Spikerja e famshme moldaveze Daniela Samson është njohur me fenë islame përmes një miku të saj turk, kurse tani ajo është konvertuar në Islam. Ajo ndërroi emrin e saj në Sevginur dhe ka në plan të martohet me të dashurin e saj turk.
Samson është drejtuar me kërkesë myftinisë së qytetit ?anl?urfa që ta deklarojnë Islamin e saj. Ceremonia u zhvillua në prani të myftiut të këtij vendi ?hsan Aç?k ku deklaroi dëshminë.
Myftiu i shprehu urimin e tij për Samson, sikur që falënderoi ata që kontribuuan për Islamin e saj. Ai theksoi se feja islame është feja e fundit. Ai i dha certifikatë për Islamin e saj sikur që i dhuroi edhe një kopje të Kur’anit.
Samson deklaroi se ajo: “U bë muslimane pas thirrjes që iu bë nga ana e Ibrahim Aç?kgöz, me të cilin u njoftua kohë më parë ndërsa, tani ka në plan të martohet me të.” /krenaria.com/