10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

MOS reagon kundër INA

Më të lexuarat

Forcat e Bashkuara Maqedonase (MOS) kanë reaguar përmes një letre drejtuar redaksisë së agjencisë së lajmeve INA, me mesazhe paralajmëruese.

Reagimi i tyre vjen vetëm disa ditë pasi që përmes një lajmi të publikuar në INA kërkohet deklarimi dhe reagimi i institucioneve shtetërore në Maqedoni ndaj kësaj organizate, njerëz të së cilës paraqiten të uniformuar dhe japin mesazhe kërcënimi ndaj shqiptarëve që siç thuhet nën mbrojtjen e NATO dhe BE i`u dhanë të gjitha të drejtat me Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa të njëjtit hapin vatra të reja të krizës dhe ndarjeve etnike.

MOS përmes letrës akuzon se ajo nuk është organizatë paramilitare dhe se ajo thekson se është organizatë legale e regjistruar në gjykatën e Maqedonisë. “Ne jemi një organizatë që bashkojmë rreth vetes çdo gjë sllavomaqedonase. Ne nuk qëndrojmë pas askujt, por do të qëndrojmë para atyre që punojnë kundër atdheut tonë dhe vlera sllave të popullit maqedonas”, thekson MOS, duke hedhur poshtë pretendimet se është organizatë e uniformuar dhe paramilitare.

MOS kërkon që shqiptarët në tërë rajonin të mos provokojnë popullin maqedonase me djegien e kishave, grabitjeve dhe vrasjeve, për shkak se sipas tyre, çdo e keqe kthehet me të keqe. “Këtë letër pranone me mirëkuptim dhe qëllim të mirë, për shkak se shqiptarët dhe ne maqedonasit kemi të njëjtat probleme dhe përballemi me periudha të njëjta të rënda”, thuhet në fund të letrës së MOS, e dërguar nga përfaqësia e tyre në Prilep.

Kohë më parë u publikuan foto me persona të uniformuar dhe komunikatat e kësaj organizate në Maqedoni, për të cilat nuk reagoi Ministria e Punëve të Brendshme, institucionet dhe mediat maqedonase. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit