1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë shkakton tensione në Bosnjë

Më të lexuarat

Kreu mysliman i presidencës tre-palëshe të Bosnjes ka kritikuar presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç për deklaratën se masakra e Srebrenicës nuk është gjenocid.

Edhe Trubunali për Krime Lufte për ish Jugosllavinë në Hagë, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë quajtur masakrën e Serebrenicës si gjenocid.
Por, në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi, Nikolliç tha se “në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid, por krime të rënda të luftës”.
Bakir Izetbegoviç, ka thënë se deklaratat e tilla janë ofenduese për të mbijetuarit.
“Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë… nuk do të shtrojë rrugën për bashkëpunim dhe ripajtim rajonal, por përkundrazi, mund të shkaktojë keqkuptime të mëdha dhe tensione”, ka thënë Izetbegoviç.
Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiç, kanë vrarë rreth 8.000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë në vitin 1995.
Masakra konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Mlladiç po përballet me drejtësinë në Gjykatën e Hagë. /indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit