4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Motra e vetme e Asadit largohet nga Siria

Më të lexuarat

Në Siri vazhdon represioni dhe dhuna…

Ndërkohë që forcat e Esadit shtojnë numrin e sulmeve, po rritet çdo ditë numri i atyre që kalojnë në radhët e opozitarëve.

Së fundi pakica fetare e të krishterëve që jetojnë në vend kanë bërë thirrje për rezistence kundër regjimit.

Të vendosur në shënjestër të operacioneve të forcave të Esadit qytetarët e krishterë morën vendim të kalojnë në rezistencë kundër regjimit.

Në një zhvillim të fundit një grup të rinjsh që jetojnë në lagjet Bab Tuma, Kassaa dhe Gassani, lagje të krishtere të kryeqytetit Damask, kanë njoftuar se janë organizuar nën emrin “Brigada Ensarullah” dhe do të luftojnë kundër pushtetit të Esadit nën çatinë e Ushtrisë për Sirinë e Lirë.

Vala e dhunës në vend ka nisur të shqetësojë edhe të afërmit e Esadit.

Televizioni Al-Arabija me seli në Dubai bëri të ditur se motra e Beshar Esadit, Byshra Esad me profesion farmaciste, është larguar nga Siria dhe ka shkuar në Dubai, ku vazhdojnë shkollën fëmijët e saj.

Vetëm se nuk dihet akoma se Byshra Esad ka shkuar në Dubai për një kohë të gjatë, apo kemi të bëjmë me një udhëtim të përkohshëm.

Byshra Esad është vajza e vetme e Hafis Esadit dhe bashkëshortja e ish-zëvendësshefit të shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane, Asif Shevket, i cili u vra në sulmin me bomba të opozitarëve në muajin korrik./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit