Në njoftim theksohet se në seancën APEK-së është miratuar “vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht” ndaj Turqisë
ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë ka deklaruar sot se vendimi i sotëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për vendosjen e Turqisë në proces të monitorimit është “politikisht i motivuar”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim theksohet se në seancën APEK-së është miratuar “vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht” ndaj Turqisë, ndërsa nuk u është përmbajtur zakoneve të nevojshme.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi vendimin për inkuadrimin e Turqisë në procesin e monitorimit. Në raportin lidhur me Turqinë më shumë kritika janë drejtuar ndaj procedurës pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, që u vendos pasi organizata terroriste FETO tentoi të kryejë grusht shtet në këtë vend më 15 korrik të vitit të kaluar.
Përfaqësuesi i delegacionit turk në APKE-së, Talip Kucukcan, në ankesën rreth vendimit të sotëm rikujtoi se raporti është përshkuar me parregullsi dhe gabime. Ai nënvizoi se raporti dhe vendimi ka qasje krejtësisht diskriminuese ndaj Turqisë, do të ketë pasoja negative për reputacionin e APKE-së në opinionin turk.