3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Morsi: Në Siri – “koha për ndryshim”

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit, Muhamed Morsi, thotë se ka ardhur “koha për ndryshim” në Siri.

Ai tha sot se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, duhet të mësoj nga “historia aktuale”.

 Morsi tha se nuk ka kohë për “zvarritje” dhe se Asadi duhet të tërhiqet, para se të bëhet vonë.

Këto komente, presidenti Morsi i bëri gjatë fjalimit të tij në takimin e ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kajro.

Ai theksoi se konflikti në Siri është përgjegjësi e arabëve dhe ka kërkuar nga ministrat që të lëvizin shpejtë për ta përfunduar dhunën në Siri.

Aktivistët sirianë thonë se më se 26 mijë njerëz janë vrarë prej fillimit të kryengritjes kundër pushtetit të Asadit në Siri, para 18 muajve./BS/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit