Kthimi i shtrigës Momo në disa video për fëmijët ka alarmuar prindërit dhe mediat. Këto të fundit shkruajnë se Momo, një personazh i frikshëm nga një film horror japonez, detyron fëmijët të bëjnë akte vetëvrasjeje.
Megjithatë YouTube deklaron se nuk kanë gjetur asnjë rast të tillë në videot e fëmijëve dhe se nëse përballen me këtë rast do t`i largojnë menjëherë videot nga platforma.
Nga ana tjetër ekspertët thonë që më shumë po e rëndon media situatën. Më shumë se sa sensibilizim e prindërve për t`i qëndruar fëmijëve pranë dhe për t`i këshilluar, po nxisin kuriozitetin e këtyre të fundit për t`i klikuar videot.