0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

MPB kurdis tenderin e ri për pasaporta

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke e kurdisur tenderin për pasaporta biometrike për t’ia dhënë kompanisë gjermane “Giesecke& Devrient”(G&D), e cila ka konkurruar në tender me një çmim prej 6 milionë e 631 mijë e 896 euro.
Kjo ministri vetëm formalisht e ka shpallur edhe këtë tender duke ia përshtatur specifikacionet e tenderit kësaj kompanie gjermane.

Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumentacione të cilat dëshmojnë se specifikacionet e tenderit që kanë të bëjnë me kriteret e sigurisë i janë përshtatur tërësisht operatorit ekonomik nga Gjermania, e cila ka bashkëpunim me kompaninë austriake OeSD, që ishte përfshirë në një skandal korrupsioni prej 1.4 milionë me pasaporta biometrike.

Në ueb-faqen zyrtare të kësaj kompanie po ashtu thuhet se pesë muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (2008), MPB ia kishte dhënë tenderin kompanisë “Giesecke & Devrient Security Group” për prodhimin dhe furnizimin me 600 mijë pasaporta dhe 400 mijë patentë-shoferëve, në kohën kur ministër i Punëve të Brendshme ishte Zenun Pajaziti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit