0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mourinho mbetet në Premier Ligë pas largimit nga Chelsea

Më të lexuarat

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka thënë se do të donte që të jetë trajner në Premier Ligë edhe pas largimit nga Chelsea.
 
Portugezi fitoi titullin e Premier Ligës për herë të tretë në Stamford Bridge.
 
Teksa insiston se dëshiron të mbetet te Chelsea, Mourinho shton se ka dëshirë që të mbetet në futbollin anglez edhe nëse pronari i Chelseat, Roman Abramovich, vendos ta largojë atë.
 
“Dita kur Abramovich të mendojë se nuk jam i mirë për Chelsea, dua të punoj dhe nëse është e mundshme në Angli”, ka thënë Mourinho për BBC-në.
 
“Deri sa Abramovich të thotë ashtu, nuk e shoh veten larg Chelseat. Çdo klub mund të vijë te unë dhe të më ofrojë projekt fantastik, pagë dy herë më të lartë se te Chelsea, por s’ka mundësi që të largohem. E shoh veten si trajner edhe në skuadra tjera, po, por e dua Chelsean dhe jam në duart e Abramovhicin dhe deri atëherë, unë do qëndroj këtu”, ka thënë Mourinho.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit