Qeveria ruse ka kritikuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Moskë për të dytën ditë me radhë, në lidhje me fjalimin e javës së kaluar. Ndihmësi i presidentit rus, Vlladimir Ushakov, tha se ambasadori Majkëll Mekfoll “duhet të sillet në mënyrë diplomatike dhe jo të rrezikojë marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë”.
Sipas mediave ruse, Mekfoll u ka thënë studentëve në një universitet të Moskës se “Rusia ka korruptuar Kirgizinë për të mbyllur bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara atje”.
Ministria e Jashtme Ruse të hënën i ka kundërshtuar deklaratat./BS/kohaislame