Monaco Telekomit dhe PTK-së, në kuadër të projektit të kompjuterizimit të shkollave të Republikës së Kosovës, dhjetë shkollave iu ka shpërndarë 110 kompjueterë PC, bëhet e ditur rpërmes një njoftimi për medie.
Në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është bërë përzgjedhja dhe përcaktimi i shkollave që kanë përfituar nga ky donacion, me qëllimin e vetëm që të përkrahen sadopak ato shkolla në nivel vendi që kanë mungesë elementare të pajisjeve kompjuterike/shkollore, thuhet në njoftim.
Me ndihmën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është vendosur që përfitues të këtij donacioni me nga dhjetë kompjuterë PC me të gjitha pajisjet shtesë, të jenë shkollat fillore nga komuna e Kaçanikut, Ferizajit, Gjilanit, Podujevës, Pejës, Rahovecit, Graçanicës, Drenasit, Prizrenit, etj./koha/kohaislame