Për disa anëtarë të dërguar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE për të monitoruar referendumin në Turqi, zbulohet se kanë marrë pjesë në takime kundër Turqisë dhe para votimit kanë kryer fushata për “jo”
STRASBURG (AA) -Për disa anëtarë të dërguar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) dhe Zyra Demokratike për të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të monitoruar votimin e referendumit popullor për ndryshimet kushtetuese në Turqi, zbulohet se kanë marrë pjesë në takime kundër Turqisë dhe para votimit kanë kryer fushata për “jo”, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i partisë së majtë gjermane Andrej Hunko i cili ndodhet në delegacionin prej 20 personash të dërguar nga PACE, para votimit të referendumit ka marrë pjesë në fushatë për “jo”. Hunko në takimet ku ka marrë pjesë dhe në thirrjet nëpërmjet medias sociale ai ka nxitur qytetarët që të votojnë “jo”. Hanko në Gjermani dhe në PACE ku ai është zv/kryetar i Grupit të majtë të bashkuar ka mbajtur qëndrime kundër Turqisë dhe ka marrë pjesë në takimet e grupeve mbështetëse të PKK-së. Deputeti gjerman nëpërmjet medias sociale ka bërë thirrje që në referendumin popullor në Turqi të votohej “jo”.
Hunko i cili gjatë seancave të PACE-së ka propozuar amendamente të ndryshme në lidhje me çështjet e Turqisë dhe i cili ka qenë në rendin e ditës me fjalimet e bëra në favor të organizatës terroriste në Asamblenë e Përgjithshme, ai tregohet si “përfaqësuesi i PACE” në prapaskenat e Këshillit Evropian.
Hunko i cili është dërguar në Turqi si anëtar i delegacionit monitorues të OSBE-së dhe PACE, gjithashtu edhe anëtarët e tjerë austriak Stefan Schennach, Alev Korun dhe Zerife Yatkın kanë vizituar personat të cilët më parë kishin nisur një grevë urie. Prokuroria e Berlinit në Gjermani rreth Hunko dhe 10 kolegëve të tij deputetë të cilët shpeshherë janë takuar me anëtarët e organizatës terroriste PKK kishte nisur një hetim në vitin 2014 për shkeljen e ndalesës ndaj PKK-së. Deputetët duke përfshirë edhe Hunko kanë kërkuar në Gjermani heqjen e ndalesës ndaj PKK-së.
Edhe anëtarja austriake është kundër Turqisë
Alev Kkorun, një prej emrave të diskutueshëm në delegacion që nga viti 2008 është deputete e Partisë së Gjelbër në Austri. Nënshtetasja austriake me origjinë turke e cila njihet për idetë e saj të majta është anëtare e Grupit Socialist në Këshillin e Evropës.
Korun e cila ka dalë në pah kryesisht me mbështetjen e dhënë ndaj ngjarjeve “Gezi” në vitin 2013, ajo në vitin 2014 me disa deputetë të grupit partiak mori pjesë në tubimin në mbështetje për Kobanin para Ambasadës së Turqisë në Vjenë duke mbajtur edhe pankartën “Kobani nuk është vetëm”. Ajo gjithashtu në vitin 2015 me një grup deputetësh austriakë kanë nënshkruar deklaratën e cila njofton se mbështesin në mënyrë të qartë HDP-në.
“Është e paqartë ende se si do të komentojmë tentativën e dyshuar për grusht shteti. Nëse me të vërtetë është një tentativë për grusht shteti kjo e gjitha është planifikuar në mënyrë joprofesionale dhe nga kjo situatë përfiton më së shumti presidenti”, ishte shprehur Korun në një deklaratë për një gazetë pas tentativës për grusht shteti me 15 korrik. Korun gjithashtu ka marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur para parlamentit austriak “nën hijen e leckave” të organizatës terroriste PKK, me qëllim mbështetjen e anëtarëve të HDP-së të arrestuar, si dhe kishte kërkuar lirimin e deputetëve të HDP-së.
Edhe kryetari i Komisionit hetimor të të drejtave të njeriut të Parlamenti të Turqisë, Mustafa Yeneroğlu, ka shprehur reagimet në lidhje me përfshirjen e Andrej Hunko në delegacionin monitorues. Ai është shprehur se “Deklarata në raportin e OSBE-së nga deputeti federal gjerman i cili njihet si mbështetës i PKK-së, që mbështet PKK-në, madje ofron edhe financime, për të cilat kemi dokumente, vërteton qartë se është e pavlerë dhe e motivuar politikisht.”
Ndaj raportin e përgatitur nga OSBE dhe PACE ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke u shprehur se “Ne as nuk i vërejmë dhe as nuk i dëgjojmë raportet e përgatitura nga ju me përmbajtje politike”.