Facebook-u mund të t’ndihmojë në punë të mira, gjithashtu mund të realizosh projekte madhore, por mos e bëj atë gjënë më të rëndësishme në jetën tënde.
Sa më shumë që shtohet angazhimi yt për jetën dhe realitetin, aq më pak angazhohesh me facebook-un.
Mos harro, se në fund t’fundit facebook-u është botë virtuale.
Në facebook mund të gjesh dashamirë, shokë, suksese, dashuri; mund të gjesh atë që të shoqëron në brengat e tua dhe atë që kënaqesh me prezencën e tij.
Mund të kapesh për disa persona, por ata nuk mund të t’ndihmojnë në jetën tënde.
Mos e bënë facebook-un ajër për ty, por zbrit në botën e realitetit. Fillo në ndërtimin e jetës dhe realizimin e projekteve tua, të cilat na tregojnë për ty.
Ti do të ballafaqohesh me jetën, e jo profili yt i facebook-ut; zbuloje para se të bëhet vonë, se ti nuk ke realizuar asgjë në jetën tënde.
Përshtati: Valdet Kamberi/pertymoter/kohaislame