Sipas një deklarate zyrtare në faqen e Mozilla, thuhet se kompania do të fillojë së shpejti me platformën e saj të aplikacioneve e cila do të quhet Mozilla Marketplace.
Mirëpo, para se ta bëjë publik lajmin për platformën e saj të aplikacioneve, Mozilla kishte publikuar një ftesë për zhvilluesit, përmes së cilës ata ftoheshin t’i ngarkonin aplikacionet e tyre në platformë dhe t’i testojnë ato për funksionalitetin që kanë.
Pas lansimit të platformës, Mozilla ofron një numër opsionesh për përdoruesit, ndërsa qëllimi i saj është që të krijojë një spektër të gjerë aplikacionesh të cilat do të ofrohen për segmente të ndryshme përdoruesish, si dhe për pajisje dhe sisteme të ndryshme operative.
Ideja e përgjithshme e këtij projekti është që të ofrojë një vend për të gjithë zhvilluesit, dhe shfletuesit e internetit. / Telegrafi / kohaislame /