë më kollaj.
Thotë Zoti në një hadith kudsij
Një të moshuari, nuk i shkon për shtat që të veprojë vepra të shëmtuara dhe që e errësojnë dritën e thinjave të tij.
Muslimani duhet t’a kuptojë se kjo moshë është sprovë dhe mjet për pastrimin e shpirtit dhe të zemrës.
Thotë profeti Muhamed a.s
Prandaj, çdo krizë, çdo problem ekonomik, çdo sëmundje etj… besimtari duhet t’a konsiderojë si mundësi pastrimi shpirtëror.
Sado të rënda qofshin sprovat, një besimtar nuk duhet të demoralizohet dhe t’i braktisë veprat e mira. Thotë Profeti a.s
Nëse dikush është i ditur, duhet të vazhdojë të japë kontributin e tij në këtë fushë. Nëse dikush është mendimtar, duhet të vazhdojë të kontribojë. Nëse dikush ka qenë reformator, le të vazhdojë me reforma në shoqërinë ku jeton. Vetëm kështu, pleqëria bëhet më e lumtur dhe heq larg vetes depresionin, mërzinë dhe vuajtjet.
Edhe pse perëndimi shquhet për të mirat materiale dhe jetën luksoze, pleqtë dhe të moshuarit atje braktisen dhe nuk u kushtohet vëmendja e duhur. Kjo u ndodh nga njerëzit më të afërt. Shumica e të moshuarve dërgohen në azile pleqsh, ku ndihen të vetmuar, të braktisur dhe pa ndonjë rol në jetë. Kjo është ndër vuajtjet më të mëdha të moshuarve.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Në fund të këtij emisioni, theksojmë se islami, Kurani dhe suneti i profetit Muhamed a.s, kanë folur rreth mrekullisë sociale që para katërmbëdhjetë shekujsh. Ndërkohë që në SH.B.A vetëm para gjashtëdhjetë vitesh, kurse në Britani vetëm para pesëdhjetë vitesh, ka filluar kujdesi për të moshuarit.
Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit