0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

Më të lexuarat

Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

Në një natë kishte siklet dhe e thirri rojën e tij për të dal jashtë. Në rrugë e siper pa një turmë njerëzish dhe një njeri të shtrirë për tokë.

Sulltani e preku me shkop, mirëpo tanimë ai ishte i vdekur, ndërsa njerëzit shkuan në punët e tyre. Sulltani, të cilin njerëzit nuk e njihnin, u mundua të mësoj diçka për njeriun që kishte vdekur.

Ai pyeti: “Pse ky njeri qëndron i vdekur në rrugë dhe askush nuk i interesohet për të? Ku është familja e tij?”

Ata iu përgjigjën: “Ai është filani, pijaneci dhe zinaqari!”

Sulltani pyeti: “Po, a nuk është ai nga Ummeti i Muhamedit a.s.? Ejani, më ndihmoni tani ta dërgojmë në shtëpi.”

Pas kësaj njerëzit i ndihmuan sulltanit ta dërgojnë të vdekurin në shtëpinë e tij, dhe pasi e dërguan të gjithë shkuan. Sulltani dhe ndihmësit e tij mbetën aty. Kur gruaja e njeriut të vdekur e pa trupin e tij të pajetë, filloi të qaj. Ajo mbi trupin e tij i tha këto fjalë: “Allahu të mëshiroftë! Unë dëshmoj se ti je nga të devotshmit”.

Sulltani mbeti i habitur dhe pyeti: “Si mund të jetë ai i devotshëm kur njerëzit thonë lloj lloj gjërash për të. Aq gjëra të këqija flitnin sa që askujt nuk i interesonte pse qëndron i vdekur në tokë. Ajo u përgjigj: “Këtë edhe unë e kam pritur. Burri im, çdo natë shkonte në kafene dhe blinte verë aq sa mundej. Pastaj e sillte në shtëpi dhe e derdhte. Thoshte: “Sonte i mbrojta pak muslimanët. Pastaj shkonte tek prostitutet, u jepte para dhe u thoshte të mbyllin dyert deri në mëngjes. Pastaj kthehej në shtëpi dhe thoshte: Sot kam mbrojtur vajzën dhe djemtë e rinj nga zinaja.”

Njerëzit e shihnin duke blerë verë dhe duke shkuar tek prostitutet, andaj kanë thënë gjëra të tilla për të.

Njëherë i thash: “Kur do të vdesësh askush nuk do të dëshirojë të të lajë dhe të falë xhenazen tënde”.

Ai duke buzëqeshur mu përgjigj: “Mos u frikëso, sulltani i besimtarëve, bashkë me të devotshmit do të ma falin xhenazen.”

Sulltani filloi të qaj dhe tha: “Pasha Allahun, e ka thënë të vërtetën sepse unë jam sulltan Murati. Nesër do ta lajmë xhenazen, do ta falim dhe do ta varrosim”. Dhe kështu edhe ndodhi. Sulltani, dijetarët, njerëzit e devotshëm dhe populli ia falën xhenazen.

Ne gjykojmë për njerëzit në bazë të asaj çka shohim dhe dëgjojmë për ta. Nëse do të dinim se çfarë mbajnë në zemra do të ishte ndryshe. Atë e di vetëm Allahu i Madhërishëm.

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin…” (Huxhurat, 12)

Sulltan Murati i IV është nga sulltanët më të rëndësishëm osman, posaçërisht në periudhën e vonshme të Kalifatit Osman. Ka lindur në vitin 1609. Babai i vdiq derisa ishte ende fëmijë dhe të gjithë kujdesin për të e morri nëna e tij. Në fron erdhi në moshën 14 vjeçare dhe u përball me probleme të shumta. Shumica e konsiderojnë si themeluesin e dytë të Perandorisë Osmane, sepse arriti që në dinasti të kthejë harmoninë dhe rregullin, pasi që ,pas vdekjes së sulltan Sulejmanit, filloi të shkatërrohet

Historianët e përshkruajnë si shumë të guximshëm, trim dhe të fuqishëm.

Nuk mungoi në asnjë betejë të ushtrisë së tij, i udhëhiqte dhe qëndronte në mesin e njerëzve të thjeshtë, ndërsa gjatë betejave shpesh flinte edhe në kalin e tij. Udhëhoqi shtetin 16 vjet e 11 muaj, ndërsa vdiq në vitin 1640, në moshën tridhjetë vjeçare.

Përshtati: Arsim Dauti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit