Ideologjikisht lëvizja moderniste e përhapur në ditët e sotme rrjedh nga një sekt që i përket të kaluarës. Ky sekt i quajtur Mutezile u shfaq në shekullin e tretë hixhri. Edhe pse këta njerëz pranuan Kuranin dhe Sunetin, ata kanë bërë tevil (interpretimin e tyre të Kuranit) dhe thanë: akli (logjika) ka përparësi mbi naklin (tekstet fetare). Megjithatë kjo shkollë u shua. Lëvizja moderniste nuk u zhvillua prej tyre, por ata janë shumë të ngjashëm me ta.
Lëvizja moderniste në të vërtetë origjinën e saj e ka në Evropë (në kohën e Mesjetës). Në kohën kur metoda shkencore u zbulua në Spanjë, prej aty është parë se atë që kishte predikuar kisha nuk ishte e vërtetë. Kjo çoi në një revoltë të ngadaltë. Pikëpamja themelore e modernizmit është se: feja duhet të ndryshojë, sipas rrethanave dhe se ajo nuk është statike.
Një gjë e tillë nuk mund të merret si e vërtetë absolute. Modernistët hebrenj dhe të krishterë i përgjigjeshin kohës në Evropë duke u përpjekur që t’i shpjegojnë njerëzve, se si feja është ende e rëndësishme për popullin. Ata sajuan risi të ndryshme vetëm e vetëm për t’i mbajtur njerëzit të interesuar për fenë (të tilla si të kënduarit në kishë, vetëm në vitet 1900).
Ata u përpoqën t’i thonë njerëzve, se hyjnorja dhe njerëzorja janë përzier në Bibël dhe që disa pjesë të cilat janë të vërteta, duhet të jenë ato që kanë dalë jashtë mode. Gjithashtu, feja është duke u përmirësuar me kalimin e kohës dhe nuk ka të vërtetë absolute në Bibël.
Kjo ishte koha, kur shumë muslimanë kërkonin Evropën. Kjo çoi në tre zgjedhje për ata muslimanë: të pranojnë Perëndimin, të refuzojnë Perëndimin, ose të përzihen me Perëndimin. Ata që pasuan këtë të tretën (modernistët) u edukuan, dhe u fokusuan në: Turqi – sepse ishte nën ndikimin britanik dhe në Egjipt – Al Az’har, sepse ishte vend i dijes islame.
Njerëzit nga kjo lëvizje moderniste e gjykonin Islamin sipas logjikës të tyre.
Disa nga gabimet e tyre në lidhje me të janë:
1. e përdorin atë për gjëra të cilat nuk mund t’i përfshijnë (kuptojnë);
2. i referohen çdo gjëje me të: e pranojnë atë që pajtohet me të, e refuzojnë atë që nuk pajtohet me të;
3. e gjykojnë shpalljen hyjnore nga ajo pikënisje (logjika). Megjithatë Ehli Suneti beson se shfrytëzimi i shëndoshë i aklit (logjikës) duhet të çojë në konkluzionin, se Kurani dhe Profeti janë të vërtetë dhe se mësimet e tyre duhet të kenë përparësi mbi aklin.
Ndikimi i modernizmit në Amerikë
Modernistët thonë se Perëndimi dhe bota ka ndryshuar dhe se Islami duhet të bëhet më “i civilizuar”. Modernizmi është përhapur më shumë në SHBA, sepse:
1) nuk ka studiues në dispozicion për t’i hedhur poshtë pretendimet e tyre, sepse njerëzit nuk duan t’i kritikojnë ata;
2) i lejon muslimanët nga jashtë për t’u bërë pjesë e shoqërisë amerikane dhe ata mund të mos njihen se janë muslimanë. Gjithashtu muslimani i ri amerikan nuk është i detyruar të ndryshojë stilin e jetesës së tyre të vjetër;
3) shumë letrarë, studiues dhe institucione në SHBA reflektojnë të menduarit modernist.
