Herë pas here, në mjediset tona shfaqet një dëshirë e fshehtë, (shpesh e bezdisshme), për të etiketuar të tjerët me besim a mosbesim, me xhennet a me ndëshkim, me mirësi a arrogancë, me dituri a injorancë, me sinqeritet a hipokrizi e shumë e shumë etiketime kontradiktore dhe të panevojshme!
Muslimani nuk paragjykon! Muslimani është i prirur drejt justifikimit dhe moslëndimit të tjetrit, me sa të ketë mundësi!
Ne nuk jemi krijuar për të qenë gjyqtarë të tjerëve! Ne nuk jemi udhëzuar për ta rrëzuar tjetrin, përkundrazi! Ngritja, mbështetja, këshilla, mirëkuptimi dhe distancimi nga paragjykimi janë pika referimi për ne!
Në këtë kontekst, lexova sot ca rreshta të goditur në gjuhën arabe, domethënia e të cilëve peshon shumë rëndë dhe ka dobi. Më lejoni t’i ndaj me ju.
“Njëri vdiq në një lokal nate. Një tjetër vdiq në xhami. I pari hyri t’i këshillonte. I dyti hyri të vidhte këpucë!
Prandaj, mos u bëj gjyqtar, për të caktuar se kush do shkojë në xhennet e kush në xhehnem!”
Kësisoj, mos paragjyko! Mos e ngarko veten me çfarë s’të është kërkuar!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 6 shkurt 2017