Shamia sfilon në pasarelet milaneze. Modelja me origjinë somaleze dhe me shtetësi amerikane dhe besim mysliman, Halima Aden sfilon për herë të parë në Europë në pasarelën e stilistes italiane Alberta Ferretti, duke veshur shaminë, e njohur si hixhab.
E lindur në një kamp refugjatësh në Kenia dhe me shtetësi amerikane, 19- vjeçarja Halima jeton në SHBA, qysh prej moshës 6- vjeçare dhe studion histori në Saint Cloud State University të Minnesota.
Vitin e kaluar konkurroi në Miss Minnesota gjithashtu e mbuluar, dhe javën e kaluar u shfaq me shami për koleksionin Yeezy Season 5 të Kanye West.
“Dua të transmetoj një mesazh pozitiv që ka si temë bukurinë dhe diversitetin. Dua që t’iu tregojë femrave myslimane që ka hapësirë dhe për to”, tha ajo për mediat italiane.
Prej pak ditësh, që nga 15 shkurti ajo është bërë pjesë e agjencisë IMG Model në New York, ku bëjnë pjesë supermodele me famë botërore si Gigi e Bella Hadid, Elsa Hosk e Sasha Luss, që sfilojnë edhe për stilisten Ferretti./a.y/noa.al