Për shembull, në një libër që flet për jetëshkrimin e Pejgamberit është thënë se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem është si çdo njeri tjetër. Një tjetër përpiqet të thotë se Suneti nuk është në favor të Sheriatit dhe se ndonjëherë duhet ta hedhim larg hadithin, ngase Allahu nuk i ka korrigjuar gabimet e Profetit kur ai ka dhënë mendimin e tij. Nga lëmi i fikhut, modernistët thonë se interesi (kamata) është i lejuar, gratë gjatë menstruacioneve mund të falen dhe gratë muslimane mund të martohen me burra jobesimtarë. Ata thonë se fytyra e grave nuk ka qenë e mbuluar deri 150 vjet pas kohës së Profetit, edhe pse ajo ka ekzistuar në kohën e tij, dhe se gratë duhet të falen gjithmonë në xhami, edhe pse hadithi tregon që gratë në xhami duhet të paraqiten në jaci dhe në kohën e sabahut, ngaqë ashtu nuk mund të njihen në errësirë. Ata gjithashtu për hadithin “një popull me një sundimtar grua nuk do të ketë sukses”, thonë se nuk është i vërtetë sot dhe se poligamia është e ndaluar me përjashtim kur ka kushte të caktuara.
Duhet theksuar se kjo lëvizje është e organizuar dhe ka burime të saja, si revista, televizione, konventa dhe literaturë.
Disa nga pikëpamjet e tyre
Modernistët ndikojnë në të menduarit e njerëzve dhe njerëzit i përhapin pikëpamjet e tyre pa e kuptuar. Mënyra e tyre e të menduarit është gjëja më e rrezikshme për ta. Ata përpiqen gjithashtu për të hequr Sunetin dhe thonë se sistemi i shkencëtarëve të hadithit është i pamjaftueshëm. Shumica e tyre thonë se ne kemi nevojë për një kritikë “të lartë” të hadithit dhe se konkluzionet (ixhma) e para të dijetarëve nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë ne si muslimanë kuptojmë se Profeti ishte i udhëzuar nga Allahu dhe se neve nuk na lejohet të kundërshtojmë diçka në hadithet e tij nëse ato nuk i kupton logjika e ndonjërit prej nesh.
Është diçka e zakonshme që modernistët të vënë në pikëpyetje rolin e Sunetit në Sheriat. Njëri prej tyre tha se i gjithë Suneti është i kësaj bote dhe jo nga feja. Një tjetër thotë se ndryshimet e kohës dhe të vendit tek Suneti krijojnë vështirësi për t’u përdorur. E gjithë kjo që thuhet bëhet vetëm për të dobësuar Sunetin. Modernistët përpiqen të nxjerrin në pah dallimet në mes të Dërguarit tonë, si njeri dhe si pejgamber. Ata gjithashtu iu shmangen pasimit të Sunetit, duke e ndarë jetën e Profetit, paqja qoftë për të, në disa pjesë (imam, gjykatës, udhëheqës ushtarak, profet etj), duke thënë se disa nuk janë mësime hyjnore e as ligj që duhet ndjekur. Disa thonë se gjithkush është i lirë të bëjë ixhtihad. Një tjetër tha se një vendim i sheriatit mund të ndryshojë, edhe në qoftë se është nga Kurani dhe Suneti.
Si devijojnë modernistët
Vëzhguesit mund të nxjerrin shumë lehtë në pah pikat e mëposhtme si forcë lëvizëse për këtë prirje:
1) premisat dhe supozimet e tyre janë të padrejta. Modernistët përpiqen që të riinterpretojnë fenë “e vjetër” me shkencën moderne dhe kohët moderne. Ata supozojnë se:
a) gjendja e tanishme është më e përparuar apo e ndryshme. Megjithatë ideja e progresit dhe se gjërat janë më të mira tani është ide marksiste dhe hegeliane. Kjo është kundër hadithit, që Profeti tha se çdo brez vjen duke u përkeqësuar. Shoqëri e përparuar sipas Islamit është ajo që shkon më afër Allahut; e kupton dhe e zbaton Islamin më mirë. Në fakt, shoqëritë e sotme kanë probleme nga ato të shoqërive të vjetra (të tilla si homoseksualizmi, alkooli etj) dhe që përmenden në Kuran;
b) feja është në lidhje me kohën dhe vendin. Modernistët janë “njerëz të shkencës” dhe e gjykojnë Islamin sipas shkencës moderne. Ata mendojnë se Perëndimi është i bazuar në shkencë, por ata dështojnë të vërejnë se jo e gjithë shkenca është e bazuar në fakte dhe jo çdo gjë zbulohet me shkencë. Në realitet, shumë nga shkencat janë vetëm hipotezë (jo fakte).
c) mënyra e të menduarit të një shoqërie është një produkt i mjedisit të saj. Modernistët thonë se pjesa më e madhe e fesë është nga njerëzit, dhe nga mjedisi i tyre, dhe kjo mund të rigjykohet nga kohët e mëvonshme, ndërsa hadithi është i lidhur vetëm për atë kohë. Megjithatë, nuk ka ndonjë dëshmi për hipotezat e modernistëve, se e vërteta fetare është relative.
2. Metodologjia që përdorin është e gabuar. Metodologjia e modernistëve është rrugë që po i çon njerëzit drejt konkluzioneve të gabuara. Ata pretendojnë se janë shkencorë, por zakonisht ata janë në kundërshtim, ose nuk kanë asnjë provë për besimet e tyre. Disa nga mjetet dhe parimet që ata përdorin përfshijnë:
a) Suneti dhe Hadithi. Ata pretendojnë se Kurani është autentik dhe se ata ndjekin vetëm hadithet “autentike”. Kjo nënkupton se ata kanë një mënyrë për të gjykuar hadithin (e ndryshme nga ajo e dijetarëve tradicionalë), por akoma nuk japin asnjë mënyrë të re për të gjykuar hadithin, dhe përdorin logjikën e tyre për ta përcaktuar atë.
Modernistëve veçanërisht nuk iu pëlqejnë hadithet që kanë kuptime të veçanta dhe preferojnë vetëm ato që kanë parime të përgjithshme.
b) Përdorimi i hadithit të dobët për të ndihmuar pikat e tyre dhe argumentet. Për shembull, në çështjet e gruas në Islam, ata pëlqejnë t’i citojnë dy tregimet nga koha e Omerit: 1) kur Omeri ishte duke mbajtur një hutbe ai u përpoq të kufizojë sasinë e dhuntisë (pajës për bashkëshorten), një grua e kundërshtoi, dhe Omeri e korrigjoi veten dhe e falënderoi gruan; 2) Omeri emëroi nënën Shifa si një rregulluese të tregut (kjo e përdorur nga modernistët të thonë se gratë mund të punojnë në qeveri). Megjithatë të dyja këto histori nuk janë autentike.
c) Përdorin terma të paqarta, pa përkufizimin e tyre. Modernistët i përdorin termet si demokraci, liri dhe barazi, por ata nuk e kanë të përcaktuar, se çfarë nënkuptojnë ato sipas tyre. Rreziku në përdorimin e termave të paqarta është që një person i ditur do të kalojë mbi ndonjë fjalë ose koncept, duke menduar se ata e kuptojnë përkufizimin islam apo të pranueshëm, kurse në fakt ata nuk e kuptojnë, ndërsa të tjerët mund të besojnë se çfarë ata thonë është e vërtetë.
d) Nuk e paraqesin të gjithë informacionin përkatës, që është në dispozicion për ndonjë temë. Kjo është nga Kurani, Suneti etj. Ata paraqesin vetëm atë që do të mbështesë pikëpamjet e tyre.
e) Forca e tyre mbi interpretimin e tekstit. Kjo është ajo që i bëri Mutezilet, kur ata thanë: mendja merr përparësi mbi atë që është nga Profeti. Ata theksojnë se Islami është një fe “racionale”, por ne u themi: kjo është e vërtetë përderisa thoni se çdo gjë që është prej Allahut nuk ka asnjë kundërshtim, por të thoni se ne duhet të studiojmë çdo gjë në Islam, për ta gjykuar vetëm me logjikën tonë është krejtësisht e papranueshme.
Për të shmangur zbatimin se çfarë thotë Kurani dhe Suneti, modernistët thonë se ne duhet të ndjekim “shpirtin” e Islamit. Por është shumë e qartë nga Kurani dhe Suneti, se ne duhet t’i marrim të dyja. Ata argumentojnë se teksti i Kuranit thotë për gratë vetëm se duhet të vishen në mënyrë modeste, ndaj nuk preferojnë të flasin për detajet e veçanta për hixhabin, dhe thonë se ne vetëm duhet të ndjekim “shpirtin” e ligjit.
f) Ata e kanë si tendencë për të kundërshtuar dijetarët, duke thënë se ata nënkuptojnë diçka tjetër. Ata thonë se dera është e hapur për ixhtihad, që është diçka e pranuar nga Ehli Suneti. Megjithatë kjo derë nuk është e hapur për të gjithë. Modernistët pretendojnë se çdokush mund të bëjë ixhtihad derisa ka bërë Imam Shafiu me kualifikime të vogla (jo e vërtetë), dhe kushdo sot mund ta bëjë këtë. Në një revistë, në pyetjen e poligamisë dhe divorcin, disa thanë se këto dy gjëra mund të kufizohen me ixhtihad. Ata shpesh i citojnë gabim dijetarët dhe japin kuptimet e tyre për atë që thonë ata.
g) Shpesh pasojnë mendime të çuditshme dhe të refuzuara.
Ata përpiqen të ringjallin disa nga mendimet e vjetra, sepse ata i pëlqejnë ato. Modernistët përpiqen për të hapur derën për këto mendime dhe të zgjedhin atë që është më e përshtatshme dhe më e lehtë për t’u ndjekur. Ata zakonisht sjellin hadithe të dobëta të tilla si “dallimet në Umetin tim janë një mëshirë”, ose refuzojnë hadithin autentik si ai rreth shpërbërjes së Umetit në 73 grupe.
h) pasojnë dëshirat e tyre. Ata shpesh marrin vendime dhe fetva pa argument. Njëri tha se muzika është e lejuar, sepse ai nuk kishte parë diçka të keqe në të, kështu që tha se është hallall. Por ai nuk e shikoi se çfarë thonë Kurani dhe Suneti në lidhje me këtë temë.
Islami dhe modernizmi
Ehli Suneti dhe Xhemati besojnë se ka vetëm një Islam të vërtetë. Kjo është e vërtetuar në Kuran dhe Hadith. Në një hadith që përcjell Ibën Mesudi, radijallahu anhu, thotë: “Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem bëri një vijë e pastaj tha: “Kjo është rruga e drejtë e Allahut”,- pastaj bëri disa të tjera në të djathtë dhe në të majtë e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej këtyre rrugëve përveç se në të është nga një shejtan, i cili thërret në te.”, pastaj lexoi fjalën e Allahut: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë pra, përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (Enam, 153) .
Modernistët ndryshojnë nga Ehli Suneti në këto pika:
1) çdo gjë që është në përputhje me Kuranin dhe Sunetin është Hak (e vërtetë) dhe ajo me të cilën ata nuk pajtohen është e gabuar (disa modernistë nuk pajtohen me këtë);
2) ixhmaja (konsensusi) i sahabëve (dhe i gjeneratave të hershme) është një dëshmi për të gjithë muslimanët. Modernistët thonë se sahabët janë njerëz, edhe ne jemi njerëz, madje edhe për çështjet që kanë qenë unanimë thonë se mbesin të hapura për debat;
3) Çdo gjë në Kuran dhe Sunet nuk mund të kundërshtohet nga logjika, arsyeja, mendimi, apo analogjia. Kjo është e mbështetur në Kuran dhe nuk është e hapur për diskutim dhe votim. Një modernist tha se prerja e dorës së hajdutit është një “Islam i prapambetur” dhe nuk është etike;
4) Në Islam ka pandryshueshmëri në lidhje me adhurimin, besimin etj., dhe këto janë të mira, të shëndosha, të sigurta dhe të sakta për të gjitha vendet dhe kohët.
Ky mendim është i pranuar nga Ehli Suneti, por jo edhe nga shumë modernistë, që thonë se e gjithë e vërteta është relative dhe nuk ka pandryshueshmëri. Megjithatë këto parime themelore konstante janë pikëpamje të Ehli Sunetit dhe janë në Kuran, Sunet dhe te sahabët. Ato nuk janë çështje të diskutueshme ose të ndryshueshme. Në shumë nga këto gjëra modernistët thonë se ne kemi nevojë për ixhtihad dhe ripërtëritje (reforma).
Përfundime
1) Lëvizja moderniste në tërësi është nga Bidati (shpikja në fe). Ata kanë parimet dhe mënyrat e tyre, të cilat janë në kundërshtim me ato të Ehli Sunetit.
2) Ata janë shumë të gatshëm për të refuzuar dhe për të kundërshtuar ixhmain (konsensusin) e sahabëve në çështje të qarta.
3) Një nga pikat kryesore të modernizimit është që të ndryshojë rolin e grave. Ata thonë, se është e lejueshme që të përzihen burra e gra dhe të mos veshin hixhabin./albislam
XHEMALUDIN ZARABOZO
Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU