0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Moska: Afrim i rrezikshëm i aeroplanit luftarak francez

Më të lexuarat

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se një aeroplan luftarak francez i është afruar një aeroplani rus, në të cilin ishte kryesuesi i Dhomës së Ulët në Parlamentin e Rusisë, derisa fluturonte në hapësirën ajrore franceze.

Kjo ministri tha se e ka ftuar ambasadorin francez në Moskë për të protestuar ndaj këtij incidenti të sotëm.
Ministria ruse tha se kryesueesi i kësaj dhome, Sergei Naryshkin, dhe ligjvënësit e tjerë rusë, udhëtonin për në Gjenevë të Zvicrës, për të marrë pjesë në një mbledhje ndërkombëtare të parlamentarëve.
“Ambasadori është informaur për shqetësimin e thellë të Rusisë lidhur me atë që ka ndodhur”, ka kumtuar Ministria e jashtme e Rusisë.
Tash për tash nuk ka pasur komente nga Parisi.
Kohëve të fundit ka pasur rritje të incidenteve të këtilla të afrimit, në të cilat janë involvuar aeroplanët luftarakë të NATO-s dhe të Rusisë, prej se konflikti në Ukrainë i ka shtuar tensionet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit