-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Molla dhe shëndeti

Më të lexuarat

Frutat e mollës, përpos shijes së këndshme përmbajne edhe shumë veti pozitive që ndihmojnë shëndetin e njeriut.
Prandaj frutat dhe gjethet e mollës përdoren për qëllime mjekësore.

Molla përmbanë rreth 15 për qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik edhe eshte e pasur me karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë të mollës.
Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse.
Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vete mushkërive.

Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare.Ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve.

Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi.
Ato përdoren me efekt edhe kundër reumatizmit, artritizmit dhe kundër gurëve.
Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.
Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet.
Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminoze.

Në mjekësinë popullore përdoren edhe frutat e mollës së egër, të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë të verdhë.
Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik.

Mollët e egra kanë veti rrudhëse. Ato përdoren me efekt në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë shpëlarjes se gojës.

Rezultate shumë të mira mollët e tharta kanë dhënë kundër sëmundjes së sheqerit.

 

Molla “shpetim”për personat mbipeshë

Një hulumtim amerikan tregon se përbërësit e mollës mund t’u ndihmojnë personave me mbipeshë në pengimin e zhvillimit të proceseve inflamatore që shkaktohen gjatë sëmundjeve kronike që vijnë si pasojë e pranisë së sasisë së madhe të indit yndyror.
Rezultatet e nxjerra nga ky studim sugjerojnë se konsumimi i përbërësve të tretshëm të mollës pengon zhvillimin e thuajse e gjysmes se proceseve inflamatore

Shkencëtarët i këshillojnë njerëzit të konsumojnë sa më shumë molla me qëllim që sistemi i tyre imunitar të jetë shumë më i fortë, pasi kjo eshte menyre shume efikase dhe e lehte, per tu perdorur nga te gjithe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit