7.4 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Mos t’ju thyejnë kotësirat

Më të lexuarat

Ah, sa të brengosur u bënë njerëzit, për çështje të pavlera, të kota që as përmenden, as shënohen. Derdhen lotët për të pamerituarit, humbën kohën së kujtuari të humburit. Zhdukën buzëqeshjen nga fytyrat për ata që i përbuzën.

Mendja e tyre është e angazhuar rreth ushqimeve për të mbushur barqet rreth enëve, shtëpive, e pallateve. Ata kurrë s’i çuan kokat përpjetë të shikojnë qiellin e pashembullt dhe qëndrimin e tij pa shtylla,zbukurimin e tij me yje flakëruese.

Rëndësi i japnin kafshës me të cilën udhëtonin, veshjes me të cilën zbukuoheshin, mbathjes me të cilën krenoheshin dhe krekosnin qafat. Ndaj të mos bëhemi si dyftyrësit e të vlerësojmë gjërat e kota, të humbim botën e amshuar për këtë jetë që fundin e ka të shkatërruar.

Pjesën dërrmuese të njerëzve gati çdo ditë i sheh të vrazhdë dhe me fytyrë të mërzitur, për shkaqe shumë të vogla të mosmarrveshjes dhe moskuptimit që ndodh në mes burrit e guras, apo prindit e birit, apo fjalëve që nuk pajtohen me qejfin apo mendjen e tyre.

Ky grup njerëzish për kësilloj ngjarjesh humb rregullin e jetës, ngase tek ta nuk peshon detyra dhe misioni më i rëndë që peshon mbi qafat e besimtarëve. Ata të rëndësishmet i lëshuan anash, e të lehtat i morën para dhe i radhiten në ditët e tyre.

Një fjalë të bukur shqiptuan të parët tanë: “Kur uji del nga gota, ajo mbushet me ajër“. Pra, ti mendohu mirë rreth asaj që do t’i kushtosh kohën e të angazhohesh me të, a është ajo që më zuri diçka që meriton shkrirjen time fizike dhe psikike? Vallë a e meriton ajo fatkeqësi, t’i dhuroj të menduarit, mishin, gjakun, shqetësimin, kohën që e kam të çmuar, me kaq lehtëssi?!

Nëse s’je i aftë të dallosh se kujt i dhurohen këto të shtrenjta, kjo është humbja e madhe dhe e qartë për ty. Psikologët thonë një fjalë shumë me vend:“Çdo gjëje vendosi një masë dhe kufi logjik“.

Jepja çështjes formën, peshën dhe vlerën e saj, e mjer për ty nëse bën padrejtësi dhe shpenzon më tepër se duhet. Problemi dhe preokupimi i sahabëve të devotshëm ishte nën pemën e dhënies së besës, e kështu e arritën kënaqësinë e Allahut, ndërsa me ta ishte edhe një njeri që u preukupua me devenë e tij, kështu që i iku besëlidhja e u shpërblye me urrejtje e hidhërim.

Flaki të pavlerat dhe mos u angazho me to, do të vëresh se si fatkeqësitë do të të shndërrohen në lumturi e gëzim.Psikologji Islame – Aid el Karni./Mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit