3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

MODERATORI SUEDEZ – SERBËVE: JENI BREIVIKA DHE PSIKOPATË

Më të lexuarat

Aktori dhe moderatori i njohur suedez i radios, Gert Filking, në një emision në Radio Stockholm 1, i ka quajtur serbët Breivika, psikopatë dhe derra të mallkuar.

Këto deklarata ai i bëri javën e kaluar, gjatë një emisioni në të cilin Filking dhe bashkëbiseduesit e tij komentuan procesin kundër Anders Breivikut në Norvegji.

Para dëgjuesve të tij, në mesin e të cilëve me siguri se ka pasur edhe shumë pjesëtarë të komunitetit serb në Suedi, ky moderator, i cili merret edhe me politikë, serbët i cilësoi si Breivika.

Në një moment, Filking komentoi se si bota është e mbushur përplot me Breivika të tilla, për të folur më pas për serbët.

“Kemi kapur edhe shumë të tjerë, kemi kapur edhe serbët, të cilët janë sjellë si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë me qindra mijëra njerëz, që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kapur. Mendon se serbët i akuzojnë ata, jo i madhërojnë si heronj. Kush janë pra psikopatët? A thua pjesa më e madhe e popullit serb është me të meta në kokë? Apo me të meta janë vetëm ata që u dënuan për krime të luftës?”, pyeti Filking./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit