2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Mozilla nxjerr versionin për verifikimin e uebfaqeve

Më të lexuarat

Mozilla lëshoi versionin e parë beta të sistemit të saj të pavarur të shfletuesit për verifikim të uebfaqeve.

Versioni “Persona”, nisi gjatë ditës së enjte dhe Mozilla shpreson që do të arrijë të bindë komunitetin e zhvilluesve të uebit që ta provojnë atë. Sistemi “Persona” ishte lëshuar për herë të parë si një projekt eksperimentues i quajtur BrowserID në korrikun e vitit 2011 për të eliminuar nevojën për krijim dhe menaxhim të fjalëkalimeve dhe emrave të përdoruesve për uebfaqe të ndryshme.

“Persona” verifikon përdoruesit kundër uebfaqeve që mbështesin sistemin duke përdorur vetëm adresat e e-maileve ekzistuese. Përdoruesit kanë nevojë që të krijojnë një llogari në uebfaqen persona.org të Mozillas, të përcaktojnë një fjalëkalim dhe të shtojnë një apo më tepër adresa e-maili në llogaritë e tyre.

Posedimi i çdo e-mail adrese individuale verifikohet duke klikuar në një lidhje që dërgohet. Pas kësaj, nënshkrimi në një uebfaqe që mbështet verifikimin “Persona” është vetëm një proces prej dy klikimesh. Përdoruesit që tashmë nuk janë të qasur në persona.org do të kenë nevojë që të fusin edhe e-mailin edhe fjalëkalimin e Personas gjatë procesit të qasjes, derisa përdoruesit që tashmë janë verifikuar vetëm do të pyeten që të zgjedhin se cilën adresë e-maili të verifikuar duan ta përdorin.

“Persona” është konceptuar të jetë e ngjashme me sistemet e tjera të verifikimit si OpenID duke përdorur identitete të verifikuara. Sidoqoftë, “Persona” mbështetet në operimet kriptografike publike që kryhen në nivelin e shfletuesit pa ofruesin e identitetit, në këtë rast ofruesi i e-mailit. Kjo nënkupton që “Persona” ofron një nivel më të lartë të privatësisë teksa sistemi nuk përgjon veprimtarinë e përdoruesve të tij përgjatë uebit. “Ai krijon një mur mes qasjes tuaj dhe asaj që bëni sapo të jeni atje.

Historia e atyre faqeve që ju vizitoni ruhet vetëm në kompjuterin tuaj,” -thotë Mozilla në uebfaqen persona.org. Sidoqoftë, janë disa pengesa. Gjatë eliminimit të nevojës për të mbajtur mend disa fjalëkalime dhe emra të përdoruesit për çdo uebfaqe të vetme, “Persona” krijon një pikë të vetme të dështimit – fjalëkalimin në persona.org.

Nëse fjalëkalimi i një përdoruesi të Personas vidhet, ai mund të përdoret për të luajtur rolin e tyre, tha gjatë ditës së enjte me e-mail, udhëheqësi i projektit “Persona” në Mozilla, Ben Adida. “Natyrisht, nuk ka ndonjë rrugë rreth kësaj.” Kështu “Persona” nuk është shumë ndryshe nga aplikacionet për menaxhim të fjalëkalimeve që po ashtu mbështeten në një fjalëkalim mjeshtëror për të mbrojtur të gjitha identitet e përdoruesit.

Sidoqoftë , Mozilla planifikon që të fusë disa mekanizma shtesë mbrojtës për të trajtuar këtë çështje. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit