8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Momente emocionuese nga kujtimet e Presidentit Erdoan

Më të lexuarat

Në program, përpara fjalimeve u shfaq filmi i promovimit të Kryesisë së Forumit të Gruas së Partisë AK.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoan morën pjesë në ‘Iftarin e Besnikërisë’ së Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK, i zhvilluar në Pallatin e Kulturës në Alltëndaë (Altındağ) të Ankarasë.

Në program, përpara fjalimeve u shfaq filmi i promovimit të Kryesisë së Forumit të Gruas së Partisë AK.

Në film Presidenti shpjegon një kujtim nga Stambolli kur një vajzë e vogël i jep atij byzylykët (e floririt) të nënës së saj.

“Ishim në një nga lagjet e varfra të Stambollit. Brenda grumbullit të mbledhur më afrohet një vajzë 7-8 vjeç dhe në dorë mbante diçka. Këto ti ka çuar nëna ime- më tha. Nëna më tha të të them që kur të zgjidhesh të mos na harrosh. Ajo më dha në dorë dy byzylykë (floriri). Pa e kuptuar akoma se çfarë po bënte ajo hoqi nga krahu i saj i hollë edhe byzylykun e saj lodër edhe ma vuri në dorë së bashku me të tjerat. Ndërkohë që isha i burgosur në Pënarhisar (Pınarhisar) gjithmonë kisha para syze vështrimin e asaj vogëlusheje. Lëvduar qoftë Zoti, atë amanet të madh, atë mesazh të madh nuk e kemi harruar, nuk e kam harruar” shprehej Presidenti Erdoan.

Pas shfaqjes e gjithë salla duartrokiti në këmbë Presidentin Erdoan.

Ndërkohë sytë e tij ishin mbushur me lot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit