10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

MOS KOPJO!

Më të lexuarat

MOS KOPJO!

NUK LEJOHET #kopjimi në provime, duke u bazuar ne argumentet e përgjithshme në ndalimin e mashtrimit, kështu që ajo përfshin mashtrimin në: shitblerje, në këshilla, në marrëveshje dhe kontrata, në besnikëri, në provimet e shkollave dhe instituteve etj.
Argument është fjala e Muhammedit alejhi selam: ”Kush na mashtron neve nuk është prej nesh”. (Shënon Muslimi)
Nga Ebu Hurejre transmetohet se Muhammedi alejhi selam ka thënë: ”Nuk është prej nesh ai qe na mashtron”, kjo shprehje tregon për ndalesës së mashtrimit në përgjithësi.
Kopjimi ne provime ngërthen në vete disa dëme dhe mëkate, siç janë:
1. Marrja e asaj që nuk i takon (diploma).
2. Ngrënia e pasurisë pa të drejtë ne momentin që punon me atë diplomë.
3. Dëmtimi i posteve, administratës dhe specializimeve për shkak te mos kualifikimit te drejte.
4. Përfshirja ne ryshfet dhe hyrja nen mallkim ne momentin kur kopjuesi jep pasuri për t’iu lehtësuar rruga e kopjimit.
Është obligim për atë i cili është sprovuar me kopjim që të pendohet tek Allahu dhe te mos kthehet asnjëherë ne atë vepër të shëmtuar.
Allahu e di më mirë!
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit