1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mos e përdorni iPhone-n në banjo

Më të lexuarat

Një njeri ka vdekur pasi që është elektrizuar, tek po e mbushte telefonin në banjo, një juri ka dëgjuar.

Vdekja e Richard Bull, 32 vjeçar, ndodhi kur iPhone i tij ra në ujë, dhe kjo ishte aksidentale, tha mjeku ligjor Sean Cummings.

Ai cili tha se do t’i dërgonte një raport edhe fabrikuesit të këtij telefoni, Apple, që t’i paralajmërojë për rreziqet, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosofva.

“Këto duken si pajisje të padëmshme, por mund të jenë po aq të rrezikshme si tharëset e flokëve në banjo. Ata duhet t’u ngjesin paralajmërime”, i tha ai jurisë.

“Ky ështe një aksident tragjik dhe unë nuk kam arsye që fare ta besoj se ka mundur të ndodhë dicka tjeter përpos se ka ka qenë tërësisht aksidentale”, kishte shtuar Cummings.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit