1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mos i neglizhoni kontrollet e fëmijës te mjeku

Më të lexuarat

Fëmijët të cilët kanë munguar në më shumë se gjysmën e vizitave të rekomanduara kontrolluese kanë pasur rrezik dyfish më të madh për t’u shtruar në spital se sa fëmijët të cilët i kanë kryer shumicën e vizitave.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar së fundi në revistën shkencore American Journal of Managed Care, e që ka përfshirë më shumë se 20 mijë fëmijë.

Studimi nxjerrë në pah edhe se fëmijët me astma dhe probleme të zemrës ishin edhe më të prirë të shtrohen në spital kur vizitat nuk kanë qenë të rregullta. Në fakt, fëmijët me sëmundje kronike, që kanë humbur më shumë se gjysmën e vizitave të rekomanduara, kanë pasur tre herë rrezik më të shtuar të hospitalizohen, krahasuar me fëmijët kronik që i kanë ndjekur vizitat me rregull.

“Vizitat kontrolluese janë të rëndësishme pasi përmes tyre fëmijët marrin imunizimet parandaluese dhe zhvillojnë një raport me mjekun. Këto vizita u lejojnë atyre të identifikojnë problemet e hershme dhe ndihmojnë menaxhimin e tyre, ashtu që fëmijët janë më pak të prirë të përfundojnë në spital”, ka thënë autori i studimit, Jeffrey Tom.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit