“I Dërguari i Allahut nuk është zemëruar kurrë.”
“I Dërguari i Allahut nuk ka thyer premtimin asnjëherë.”
“I Dërguari i Allahut nuk është hakmarrë asnjëherë.”
“I Dërguari i Allahut nuk ka goditur ndonjë grua kurrë.”
“I Dërguari i Allahut nuk ka gënjyer kurrë.”
Para shpalljes ishte i njohur si i sinqertë e besnik, ndërsa pas shpalljes, Aijsha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e përshkruan me fjalët: “Morali i tij ishte Kurani.”
Madhështor me vizionin e tij politik: Në betejën e Hendekut tha: “Tash ne i sulmojmë ata, dhe ata nuk na sulmojnë neve, ne ecim për tek ata.”
Madhështor në aspektin shpirtëror: I Dërguari i Allahut falte namaz nate derisa i ënjteshin këmbët dhe thoshte: “Vallë, a të mos jem rob falënderues.”
Madhështor me tolerancën e tij ndaj armiqve të tij: “Shkoni, jeni të lirë.”
Madhështor duke përhapur optimizmin në zemrat e njerëzve: “Pasha Allahun do të plotësohet (përhapet) kjo fe aq shumë deri sa do të ecë udhëtari prej Sanasë deri në Hadramevt, duke mos iu frikësuar askujt, pos Allahut.”
Madhështor me trimërinë e tij. Në betejën e Hunejnit thoshte: “Unë jam Pejgamber, nuk jam gënjeshtar, unë jam biri Abdulmutalibit.”
Madhështor në fuqinë e tij për t’i bashkuar njerëzit rreth tij. Ai i njihte njerëzit dhe vendoste secilin në pozitën që u takonte.
Madhështor me rininë: I bashkonte sahabët dhe organizonte garë me shigjeta. Ai u thoshte: “O pasardhës të Ismailit! Gjuani me shigjeta se vërtet edhe babai juaj ka qenë harkëtar i madh. Unë jam me bijtë e filan fisi.” Kur dëgjuan këtë fjalë, njëra palë e ndaloi hedhjen e shigjetave. I Dërguari i Allahut i pyeti: “Ç’keni që nuk po gjuani?” Ata iu përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut! Si të gjuajmë kur ti je me palën kundërshtare?” Ai iu tha: “Vazhdoni të gjuani se unë jam me të gjithë ju.”
Sa shumë po krenohemi me ty o i Dërguari i Allahut. O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij!
Përgatiti: Almedin Ejupi