Udhëheqësi i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni do të nderohet nga presidenti amerikan Donald Trump, për ”arritje jetësore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas javores Fokus, ceremonia e dorëzimit të vlerësimit do të bëhet më 28 dhjetor, kur një përfaqësues nga Florida do t’ia dhuroj mirënjohjen reis ulemasë, Sulejman Efendi Rexhepi.
”Bëhet fjalë për çmim që u jepet mirënjohje të arriturave të mia në jetë dhe kontributin që e kam dhënë në të gjitha sferat, si humanitare, lufta kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe islamofobisë”, ka deklaruar Rexhepi për Fokus.