2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mlladiqin e largojnë nga gjykatorja ngase akuzon dhe shan dëshmitarin

Më të lexuarat

I akuzuari për gjenocid, Ratko Mlladiq, është përjashtuar sot nga salla e gjyqit në Tribunalin e Hagës, pasi e ka akuzuar dhe sharë një dëshmitar nga Srebrenica.

Ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, Mlladiq 70 vjeç, akuzohet për gjenocid ndaj 7,000 myslimanëve nga Srebrenica.

Për arsye shëndetësore, gjatë procesit të sotëm, paneli gjyqësor ia ka mundësuar Mlladiqit një pauzë 20 minutëshe, por me t’u kthyer në sallë, Mlladiq kishte filluar të flas zëshëm me dëshmitarin.

Kjo ka nxitur reagimin e kryesuesit Alphons Orie, i cili kërkoi të dijë nëse i akuzuari i është adrejtuar dëshmitarit.

Ky i fundit, dëshmitar i mbrojtur RM-346, është përgjigjur duke thënë se “sipas të gjitha gjasëve po, sepse më ka thënë që të gjitha i kam sajuar, nuk jam i sigurt nëse më është drejtuar mua, mendoj që po”.

Pas vendimit të gjykatësit Orie, që i dyshuari të largohet nga salla, Mlladiq ka filluar ta shajë zëshëm dëshmitarin.

Ai nuk do të jetë më i pranishëm në sallë, derisa të përfundojë dëshmia e RM-346, ndryshe mbijetues i pushkatimit./BS/KOHAISALME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit