-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mobilizohen bizneset, 250 vende pune për ta ndaluar migrimin

Më të lexuarat

Vala e madhe e të ikurve nga Kosova duket se ka mobilizuar bizneset në Kosovë për të krijuar vende pune me qëllim të ndaljes së migrimit. MAXTEL ka ofruar 250 vende pune për ata që nuk e lëshojnë Kosovën.

Fisnik Maxhuni ka bërë të ditur për Telegrafin se kompania e tij merret me telekomunikim dhe me ueb-hosting.

 

“Firma MAXTEL, përkatësisht unë në cilësinë e pronarit te saj, për te gjithë ata qe nuk e lëshojnë Kosovën, ofrojë 250 vende pune. Për me tepër ata të cilët i grisin biletat për Serbi në rrogën e parë do të kenë 50 euro shtesë”, tha Maxhuni.

 

Kompania Maxtel, operon përveç Prishtinës edhe në Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë dhe Ferizaj, ndërsa si kriter i punësimit është njohja e gjuhës gjermane.

 

Ai ka theksuar se përparësi kanë të kthyerit nga Hungaria dhe të gjithë ata që do ta grisin biletën e blerë për migrim.

 

Maxhuni tha se rroga minimale është 350 euro, ndërsa disa mund ta arrijnë rrogën deri në 800 euro. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit