4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mobilizohet Policia, punë 12 orë e thirrje për ndërprerje të pushimeve.

Më të lexuarat

Pjesëtarët e Policisë së Kosovë të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, që nga sot janë detyruar ta ndërprenë dhe të dalin në punë.

Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga sot do të punojnë nga 12 orë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net toger Bajram Krasniqi nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo masë nuk është asgjë e pazakontë, pasi që ka ndodh edhe më herët, duke mos dhënë detaje tjera nëse ka të bëjë me ndonjë ngjarje specifike.

Ky vend është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ku përjashtim bëjnë pjesëtarët e Policisë të cilët janë në pushim shëndetësor.

Nuk dihet nëse kjo masë është ndërmarrë për shkak të futjes në votim të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i paralajmëruar që të ndodh brenda disa ditësh.

Rikthimi i demarkacionit në Kuvend do të sjellë edhe protestat e opozitës në rrugët e kryeqytetit dhe brenda Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit