7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

MPT-76/ Njihuni me pushkën automatike që prodhohet në Turqi

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Fikri Ishik, në ceremoninë e dorëzimit të pushkës kombëtare për këmbësorinë tha se “Qëndrimi që aleatët tanë vendosën në ofensivën për paqe në Qipro solli nevojën për pajisjen në masë të lartë të Forcave të Armatosura të Turqisë me prodhim vendas”.

“Gjithashtu pas luftës kundër terrorizmit kryesisht në vitet 1990 dhe pasi disa vende kërcënuam me embargo Turqinë në kohët e fundit pas ngjarjeve rajonale, në të vërtetë tregon se ndodhemi në rrugën e duhur”,- tha Ishik në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të pushkës kombëtare për këmbësorinë (MPT-76) në fabrikën e armëve Institucioni Mekanik dhe i Industrisë Kimike (MKEK).

Ministri Ishik ka theksuar se, kjo është një krenari e veçantë.

Ai vuri në dukje se Forcave të Armatosura të Turqisë u është dorëzuar seria e parë e prodhimit në seri të pushkës MPT-76 e cila është zhvilluar me mundësitë vendase dhe kombëtare dhe e cila funksionon në të gjitha llojet e terrenit dhe kushtet e motit.

Ishik shprehu falënderimet për ata që kanë kontribuar në prodhimin e kësaj arme. “Nuk ka qenë e lehtë që këto territore të jenë atdhe për ne. Kemi nevojë po aq sa buka dhe uji për një demokraci të fortë, një ekonomi të fortë dhe forca të armatosura të fuqishme që këto territore të qëndrojnë atdhe për ne”, tha ai.

Më tej ministri turk theksoi se Turqia ka një prej forcave të armatosura më të fuqishme në botë.

“Në krye të forcës së Forcave tona të Armatosura ndodhet elementi njeri. Me të vërtetë kemi burimet tona të kualifikuara njerëzore. Pavarësisht se në kohët e fundit tradhtarët e FETO-s të infiltruar brenda Forcave të Armatosura kryen çdo veprim për t’i dobësuar, Forcat e Armatosura nuk humbën aspak nga fuqia e saj. Pas pastrimeve që kemi kryer në lidhje me këtë strukturë Forcat e Armatosura janë bërë edhe më të fuqishme. Është detyrë për atdheun që të pajisim me armët më të mira të botës burimet tona të kualifikuara njerëzore”, tha ministri Ishik, raporton AA.

Në vijim ai tha se “Ne po punojmë natë e ditë që forcave tona t’u dorëzojmë armë të prodhuara me mundësi vendase dhe ato kombëtare duke minimizuar varësinë nga jashtë. Qëndrimi që aleatët tanë vendosën në ofensivën për paqe në Qipro ka sjellë nevojën për pajisjen në masë të lartë të Forcave të Armatosura të Turqisë me prodhim vendas. Gjithashtu pas luftës kundër terrorizmit kryesisht në vitet 1990 dhe pasi disa vende kërcënuam me embargo Turqinë në kohët e fundit pas ngjarjeve rajonale, në të vërtetë tregon se ndodhemi në rrugën e duhur”.

Me një ceremoni të mbajtur në fabrikën e armëve MKE pushka kombëtare e këmbësorisë (MPT-76) e cila është prodhim vendas i projektuar nga inxhinierët turq iu dorëzua Forcave të Armatosura të Turqisë.

pushkat11-650x3581484149700 m9gRJPt MPT76_Eurosatory_2014_1_640

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit