8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Mos u brengos për atë që të është premtuar

Më të lexuarat

Hatim el Asam, kishte dëshirë të madhe të shkoj në haxh. Vajza e tij e këshilloi dhe e bindi të mbështetet në Allahun dhe të niset në rrugë. “Ku të marrë para për të shkuar”, tha Hatimi? Vajza e tij i tha: “Do të jap Allahu.” “Po çfarë t’ju lë juve?” Do të jap Allahu”, iu përgjigj vajza me bindje të plotë. Ajo e bindi familjen e saj që ta pajtohet me shkuarjen e Hatimit në haxh.

Dhe njeriu u nis për në rrugë, duke lënë familjen amanet të Allahut. Pasi që nuk kishte pasuri të marr një deve ose kalë u nisë për në Mekë në këmbë pas karvanit. Ditën e para të rrugës u sëmur udhëheqësi i karvanit dhe kërkoi dikë për t’i lexuar Kuran që t’i lehtësohet sëmundja. E thirrën Hatimin, ndërsa Allahu bëri që nëpërmjet tij t’i lehtësohet sëmundja. Udhëheqësi i karvanit i tha: Harxhimet tua të haxhit janë obligimi im.” Hatimi e falënderoi njeriun dhe falënderoi Allahun duke u lutur: “Zoti im, ashtu siç më furnizove mua, furnizo edhe familjen time”.

Në atë kohë, uria po trokiste në shtëpinë e familjes së Hatimit. Të gjithë në shtëpi filluan ta qortojnë vajzën që e bindi babën të shkoj në haxh dhe t’i lë pa furnizim. Të gjithë qanin, ndërsa vajza ishte e qetë. Ajo i pyeti: “Ai që shkoi në rrugë, a është furnizues apo është që e ha nafakën?” Edhe ai ha nafakën i thanë. “A ka shkuar në rrugë, ndërsa neve na ka lënë në Dorën e Atij që jep nafakën”, u tha ajo.

Në ato momnete pranë shtëpisë së tyre kaloi guvernatori i vendit. Ai me shoqëruesit dhe vezirët e tij shkonte në gjueti. Gjatë udhëtimit kishte shumë etje. Shkuan te shtëpia modeste e Hatimit dhe kërkuan ujë, ndërsa ato u dhanë. Allahu bëri që pas gllënjkës së ujit t’i zbutet zemra guvernatorit. Guvernatori hoqi rripin e tij të mbushur me monedha ari dhe ia dha kësaj familje duke thënë: “Kush më donë mua, le të veproj njëjtë.” Nga dëshira për t’u treguar para guvernatorit edhe shoqëruesit e tij bënë të njëjtën gjë. Shtëpia e Hatimit u mbush me thesare dhe gëzimi i tyre ishin në kulm. Mirëpo vajza që e bindi babën e saj të shkoj në haxh filloi të qajë. Të gjithë u habitën, ndërsa ajo tha: “Krijesa u shikoi pak me mëshirë, ndërsa gëzimi juaj nuk ka fund. Po mendoni si do të gëzoheshim kur të na shikoj me mëshirë Krijuesi…”

Allahu i Madhërishëm betohet në madhështinë e Tij se çdo krijese, qoftë në qiell apo në Tokë, ia ka premtuar nafakën. Njëra nga brengat më të mëdha të njeriut sot është diçka të cilën Allahu ia ka premtuar! Do të vij ajo që Allahu ka caktuar për ty, ndërsa puna jote është vetëm ta zgjedhësh se a do ta marrësh në mënyrë të lejuar apo në mënyrë të ndaluar, por nafaka do të vijë. Andaj mos e lodh zemrën për diçka që dikush ta ka premtuar. Lodhe trupin, por jo zemrën. Zemra le ti gëzohet Allahut dhe nënshtrimit të Tij, ndërsa të brengoset për shkak të mëkatit dhe pakujdesisë. Zoti yt nuk do të harroj. Çështja është se a do ta harrosh ti Allahun! Kështu na mëson Kurani…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit