1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

MOTRA IME, MOS U VONO!!

Më të lexuarat

Ajo thotë:

Kur të martohem do të përmirësohem…

Kur të martohem burri im do të më zgjojë…

Kur të martohem do të mbulohem…

Kur të martohen burri do të ma mësojë Kur’anin…

Kur të martohem do të ndryshoj, do të bëhem më e mirë dhe do të bëj përpjekje më tepër në adhurime…

Kur të martohem do të falem më tepër dhe do agjëroj më tepër…

Kur të martohem do t’i edukoj fëmijët e mi sipas moralit më të lartë…

Motra ime, fillimisht ti bëhu e përqendruar që të formosh breza të drejtë…

Mos e ndërlidh çdo vepër që të drejton kah Zoti yt me burrin tënd. Nëse Allahu nuk ta mundëson që të martohesh, çka do të veprosh?!

Dije se Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli, pa e ndryshuar ata gjendjen e tyre.

Prandaj, motra ime, mos i humb veprat e tua!

Vepro, përqendrohu, bindu, duro dhe kërko ndihmë nga Allahu.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit