10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

MPJ: Gjuriqi hyri në Kosovë i maskuar

Më të lexuarat

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, hapur ka provokuar sot në veri institucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, i cili hapur ka provokuar sot në veriinstitucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë.

“Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët. Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”, thekson MPJ në një komunikatë.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriqit dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevante në Kosovë.

“Kjo përpjekje e tij, i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë, flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike”, thuhet në këtë komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit