Procesi gjyqësor “Monstra” ka vazhduar sot në dyer të mbyllura. Para të akuzuarit të fundit Sami Luta u prezantuan dëshmi të tjera materiale, si transkriptet e telefonatave të të akuzuarve.
Në seancën e sotme dëshmuan edhe ekspertët mjeko-ligjor të cilët mbrojtën gjetjet e tyre. Mbrojtja dorëzoi një video material ku ishte filmuar Sami Luta, në pranverën e vitit 2012, për të dëshmuar se ai dhe të akuzuar të tjerë nuk korrespondojnë me përshkrimin që kanë dhënë dëshmitarët, mbi personin e armatosur që kanë takuar në Smillkovc ditën e ngjarjes.
“Si avokat vlerësoj se as Sami Luta nuk është i përfshirë në këtë ngjarje dhe këtë qëndrim do ta vërtetojmë me dëshmitë e deponuara në Prokurori, që duhet të prezantohen në ndonjë seancë të ardhshme. Nëse ka nevojë, do të propozojmë edhe dëshmitarë”, ka thënë avokati Asmir Alispahiq./zhurnal/kohaislame